Vipa-t në metamorfozë…
Personazhet që kishim për të futur në këtë speciale ishin të shumtë por ne po iu sjellim vetem disa prej tyre, ato që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: fëmijë-adoleshent- i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre por edhe në foto dhe në video pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende edhe sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë vipa-t i mohojnë përsa i përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot.
Flori tregon se “ai djali emigrant nga Kombinati” di të triumfojë…
E cilësojnë si Flori emigrant, që ka jetuar në Kombinat dhe që tani përpiqet të bëjë muzikë për popullin… Flori Mumajesi shpesh është ndeshur me këtë përcaktim; si një djalë emigrant i cili nuk ka mbaruar arsimin përkatës për muzikë, jeton në Kombinat me familjen, me një të kaluar ekonomike le të themi normale, si çdo familje. Madje kur ka emigruar jashtë, Flori ka pohuar se ka bërë edhe punë të rëndomta, ndërsa pasi është kthyer në Shqipëri ka tentuar të merret me muzikë dhe i janë mbyllur shumë dyer! Por, Flori gjatë gjithë kohës ka punuar fort, herë me dikë e herë me dikë, herë me qejfmbetje, pasi në pjesën më të madhe të rasteve më shumë ka patur lobingje, bërryla, njerëz që janë munduar t’ia hedhin punën poshtë, por koha tregoi se nuk ia kanë arritur.
Pas gjithë asaj pune të palodhshme, Flori sot është një ndër producentët muzikorë më të suksesshëm në Shqipëri. Po ta shihni Florin në foton kur ka qenë vetëm katër vjeç, do ta mendonit se do të ishte ky i krahut të djathtë? Koha dhuron dhe merr shumë!