Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Leonora Jakupi: Kur del jashtë vetes…

leonora jakupi (15)20 vjet karrierë, mund të thuhet se veçse ia kanë shtuar hijeshinë, fisnikërinë dhe sigurisht, e kanë bërë sot aq të dashur për publikun, kundrejt të cilit, dëshira për një karrierë ndërkombëtare, nuk i ka hyrë ndonjëherë në sy. Qetësi, mirësjellje dhe maturi përcillet nëpërmjet zërit, në çdo përgjigje të vajzës që po përjeton prej 20 vjetësh një “histori dashurie” me muzikën. Megjithatë, kjo nuk është gjithçka mund të thuhet për të. Shumë të tjera, le t’jua thotë vetë Leonora…

– Leonora, kënga “S’e ndaloj” provon edhe njëherë që ti nuk ke të ndalur në realizimin e këngëve të bukura. Çfarë të pëlqen dhe të ngroh veçanërisht në këtë realizim muzikor?
– Në fakt, kjo këngë më ka pëlqyer që në momentin e parë që e kam dëgjuar, për më tepër që edhe teksti është i bukur, interesant dhe përcjell njëfarë emocioni. Pastaj, në përgjithësi, kompozimet e Florit më kanë pëlqyer gjithmonë, ndaj edhe e kam realizuar me një dëshirë shumë të madhe këtë këngë dhe jam e kënaqur me rezultatin.
– Po mendon që tani për këngën tjetër?
– Po. Në fakt, këtë vit, kam edhe 20 vjetorin e karrierës dhe, ç’është e vërteta, po mendoj për shumë këngë e jo vetëm për një. Më duket e pabesueshme që kanë kaluar kaq shumë kohë pasi ndonjëherë më duket akoma sikur jam vetëm 20 vjeçe, po ndoshta ndodh kështu ngaqë çdo gjë e kam bërë me pasion e dashuri të madhe, pavarësisht lodhjes apo stresit. Është njësoj si të jesh në takim me dikë me të cilin të pëlqen të flasësh, kalojnë dy orë në bisedë e ty prapë të duket se kanë kaluar vetëm 20 minuta. (Buzëqesh)
– Koncerte, mbrëmje muzikore, gëzime familjare… Cilin tip eventi preferon dhe ku gjendesh më shpesh?
– Në koncerte, sigurisht. Sa u përket gëzimeve familjare, si dasma apo të tjera, shkoj vetëm nëse janë të rrethit shumë të ngushtë sepse në të tjerat, nuk gjej ndonjë lloj komoditeti. E kam fjalën për njerëzit e shumtë, kërkesat për të bërë foto, për të dhënë autografe… U duket sikur janë në një koncert dhe, në në një situatë të tillë, zëre se nuk ka asnjë ndryshim nga koncerti. (Buzëqesh)
– Mund të më rendisësh 5 vendet e fundit drejt të cilave ke udhëtuar jashtë vendit?
– Në Gjermani, Zvicër, Austri, Turqi, Greqi.
– Në cilin nga këto vende ndihesh më mirë?
– Çdonjëri ka diçka tërheqëse e të veçantë, por vendi që më pëlqen më shumë, është Zvicra.
– Kohëve të fundit, kolegët e tu përmendin Australinë…
– Nuk kam qenë akoma në Australi, por admiroj shumë gjëra, duke nisur që nga mënyra e jetesës dhe gjithçka tjetër që e rrethon një shtet si Zvicra. Më pëlqenë Parisi… Nuk më pëlqen Turqia, por më pëlqen Stambolli shumë. (Buzëqesh)
– Ka qëlluar që gjatë këtyre lëvizjeve të jesh shkëmbyer me ndonjë prej kolegëve ndërkombëtarë?
– Ndodhi herën e fundit në Turqi, me këngëtarë të njohur atje si Muazzez Ersoy.
– Po në estradën mbarëshqiptare, me kë i ka Leonora marrëdhëniet më të ngrohta? Me cilët personazhe të skenës, ke marrëdhënie më të afërta?
– Si të them? (Qesh) Unë kam miqësi pothuajse me të gjithë këngëtarët, por jo ndonjë raport të veçantë shoqëror. Takohemi e flas me të gjithë, por midis tyre ndoshta do të veçoja Jehona Sopin, Vesa Lumën, Albërie Hadërgjonajn. Sidoqoftë, mund të them se në përgjithësi, kam raporte korrekte me të gjithë.
– Idea për një karrierë ndërkombëtare mbetet një ëndërr apo një dëshirë e prekshme?
– Për të qenë e sinqertë, nuk është se ka qenë ndonjëfarë ëndrre shumë e madhe. Jam mjaftuar me publikun shqiptar e nuk kam patur pengje në këtë pikë. Nëse do ta kisha patur si qëllim në listë, do të kisha provuar, por nuk e kam bërë.
– Sa ekziston mundësia dhe hapësira për të qenë tërësisht e vërtetë dhe origjinale në një fushë si shoubizzi dhe, për më tepër akoma, në një vend si Kosova, Shqipëria?
– Po flasim si person apo si personazh në skenë?
– Pse jo, në të dyja rastet?
– Sa i takon marrëdhënies me muzikën, si person që bashkëpunon me persona të tjerë, e them me bindje se nëse nuk je plotësisht e sinqertë, atëhere nuk funksionon asgjë dhe unë mendoj se kam qenë plotësisht e sinqertë me të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar, ndaj vazhdoj të kem marrëdhënie të mira me ta. Kjo mendoj se ka qenë rezultat i sinqeritetit dhe mirëbesimit të ndërsjellë, çka ka përcaktuar më pas marrëdhënien mes bashkëpunëtorësh, kurse nëse flasim për mënyrën e paraqitjes në skenë, si një personazh i skenës që ka përballë një publik masiv, nuk mund të jesh kurrë tërësisht e sinqertë. Të duhet t’u përshtatesh moshave të tjera, kategorive të tjera, qoftë me lukun, qëndrimin e sjelljen dhe kjo, ndonjëherë edhe padashur, të nxjerr paksa jashtë vetes.
– Vit pas viti, si një këngëtare që mban mbi vete 20 vite karrierë, një femër bëhet më e dobët apo më e fortë në këtë fushë?
– Bëhet në gjithçka më e fortë. Skalitet, pa diskutim.
– Objektivat që i ke vënë vetes për këtë vit të ri…
– Oh, ka shumë… (Buzëqesh) Është 20 vjetori si kurorëzim i një karriere të gjatë dhe të suksesshme, por mendoj të bëj albumin po ashtu, këngë të reja, video të reja. Janë një mori dëshirash dhe përpjekjesh të cilat presin të marrin jetë dhe që shpresoj t’i realizoj tani shpejt.
– Çfarë është saktësisht ajo që kërkon publiku, sipas gjykimit tënd?
– Të them të vërtetën, aktualisht është shumë e paqartë se çfarë kërkon realisht publiku sot. Ndonjëherë ndodh (dhe unë çuditem edhe vetë shpesh) që diçka kaq e vogël si edhe një varg në një këngë, bën shumë jehonë. Herë të tjera, ti mendon se gjithçka është në vendin e duhur e prapë ka diçka ndoshta të paperceptueshme, që nuk shkon. Sidoqoftë, në përgjithësi, kur je i sinqertë me publikun, kur ti realizon këngë që ai i pëlqen, kur ke afrimitet me të, atëhere, në 90% të rasteve, funksionon. Egjithatë, duhet pranuar se viteve të fundit (dhe këtu flas edhe në emër të të gjithë artistëve), këngëtarë me mjaft eksperiencë, që kanë vite e vite në skenë, nuk po e kuptojnë se çfarë do në të vërtetë publiku.
– Po ti, çfarë kërkon nga ai?
– Vlerësimin për punën e bërë. Unë përpiqem dhe kujdesem gjithmonë që gjërat të shkojnë deri në kufijtë e perfektes dhe, kur diçka e bën me zemër e vë shpirtin aty, sigurisht që minimumi që mund të marrësh është vlerësimi për atë që ke realizuar me aq mund e përkushtim. Për fatin tim të mirë, ndihem e shpërblyer në këtë pikë. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam provuar edhe në tregun ndërkombëtar, për të cilin më pyete më lart…
– E parë nga jashtë, me syrin e publikut, gjithçka duket kaq bukur… Udhëtime nga njëri vend në tjetrin, njohje me njerëz të fushave të ndryshme, të ardhura të kënaqshme, mundësira pa fund.. Në fakt, a është jeta e një këngëtareje po aq argëtuese sa duket?- Është e vërtetë. Ndonjëherë duket shumë bukur, madje kur i shoh ndonjëherë klipet e mia, them me vete: “Sa bukur!”, mirëpo kur kujtoj gjithë procedurën e punës, netë pa gjumë, stres, përgjegjësi, frikë se mos diçka nuk shkon, atëhere kupton se është shumë e vështirë e goxha e lodhshme, aq sa shpesh njerëzit nuk më kuptojnë edhe kur përpiqem t’ua sqaroj.
– Kujt i takojnë meritat për suksesin tënd?
– Meritat i takojnë gjithë familjes sime për mbështetjen që më ka dhënë, por shumë më shumë mamit tim, e cila më ka përcjellë në çdo hap të karrierës dhe së cilës i besoj gjithçka, deri dhe kritikën. Edhe pse unë jam më e madhja ndër fëmijët, e them me plot gojën që jam shumë e lidhur me mamin. (Buzëqesh)
– Filozofia që e ka mbajtur të ndriçuar rrugën tënde në muzikë…
– Vullnet e pasion për punën dhe dëshirë për të bërë gjëra të bukura për një publik që e meriton.
– Po e mbyllim me urimin për 20 vitet në karrierë, që shpresojmë të rriten vazhdimisht, në saje të po kësaj dashurie që ka publiku për ty…
– Faleminderit shumë. Më duhet ta them se në këto 20 vjet jam përpjekur të bëj më të mirën, por duhet ta pranoj gjithashtu se, në fund, jam e mendimit se më e mira pritet akoma të vijë. (Buzëqesh) Suksese edhe ju!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkova në shtrat me profesorin

Next Post

Berisha: Rama elozhe Xhuvaneve. Nuk ngushellon familjet e viktimave.

Advertisement