Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Me çfarë t’i heq qimet?
Kemi mbjellë një bimë marijuane për eksperiment. Do kemi problem ligjore?
Vajzat kerkojne djem...

Kemi mbjellë një bimë marijuane për eksperiment. Do kemi problem ligjore?

– Përshëndetje Avokat Aureli! Kam një pyetje që ndoshta do t’ju duket pak e çuditshme, por kam nevojë ta di. Jemi dy studente të mjekësisë, që kemi mbjellë një bimë marijuane në ballkon, për eksperiment. Një ditë erdhi një komshia jonë dhe na tha se do të na denonconte në polici. Ne i thamë që e kemi për eksperiment se jemi doktoresha. Çfarë thotë ligji për këtë gjë? Një ditë erdhi një polic, ose pseudopolic, le t’i themi dhe tha: “Dua të kontrolloj shtëpinë tuaj!”. Unë i thashë që pa urdhër nga shefi i madh nuk e lija dhe desh u zumë. Ai na ka kërcënuar. S’e kuptoj se ku qëndron problemi; a mund të na kapë ligji neve për këtë bimë që kemi mbjellë? Mua më duket absurde… Ju, çfarë na thoni dhe si duhet të veprojmë që të jetë e ligjshme kjo gjë, sepse ne nuk po e konsumojmë apo shumojmë? Faleminderit.
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, Email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – Përshëndetje të ndëruara studente! E kuptova shumë mirë qëllimin tuaj, por pavarësisht këtij fakti, ligji shqiptar e ndalon kategorikisht mbjelljen apo kultivimin e lëndëve narkotike, në çfarëdolloj sasie qofshin. Kini parasysh se, në qoftë se kapeni me këto bimë, mund t’ju hapen telashe dhe, deri në verifikimin e plotë apo hetimin final të çështjes, mund të kaloni procese gjygjësore apo edhe heqje të lirisë.
– Fakti që jeni studente dhe e mbillni bimën për eksperiment, është rrethanë lehtësuese nëse çështja ka marrë rrugë ligjore, për arsye që i shkruanit edhe ju më sipër. Personalisht, do t’ju sugjeroja të mos mbillnit një bimë të tillë që të mos konfliktoheni apo të keni probleme si me policinë, ashtu edhe me gjykatën. Këtë mund ta bisedoni dhe me profesorin që jua ka sugjeruar këtë lloj eksperimenti. Me respekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Me çfarë t’i heq qimet?

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement