Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KE KAPI POLICIA SOT?

Mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet e ndodhura ne vëndin tonë 24 orët e fundit 18.11.2014

 

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë

Advertisement

 

Seksioni për trafikun e paligjshëm

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.L, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nga veprimet e kryera rezulton të ketë trafikuar mjetin tip “BMV X6,” i vjedhur në Gjermani. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

 

Më datë 17.11.2014, rreth orës 17.43, shtetasi D. U, vjeç 36, ka bërë kallzim në ngarkim të punonjësve të administratës të një komune dhe të një institucioni tjetër, për veprën penale “Korrupsioni pasi dyshohet sev nga personat që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorimi i detyrës”. Nenet 259 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.S, vjeç 61, banues në fshatin Sauk, pasi dyshohet se në vitin 2011 i ka marrë 2.000.000 lekë për një afat dy vjeçar dhe nuk ja ka kthyer shtetasit J.K, vjeç 33, banues në Kukës. Neni 143/2 i  Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.S,  vjeç 61, banues në fshatin Sauk, pasi dyshohet se në vitin 2013, i ka marrë 37.000 paund, për një afat një vjeçar dhe nuk ja ka kthyer shtetasit I. R, 33 vjeç, banues në Tiranë. Neni 143/2 i  Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin XH.L, vjeç 56, banues në Shkozë, pasi dyshohet se shtetasi F.D, vjeç 44, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim ndaj shtetasit XH.L i cili dyshohet se punon me taksi i pa licencuar shtetasi. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit , vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në muajin Tetor, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 150.000 lekë, shtetasit S.M, vjeç 24, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P, vjeç 52, banues në lagjen “Ali Demi”, pasi dyshohet se shtetasi F.D, vjeç 44, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se punon me taksi me licencë dhe në vendin e caktuar nga bashkia, shtetasi A.P punon me taksi i pa licencuar. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike

 

Më datë 17.11.2014, rreth orës 14.30, shtetësia me iniciale J.H, banuese në Tiranë, kallëzon se i kanë ndërhyrë në të dhënat e kartës së kreditit dhe kanë kryer dy blerje online të biletave të udhëtimit në destinacione të ndryshme në shumën 4223.47 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në rrugën “Shefqet Musaraji”, është vendosur një sasi lënde eksplozive në mjetin tip “BMV ” të shtetases , vjeç 25, për pasojë ka dëmtime të konsiderueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nenet 152 e 278/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në rrugën “Ali Demi”, është vjedhur banesa e shtetasit TH.K, vjeç 51, ku kanë marrë 50 euro e 7000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Muharrem, Hekuran e Gazmend Gëzdari, vjeç 27, 28 e 24, banues në fshatin Lundër, pasi dyshohet se në bashkëpunim, në fshatin Mjull Bathore, kanë vjedhur 5 kapakë pusetash të ujësjellësit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan kapakët e pusetave dhe mjeti tip “Volksvagen”. Nenet 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetësia , vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vilat Gjermane”, në banesë, është konstatuar se ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë gjatë natës, në rrugën “Hoxha Tasim”, parkuar para banesave, shtetasve R.K e E.B, vjeç 27 e 41, në mjetet tip “Tata” e tip “Benz” kanë tentuar t’ju vjedhin kasetofonat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S. T, 56 vjece, banuese në rrugën “Pasho Hysa”, pasi dyshohet se rreth orës 16.30, në rrugën “Pasho Hysa”, ka dëmtuar xhamin e parë të automjetit, në pronësi të shtetasit H. Sh. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.D e A.D, vjeç 62 e 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.11.2014, rreth orës 16.00, për motive të dobëta kanë rrahur shtetasin L.D, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.L vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.11.2014, në rrugën “Ali Demi”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 20, banues në Tiranë,. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

 

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shpëtim Hysa, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te pallatet ”Agimi”, në banesë, është konstatuar se ka bërë rilidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin , vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.T, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.11.2014, në një nga shkollat e Tiranës, i ka vjedhur në çantë 26.000 lekë shtetases T.N, vjeç 15, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal dhe punohet për kapjen e shtetasit J.XH, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Artan Lenja”, nga punonjësit e OSHEE-s u konstatua rilidhje të rrjetit elektrik në Bar-Kafe pronë e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal..

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit R.S e O.XHi, vjeç 26 e 43, banues në Unazën e Re dhe rrugën “Muhamet Gjollesha”, pasi dyshohet se rreth orës 17.40, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin, për të cilën kanë bërë kallëzim. Neni 89 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, rreth orës 11.00, në morgun e Tiranës, është dërguar i vdekur shtetasi F.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është përdorimi gjatë natës, mbidozë e lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.N, vjeç 30, banues në Babrru, i pajisur me leje drejtimi ,pasi dyshohet se më datë 16.11.2014, rreth orës 22.15, në rrugën ’’Lord Bajron’’, duke drejtuar mjetin tip “Cheri” , ka goditur 3 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendngjarja. Neni 273 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, rreth orës 11.00, në rrugën “Mine Peza”, në banesë është rrëzuar shtetasi XH.D, 72 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Q vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në lagjen “Islam Alla’’, në ambientet e lokalit, organizonte baste sportive në mënyrë të paligjshme. Neni 197 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M. D, vjeç 34, banues në rrugën ‘’Don Bosko”, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në rrugën “Jordan Misja”, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në lokalin e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi P. K, vjeç 56, banues në rrugën ‘‘Mahmut Fortuzi”, pasi dyshohet se rreth orës13.00, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në lokalin në pronësi të tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, shtetasi A.B vjeç 48, banues në rrugën “Vasil Shanto”, ka bërë kallëzim se rreth orës 22.00, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur mjetin tip Land Rover. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.M, vjeç 26, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, u kap me 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 4

 

  1. Më datë 17.11.2014 ,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.GJ, vjeç 28, banuese në rrugën “Njazi Meka”, pasi dyshohet se bashkëshorti A.GJ, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. .

 

  1. Më datë 17.11.2014, rreth orës 10.30, shtetasi kosovar N.H, vjeç 42, banues në Tiranë, , ka bërë kallëzim se më datë 14.11.2014, në rrugën e “Dibrës“, i kanë dëmtuar xhamin e derës së mjetit tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014 rreth orës 14.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin P.D, vjeç 50, banues në rrugën “5 Maj”, pasi dyshohet se djali G.D, vjeç 27, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Olsjan Çiku, Kujtim Prozllomi e Gëzim Sylshabani, vjeç 19, 19 e 41, banues në Babru, Olsjani e Kujtimi, të dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në bashkëpunim kanë vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Fiat puno”, i parkuar në rrugën “Thanas Ziko”, në pronësi të shtetases E.L, vjeç 20, banuese në Tiranë, . Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, rreth orës 17.45, u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjan Delia, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13.45, në qendrën tregtare, shtetasit F.R, vjeç 64, i kanë vjedhur një palë atlete burrash. Neni 134 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u dërguan materialet në Prokurori për shtetasit e arrestuar Olsjan Çiku, Kujtim Prozllomi e Gëzim Sylshabani, vjeç 19, 19 e 41 banues në Babrru, të dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se në bashkëpunim, gjatë natës kanë vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Reno”, të shtetasit R.P, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u dërguan materialet në Prokurori për shtetasit e arrestuar Olsjan Çiku, Kujtim Prozllomi e Gëzim Sylshabani, vjeç 19, 19 e 41, banues në Babru, Olsjani e Kujtimi të dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se gjatë natës e në bashkëpunim, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Benz”, i parkuar në rrugën e Dibrës, në pronësi të shtetasit L.K, vjeç 50, banues në Tiranë, Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit G.D, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një banesë në Allias, ka bërë rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ahmet Demushi, vjeç 38, banues në rrugën “Siri Kodra”, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë duke plagosur rëndë shtetaset V.K e E.H, vjeç 37 e 25, banuese në Babru të Tiranës. Nenet 78, 22 e 88 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 5

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës në Valias, pranë banesës janë vjedhur dy lopë, në pronësi të shtetasve M.P e B.GJ, vjeç 45 e 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin , vjeç 20, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 09.30, në banesë, ka kanosur me fjalë për vrasje babanë , vjeç 44. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit , vjeç 26, banues në Valias, pasi dyshohet se në Valias, në banesë, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen  e shtetasit , vjeç 27, banues në Valias, pasi dyshohet se në Valias, në banesë, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

 

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Granit Bajrami, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në rrugën “Gryka Pezakëve”, në banesë, është konstatuar se kishte bërë lidhjen të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H.H e A.S, vjeç 70 e 52, banues në Bërxullë e Tiranë, pasi dyshohet se te “Ura e Limuthit”, me vetëgjyqësi ka ngritur pretendime mbi pronën 3000 m² tokë. Neni 277 i Kodit Penal.

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.A, vjeç 51, banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G, vjeç 39 banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G, vjeç 43, banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit M.K, vjeç 37, banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit J.Q, vjeç 36, banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit H.L, vjeç 53, banues në Yrshek,pasi dyshohet se në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K, vjeç 18, banues Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 05.00, në banesën me qera të përbashkët, i ka vjedhur 130.000 lekë shtetasit D.L, vjeç 19. Neni 134/1 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A, vjeç 13, nxënës në klasën e pestë të fshatit Prush, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në kioskën para shkollës, i ka vjedhur një aparat telefoni shtetases B.D, banuese në fshatin Prush. Neni 134 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D.Ç, vjeç 24, banues komunën Ndroq, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në një magazinë në pronësi, ju gjetën e bllokuan 4 makineta për lojëra fati, pa dokumente përkatëse. Neni 197 i Kodit Penal.

 

  1. Më datë 17.11.2014, rreth orës 22.00, shtetësja A.A, vjeç 33, banuese në rrugën “Llazi Miho”, ka bërë kallëzim se më datë 14.11.2014, vajza K.A, vjeç 14, lindur në Angli e banuese në rrugën “Llazi Miho”, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Komisariati i Policisë Kavajë

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.B, vjeç 22, banues në Kavajë, pasi dyshohet se sot, rreth orës 09.00, në fshatin Luz i Madh, për motive pronësie ka fyer e kanosur shtetasin L.B, vjeç 57, banues në fshatin Luz i Madh. Nenet  84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.H, vjeç 55, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Maj 2013, me anë të mashtrimit për një certifikatë pronësie në fshatin Spille, i ka marrë 330.000 lekë shtetasit T.S, i cili ka bërë kallëzim. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda

 

Më datë 16.11.2014, rreth orës 17.45, në fshatin Hajdaraj, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi SH.K, vjeç 24, banues në fshatin Hajdaraj, i dënuar më parë për vjedhje. Punohet për dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 76 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

 

Më datë 17.11.2014 , u arrestua në flagrancë shtetasi Erjon Mehmeti, vjeç 34, banues në Sauk, i pajisur  me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 17.00, në kryqëzimin e rrugës “Elbasanit” duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, ka aksidentuar drejtuesin e motorit shtetasin V.B, vjeç 54, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i cili ndodhet në QSU në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Flamur Çullhaj, vjeç 34, banues Bërzhitë, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se orën 19.30, në rrugën  “Elbasani–Tiranë“, pranë një lokali në Bërzhitë, duke drejtuar mjetin “ATP Benz“, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin B.A. Neni 290 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT DURRËS

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.A, vjeç 30, banues në Shijak, administrator i një subjekti privat, pasi dyshohet se në periudhën 2012-2013 ka importuar 1305 automjete dhe ka deklaruar fitim shumë të vogël në krahasim me shitjen. Neni 287 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin , vjeç 51, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në lagjen Nr. 8, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë shtetasen vjeç 47, banuese në Durrës, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, rreth orës 01.30, ka ardhur në spital në gjëndje të rëndë shtetasi , banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezulton se i ka rënë hemorragji cerebrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për vlerësim.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit vjeç 27, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 15.11.2014, rreth orës 19.00, në lagjen Nr. 8, në një lokal, ka mashtruar shtetasin , vjeç 24, banues në Durrës, duke prerë një biletë 18.000 lekë dhe ka ikur pa paguar. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, te Tregu i Fruta Perimeve, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen vjeç 21, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti , vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Durrës. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006 .

Më datë 17.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Durrës me vendim Nr 524 datë 20.09.2014, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo Bali, vjeç 30, banues në lagjen nr.14, i pajisur me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në lagjen nr.13, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Z, vjeç 47, banues në lagjen nr.15, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 07.30, në rrugën ShënoVlash – Spitall, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin A.L, vjeç 77, banues në lagjen nr.15, i cili ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në Krujë është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit vjeç 47, ku kanë marrë 1 televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014 gjatë natës, në fshatin Rinas, kanë vjedhur dhe dëmtuar transformatorin  e kabinës elektrike të fidrit Nr 8. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, rreth orës 17.00, u ndalua shtetasi  , 49 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr. 217, datë 12.11.2014, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda

 

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Estref Çangu, vjeç 48, banues në fshatin Verion, pasi dyshohet se rreth orës13.30, në fshatin Verion, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë gjahu çifte duke e plagosur rëndë shtetasin A.Ç, vjeç 49, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në QSU Tiranë, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Me cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në fshatin Rrotull, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit vjeç 46, ku kanë marrë 2 televizorë plazma dhe 1 video projektor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në fshatin Katundi Ri, shtetasit  vjeç 43, kallëzon se në oborrin e banesës, i kanë vjedhur 4 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen vjeç 35, banuese në Katundi Ri, pasi dyshohet se bashkëshorti , vjeç 44,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E.S, vjeç 23, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në fshatin Bizë, me furgonin e tij të jetë kapur duke transportuar lëndë drusore pa dokumente përkatëse. Neni 205 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT ELBASAN

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 18.11.2014, u ndaluan shtetasit Jemin Dragoti, Nazmi Zani e Roland Zani, vjeç 62, 55 e 52, banues në  fshatin Nartë, Kushovë e Vidhan, Gramsh, me profesion elektricist, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, rreth orës 08.00, në fshatin Vidhan, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë prerë energjinë elektrike për 2 abonent debitor. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.N, vjeç 59, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në lagjen “Partizani”, është  konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Irakli Qosja, vjeç 53, banues në  fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në lokal, nga specialistët e OSHEE-s, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Robert Bahja, vjeç 35, banues në  fshatin  Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në banesë, nga specialistë e OSHEE-s, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K, vjeç 20, banues në  Tiranë, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 09.17 në rrugën Gostimë Gjyrale, duke drejtuar mjetin tip “Ford” , ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar shtetësia M.K, vjeç 48 , banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B.A, vjeç 62, banues në  fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në banesë, nga specialistë të OSHEE-s u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.A, vjeç 55, banues në  fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 10.40, në banesë, nga specialistët e OSHEE-s, u konstatua ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Nenet 137 e 182 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.B, vjeç 34, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 18.00, në lagjen “Kongresi Elbasanit”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në lagjen “Xhami”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit A.K, vjeç 51, banues në Peqin, ku kanë marrë disa produkte ushqimore. Punohet për identifikimin dhe e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.C, vjeç 52, banues në fshatin Polis, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në banesë, ka kanosur me fjalë vëllanë N.C, vjeç 49, duke shkelur vendimin  Nr. 76, datë 02.10.2014, të  Gjykatës Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka pajisur me Urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh.

 

Më datë 17.11.2014, shtetasi H.M, vjeç 63, banues në fshatin Lenie, kallëzon se më datë 10.10.2014, i është larguar nga banesa djali G.M, vjeç 37. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT KORCE

 

Komisariati i Policisë Korçë

 

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, është vjedhur banesa e shtetases K.K, vjeç 65, ku kanë marrë 1 televizor plazma dhe 1 unazë floriri. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.SH, vjeç 44, banues në Bilisht, pasi dyshohet se në Bilisht, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G.C, vjeç 39, banues në fshatin Gutras, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në rrugën nacionale, te kryqëzimi i fshatit Dardha, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motorin tip “Linfan” të drejtuar nga shtetasi M.D, vjeç 24, banues në Dardhas, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen M.G, vjeç 42, banuese në fshatin Selenicë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, për vetëgjyqësi, janë goditur me mjete të forta me shtetasen F.S vjeç 59. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT FIER

 

Sektori për krimin ekonomik e financiar

 

Më datë 17.11.2014, u ndaluan shtetasit B. B e Sh. D, vjeç 49 e 49 banues në fshatin Cerven e Fier, roje private në një kompani që trajton hidrokarbure, pasi dyshohet se më datë 16.11.2014, rreth orës 20.50, në fshatin Zharrës, në pusin M 35A, kanë vjedhur 100 litra naftë. Nenet 135 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.C, vjeç 23, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se rreth orës 09.00, në fshatin Cakran, në lokalin e tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave te fatit. Me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan dy kompjuterë. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, rreth orës 11.45, në lagjen “29 Nëntori”, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F.M, vjeç 27, banuese në Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.V, vjeç 62, banues në Patos, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në lagjen “1 Maj”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin SH.M, vjeç 46, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se rreth orës 09.00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.M, vjeç 40 dhe djalit E.M, vjeç 6. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

 

Më datë 17.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Ermelindo Seferi, vjeç 23, banues në Karbunar, pasi Gjykata e Rrethit Lushnjë, me vendim Nr, 278, datë 13.10.2014, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Rigers Metaj, vjeç 21, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Lushnjë, me vendim Nr. 264, datë 30.09.2014, e ka dënuar me 6 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Tedi Krakulli, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me Vendim Nr. 244, datë 16.09.2014, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z, vjeç 63, banues në fshatin Kosovë e Vogël, pasi dyshohet se është konstatuar duke ndërtuar pa leje një mur rrethues në fshatin Kosovë e Vogël. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin R.SH, vjeç 69, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka dëmtuar 70 rrënjë ullinj shtetasit B.SH, vjeç 56, banues në fshatin Hysgjokaj, i cili ka bërë kallëzim. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit XH.XH dhe E.K, vjeç 24 e 24, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se rreth orës 21.00, te stacioni i trenit, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasit E. e F. F., vjeç 18 e 23, banues në Lushnjë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT VLORË

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetases M.Ç, vjeç 59, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maji”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar se ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

 

Më datë 17.11.2014, në orët e paradites, në fshatin Peshkëpi, është vjedhur banesa e shtetasit N.GJ, vjeç 65, ku kanë marrë 1 televizor dhe 4.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, gjatë natës, në Orikum, para banesës shtetasit V.L, vjeç 54, i kanë vjedhur e mjetit tip “Seat”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

 

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 19, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se rreth orës 04.30, në fshatin Vrion, është kapur duke vjedhur disa çadrat në disa familje dhe 1 pompë lavazhi të shtetasit A.G, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin S.V, vjeç 74, banues në Borsh, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, i ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, shtetasit I.H, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.H, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në Borsh, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur shtetasen A.V, vjeç 67, banuese në Borsh. Neni 84 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT GJIROKASTËR

 

Komisariati i Policisë Gjirokastër

 

Në vijim të komunikatave datë 09.10.2014 e 05.10.2014, që bëjnë fjalë për vjedhje me dhunë ndaj shtetasit A.G dhe moskallëzim krimi për vjedhjen e Teqes së Baba Hasanit, në fshatin Shtëpëz; më datë 18.11.2014, rreth orës 01.00, u ndalua me iniciativë shtetësia në kërkim I.T, vjeç 20, banuese në Gjirokastër. Nenet 139 e 300 të Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT GJIROKASTËR

 

Më datë 17.11.2014, në PKK Kakavijë, në dalje u kap shtetasi në kërkim Vangjel Ndino, vjeç 29, banues në Fier, i larguar nga vendi i aksidentit më datë 16.10.2014. Neni 273 i Kodit Penal.Veprimet do ti kryej DPQ Fier.

Më datë 17.11.2014, në afërsi të vijës së kufirit, në vendin e quajtur “Mulli”, nga shërbimet e patrullimit të DRKM në kufirin e gjelbër, janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin 13 shtetas të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme. Shtetasit e mësipërm u shoqëruan në mjediset e PKK Kakavijë për procedurat e mëtejshme nga sektori i Migracionit.

DREJTORIA E POLICISË QARKUT SHKODËR

 

Seksioni për trafikun e paligjshëm

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit N.Z, vjeç 29, banues në fshatin Oblikë, pasi dyshohet se para një jave ka marrë me qëllim prostitucioni shtetasen V.D, vjeç 18, banuese në Malësi e Madhe. Neni 110/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit I.C, A.M, A.Z e F.D, vjeç 58, 52, 45 e 61, banues në Shkodër, me detyrë Specialist të kontrollit fizik të automjeteve pranë një institucioni shtetëror në Shkodër, pasi dyshohet se kanë ndërhyrë në certifikatën e kontrollit fizik në lidhje me xhamat e errët të homologuar të mjeteve tip “Benz ML”, dhe tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasi S.D, N.RR e L.C, banues në Shkodër. Neni 186/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

 

Më datë 17.11.2014, rreth orës 09.00, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin R.R, vjeç 63, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se më datë 16.11.2014, rreth orës 11.00, në Velipojë i ka kërkuar para për 100 m², ose ti lirojë banesën shtetasit Q.SH, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen vjeç 37, banuese në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se bashkëshorti vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 18.11.2014, rreth orës 00.40, në PKK Muriqan u kap e ndalua shtetasi në kërkim Lozar Kakarriqi, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se nga grupi i OSHEE-s, u konstatua se ka bërë ndërhyrje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K, vjeç 16, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në lagjen “Selaudin Bekteshi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.11.2014, rreth orës 10.30, në fshatin Nicaj, nga pakujdesia ka rënë në kontakt me tensionin elektrik shtetasi P.N, vjeç 36, banues në fshatin Nicaj, i cili ndodhet në QSUT “Nënë Tereza”, reparti i djegies, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë. Neni 91 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Marash Pjetri, vjeç 69, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se në kundërshtimi me Urdhrin e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata e Rrethi, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.P, vjeç 59, banuese në Pulaj. Nenet 130/a e 320 të Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. T., I. K., E. S., S. A. dhe punohet për kapjen e shtetasve E. M. e A. M, vjeç 19, 16, 15, 18, 23 e 17, banues në Rrogozhinë, Babru Tiranë, Tiranë, Selitë Tiranë, Tiranë e Tiranë, të dënuar më parë për vjedhje, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Ç, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Vasil Shanto”, në bashkëpunim kanë vjedhur një televizor plazma në lokalin e shtetasit A.M. Nga veprimet e kryera rezulton se janë autor të vjedhjes së motorëve të vjedhjeve të tjera në Tiranë, kryesisht motor, automjete, biçikleta, çanta dore, dyqane etj. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

 

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.S, vjeç 48, banues në fshatin Rrape, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë shtetasin N.C, vjeç 58, banues në fshatin Hadroj. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin K.D vjeç 16, banues në Kryezi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait M.D, vjeç 49, banues në Qafë Mali,. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

 

Më datë 17.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Gilaj, vjeç 26, banues  në fshatin Sterbeq, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në Koplik, të jetë kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.11.2014, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin N.G, vjeç 18, banues në fshatin Vukël, pasi dyshohet se në Vukël, i ka prerë 12 pemë frutore shtetasit M.G,

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aurela Gaçe për Dr.Florin: Morali dhe te ndershmit.

Next Post

Seks-shopi i parë hallall në internet, arrin në Turqi

Advertisement