Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KE KAPI POLICIA DJE DHE SOT?

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës

 

Seksioni për narkotikët

Advertisement

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.V, vjeç 20, banues Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11.45, në rrugën ‘’Mihal Duri’’, u kap me 2.2 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të punonjësve të Kompanisë “OSHEE“ Tiranë, pasi dyshohet se prej 3 vitesh kanë ndryshuar kontratën dhe i kanë mbifaturuar prej 3 vitesh në banesë shtetasit P.Sh, vjeç 57, banues në Tiranë, Neni  248  i  Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.SH, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në sheshin “ Rilindja”, është kapur duke punuar taksi me mjetin tip “Skoda”, pa qenë i pajisur me licencë. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 24.112014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Z vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 00.10, në rrugën “Gjergj Fishta” është kapur duke tregtuar cigare të llojeve te ndryshme pa pullën fiskale. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 54 paketa. Neni 178 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.S vjeç 52, banuese në  Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 240.000 lekë, shtetasit A.M, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 143  Kodit Penal.

Më datë 21.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.K, vjeç 53, banues në Tiranë, me profesion avokat pasi dyshohet se në vitin 2009, i ka marrë 2.500.000 lekë që të bënte mbrojtjen ligjore, shtetases V.S, vjeç69, banuese në Lushnjë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1

 

Më datë 24.11.2014, në rrugën ‘‘Petro Nini Luarasi’’, në banesë, është vetëvrarë me arme zjarri shtetësia M.Y, vjeç 21. Me cilësinë e provës materiale në banesë u bllokua pistoleta model 54, dhe 1 gëzhojë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH.A, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A.P, vjeç 23, banuese në Tiranë. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Xh, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u kap duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, F.SH, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në rrugën “Sami Frashëri ”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen , A.P vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

 

Në vijim të komunikatës të datës 16.11.2014, që bënë fjalë për kallëzimin e shtetasit SH.Ç, për veprën penale të “Ndërrimit të fëmijës”, më datë 24.11.2014, kanë nisur hetimet në ngarkim të disa shtetasve. Për arsye hetimi, nuk jepen të dhëna të tjetra. Neni 128 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin DH.N, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal..

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.D, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një restorant në rrugën e “Kavajës”, nga konsumimi i ushqimeve janë intoksikuar fëmijët me iniciale M.V, Z.H, E.P, A.O, J.B, O.K, E.L, E.Ç, R.O, O.M, A.C, O.V, T.P, J.B, M.K, A.D, A.A, E.P, M.T, A.Z, A.M, Z.R, F.L, J.A, D.B, E.H, të cilët pas mjekimit u larguan në banesa jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

Më datë 25.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi J. N, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20.10, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit me iniciale A.N, 7 vjeç. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën „Albanopoli“, në banesë, nga punonjësi e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit D.Q, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën “Albanopoli“, në banesë, nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e administratorit të firmës private shpk, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën “Albanopoli“, në ambientet e firmës, nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit SH.K, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit I.P, vjeç 71 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit R.A, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit A.T, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit A.SH, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 22.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit F.T, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 22.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit S.S, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 22.30, në rrugën „Jordan Misja“, në banesë nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R.H dhe A.H, vjeç 26 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.00, në rrugën “Durrësit”, për motive të dobëta, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta shtetasin A.L, vjeç 30, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, , në rrugën “Jordan Misja”, dy persona i kanë marrë nga dora çantën me 100.000 lekë, shtetasit G.H, vjeç 50, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

 

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesës, nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 1.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetasin R.G vjec 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali E.G vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policise Nr. 5

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B. E, vjeç 37, banues në fshatin Domje, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L, vjeç 56, banues në fshatin Domje, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në fshatin Domje, në dyqan, nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B, vjeç 41, banues në fshatin Domje, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në fshatin Domje, në banesë nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M, vjeç 50, banues në fshatin Domje, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në fshatin Domje, në dyqan, nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

 

Në vijim të komunikatës datë 12.11.2014, që bënë fjalë për vjedhjen me dhunë të shtetases E. S; më datë 24.11.2014, u ndaluan shtetasit M.Rr e E.M, vjeç 19 e 19, banues në Tiranë. Nenet 139, 300 e 301 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, datë 27.07.2014, bën fjalë për veprën penale “Goditje për shkak detyrës” dhe “Kundërshtim me dhunë punonjësve të policisë”, më datë 24.11.2014 u ndalua shtetasi në kërkim A. H, vjeç 42, banues në Kamëz, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 1626, datë 31.07.2014, ka caktuar masë sigurie “Arrest  me burg”. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R.N, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.N, vjeç 38, të cilës ju plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases L.K, vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortit DH.K, vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.B, vjeç 44, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në një lokal në rrugën “Indrit Cara’’, ushtronte aktivitet të paligjshëm të basteve sportive. Me cilësinë e provës u bllokuan 3 pajisje elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës

 

Seksioni për narkotikët

 

Më datë 25.11.2014, , u arrestuan në flagrancë shtetasit Th. M, V. N, E. G, dhe punohet për kapjen e shtetasit O.P,, vjeç 22, 23, 19 e 23, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 24.11.2014, ora 18.00, në lagjen Nr. 3, në lokalin në përdorim, jane konstatuar lidhje te paligjshme te energjisë elektrike dhe në banak u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 49 doza me peshë 12.4 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 238.100 lekë, 20 euro, 10 dollar dhe 7 celularë. Nenet 283/2 e 137/2 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin F.O, vjeç 51, banues Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2014, i është bllokuar mjeti tip “Benz” që dyshohet të jetë i falsifikuar numri i shasisë. Neni 190 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

 

Më datë 24.11.2014, në lagjen Nr.15, është vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt të banesës, shtetasi I.C, vjeç 61, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases I.D, vjeç 53, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në dyqan, kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim E. S, vjeç 36, banues në Korçë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim Nr. 518, datë 07.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nenet 89 e 238 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi G.P, vjeç 36, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në fshatin Zotilan, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Golf ”, ka aksidentuar shtetasin M.M, vjeç 57 banues në fshatin Nizhdavec, i cili vdiq gjatë rrugës për në spital. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

 

Më datë 24.11.2014, në  fshatin Buçimas, ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit E.K, vjeç 60, ku janë djegur një sasi mallrash ushqimore. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.204, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.D, vjeç 26, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në Çërravë, në banesën e shtetasit B.D, vjeç 43, ka vjedhur sende të ndryshme shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.204, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.C, vjeç 21, banues në Buçimas, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në lagjen Nr. 5, ka goditur me sende të forta shtetasin D. M, vjeç 29, banues në Pogradec. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L.K e A.R, vjeç 42 e 37, banues në Leskovik, anetare te keshillit  Bashkiak  pasi dyshohet se në Leskovik, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kanë kanosur me fjalë shtetasin V.XH, vjeç 44, banues në Leskovik, me detyrë Kryetar i Këshillit Bashkiak. Neni 84 i Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë

 

Më datë 24.11.2014, ne P.K.K Qafe Thane, u kap shtetasi ne kerkim Xh.R, vjec 69, banues ne Tirane, pasi gjykata e rrethit Gjyqesor te Elbasanit me venim nr. 1407, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per vepren penale “skema mashtruese dhe piramidale”. Neni 143/a i Kodit Penal. DPQ Elbasan kryen veprimet e metejshme.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 24.11.2014,u arrestuan në flagrancë shtetasit B.Xh, e A. Sh, vjeç 57 e 59, banues në fshatin Treblovë e Peshkëpi, punonjës të OSHEE-së, në këtë zone, pasi dyshohet se rreth orës 12.05, në fshatin Vllahinë, nuk kanë marrë masa, për shtetasin SH.M, vjeç 62, banues Vllahinë, që kishte rilidhur energjinë elektrike të ndërprerë më datë 22.11.2014. Nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

 

Më datë 24.10.2014, në lagjen “Lef Sallata”, një person i ka vjedhur varësen e floririt shtetases A.RR, vjeç 19, banuese në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.10.2014, në lagjen “Dëshmorët”, shtetasit L.A, vjeç 61, i kanë thyer banesën dhe i kanë marrë sende me vlerë 100.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, , ndaluan me iniciativë shtetasit K.C, F.K, A.B e M.K, vjeç 64, 64, 48 e 59, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, te Nënstacioni i Tecit të Vjetër, kanë vjedhur një sasi kabulli elektrik. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M, vjeç 62, banues në fshatin Vllahinë, pasi dyshohet se në Vllahinë, në lokal, kishte bërë rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.Ç dhe D.RR, vjeç 34 e 22, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se më datë 23.11.2014, ora 17:00, në sheshin “Demokracia”, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin K.T, vjeç 32, banues në Tepelenë.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin GJ.SH, vjeç 61, banues në fshatin Vasjar, pasi dyshohet se në fshatin Vasjar ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Vlorë

 

Më datë 24.11.2014,rreth orës 16.00, nga shërbimet e SPKM, Borsh, në rrugën nacionale Borsh–Lukovë u kapën tre shtetas të huaj, 2 pakistanez dhe 1 afgan, në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët u  proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës

 

Seksioni për trafikun e paligjshëm

 

Më datë 24.11.2014, shtetësia H.B, vjeç 47 banuese në Lezhë, kallëzon se një shtetase rreth, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, në shtator 2014, i ka trafikuar në Kosovë, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion vajzën T.M, vjeç 18. Punohet për identifikimin dhe autore. Neni 110/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.U, vjeç 37, banues në fshatin Gocaj, pasi dyshohet se në fshatin Gocaj, i ka pushtuar 13 dynym tokë shtetasit M.U, vjeç 65,. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., vjeç 16, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në shkollën e mesme, ka goditur me shkop, mësuesin N.G, vjeç 62, banues në Lezhë. Neni 237 i Kodit Penal.

  1. Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.N,vjeç 54, banues në Ishull Shengjin, me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në Shengjin duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Toyota”, të drejtuar nga shtetasi K.P, për pasojë ka dëme materiale. Neni 291 Kodit Penal.

 

  1. Më datë 24.11.2014, shtetasi K.D, vjeç 25, banues në Lezhë, kallëzon se rreth orës 08.00, i është larguar nga banesa babai N.D vjeç 58. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë.

 

  1. Më datë 25.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ll. B, vjeç 52, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 24.11.2014, te kryqëzimi i Shëngjinit, u kap duke drejtuar mjetin tip “Audi” , duke përdorur fenelinë policie. Në mjet ju gjetën e bllokuan 1 tabelë policie, 1 palë pranga dhe 1 dokument si ish punonjës i SH.I.SH, deri në vitin 2001. Nenet 246 e 247 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Kurbin

 

Më datë 24.11.2014, shtetasi Q.L, vjeç 61, banues në fshatin Malbardhë, ka njoftuar se gjatë natës, në Fushë-Milot, i është djegur kabina e eskavatorit tip Komatsu. Nga veprimet e kryera rezulton se kabina është djegur si pasojë e një kontakti me bateritë e mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 24.11.2014, shtetësia M.K vjeç 22, banuese në Shkodër, kallëzon se persona të pa identifikuar dhe pa dijenine e miratimin e saj kanë hapur në rrjetin social “Facebook” një adresë duke përdorur emrin e foton e saj. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 293/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.B 54 vjeç, banues në fshatin Kullaj, pasi dyshohet se rreth orës 13.50, në lagjen “Skenderbeg”, duke drejtuar motorin tip “Kinlon”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, pa targë të drejtuar nga shtetasi N.N, vjeç 66, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar H, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, gjatë natës, në lagjen « 3 Heronjtë », është vjedhur me thyerje banesa e shtetases A.H, vjeç 84, ku kanë marrë 140.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, ora 16.30, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen « Vasil Shanto», në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit.

 

Komisariati i Policisë Durrës

 

Më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Sh. D, vjeç 48, banues në Shijak, pasi dyshohet se Gjykata Rrethit Gjyqësorë Durrës me vendim Nr. 104, datë 05.03.2013, e ka dënuar me 1 vit burg e 300.000 lekë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nenet 245/1 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.Ç, vjeç 42, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti P.Ç vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim A. S, vjeç 51, banues në Durrës, pasi dyshohet se Gjykata Rrethit Gjyqësorë Durrës me vendim Nr. 104, datë 05.03.2013, e ka dënuar me 8 muaj burg e 200.000 lekë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nenet 245/1 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Ç.SH, vjeç 59, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali I.SH, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor  Durrës. Ligji. Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.I vjeç 43, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti E.I, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.XH, vjeç 57, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12.40, në lagjen Nr. 14, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka aksidentuar shtetasin A.A, vjeç 9, banues në Durrës, i cili pas mjekimit u larguar per në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.L, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 09.00, në lagjen Nr. 2, ka goditur me grusht shtetasin E.A, vjeç 31, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH.L, vjeç 64, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, në lagjen Nr.15, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi V.F, vjeç 80, i cili vdiq në spital. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u ndalua me iniciativë shtetasi F. A, vjeç 45, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 21.11.2014, në lagjen Nr. 1, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B.B vjeç 42, banuese në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 24.11.2014, gjatë natës, në fshatin Thumanë, është vjedhur me thyerje Shkolla e Mesme, ku kanë marrë një kompjuter dhe disa pajisje. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.R , vjeç 50, banues në fshatin Yrshek, Tiranë, me leje drejtimi , pasi dyshohet se rreth orës 11.10, në rrugën Fushë Krujë -Milot, duke drejtuar mjetin tip “Benz” , ka aksidentuar shtetasin Gj.B, vjeç 55, banues në fshatin Luz, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.C vjeç 60, banues në fshatin Budull, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në Budull, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, në lagjen Nr.7, para banesës, shtetasit A.K vjeç 47, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.K, vjeç 20, banuese në Durrës, e pajisur me lejë drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në lagjen Nr. 17, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” , ka aksidentuar shtetasin R.C, vjeç 40, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezkut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda

 

Më datë 25.11.2014, në Fushë Krujë, në lokalin e shtetasit S.T, kanë vendosur një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak

Në vijim të komunikatës datë 20.11.2014, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit S.S, më datë 24.11.2014, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim R. M, vjeç 21, banues ne Shijak, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin Nr. 356, datë 12.10.2014, ka lënë në fuqi vendimin Nr, 557, datë 02.10.2012, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ”Moskallëzim krimi”. Neni 300/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim B. Th, vjeç 20, banues në Shijak, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Durrës, me Vendimin Nr. 356, datë 15.05.2014 ka lënë në fuqi Vendimin Nr. 557, datë 02.10.2012, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”. Neni 300/1 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit

 

Komisariati i Policisë Elbasan

 

Më datë 24.11.2014, ora 05.00, në lagjen “11 Nëntori”, në banesë, ka vdekur shtetasi A.N, vjeç 46. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit  Gjyqësor Elbasan.

Më datë 24.11.2014 u ndalua shtetasi në kërkim H. L, vjeç 20, banues në Elbasan, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim Nr. 10291, datë 01.08.2014, e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.K, vjeç 37, banues në Elbasan, me leje drejtimi ,pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në fshatin Vidhas, duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me trenin e pasagjerëve, për pasojë është dëmtuar pasagjeri S.S, vjeç 34, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. P., vjeç 53, banues në fshatin Xibrrakë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 12.25, te kryqëzimi i gjimnazit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 16, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, te gjimnazi u kap me 1 dorezë grushti. Neni 279/2  i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.M, vjeç 68, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T, vjeç 18, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, te rrethrrotullimi “Zaranikës” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Ynxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.B, vjeç 47, banues në fshatin Valas, pasi dyshohet se në fshatin Valas, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.LL,vjeç 61, banuese në fshatin Rrenas, pasi dyshohet se rreth orës 09.00, në fshatin Rrenas, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasen B.S, vjeç 54, banuese në fshatin Rrenas. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për  shtetasin R.H, vjeç 58, banues në fshatin Cërunjë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në fshatin Cërunjë ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.B, vjeç 41, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në banesë, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.Q, vjeç 55, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në banesë, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua  në flagrancë shtetasi  R. K, vjeç 19, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në fshatin Kusarth, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua  në flagrancë shtetasi A. D, vjeç 49, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, te “Ura e Shkumbinit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, , u ndalua shtetasi në kërkim Xh. R, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr. 1407, datë 19.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Skemat mashtruese e piramidale”. Neni 143/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M. P, vjeç 23, banues në fshatin Karakullak, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në fshatin Kusarth u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.11.2014, filloi  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.Ç, vjeç  33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 19.30, në lokal, ju gjetën e bllokuan 5 pajisje elektronike, me të cilat ushtronte aktivitet pa licencë. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

 

Më datë 24.11.2014, ora 20.00 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.T, vjeç 52, banues në fshatin Lazarenj, punonjës i nje zyre postare, pasi dyshohet se për periudhën Shkurt-Tetor 2012 dhe vitin 2013, nuk ka arkëtuar lekët për pagimin e energjisë elektrike, të dhëna nga shtetasi F.H, vjeç 40, banues në Bishqem. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 25.11.2014,filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.V,vjeç 37, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 24.11.2014, ora 20.00, në lagjen “Shënkoll”, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar 16 m3. lëndë drusore pa dokumente. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

 

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi G. N, vjeç 41, banues në Peqin, pasi dyshohet se sot rreth orës 01.00, në lagjen Çezmë, në banesë nga punonjësit e OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua  në flagrancë shtetasi  Sh. Sh., vjeç 16, banues në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në dalje të qytetit të Peqinit u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.L, vjeç 36, banues në fshatin Katjel, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në fshatin Katjel, ka goditur me mjete të forta shtetasin M.Ç, vjeç 56, banues në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.K, vjeç 34, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në fshatin Hotolisht, për motive të dobëta, ka goditur me grushta ish bashkëshorten E.K, vjeç 15.10.1983. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit.

 

Komisariati i Policisë Berat

 

Më datë 24.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershëm për shtetasen A.H, vjeç 24, banuese në fshatin Drenovicë, pasi dyshohet se bashkëshorti  E.H, vjeç 30 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç, vjeç 45, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 19.45, te ish Kombinati, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M, vjeç 61, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 19.30, në banesë, ka kanosur e dhunuar fizikisht, bashkëshorten P.M, vjeç 55,. Nenet 130/a e 84 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, , u arrestua në flagrancë shtetasi M. K, vjeç 26, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 21.30, në mjediset e komisariatit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke thyer xhamat dhe orenditë e dhomës shoqërimit. Nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit

 

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.J, vjeç 18, banues në fshatin Dermenas, me leje drejtimi pasi dyshohet se më datë 23.11.2014, në lagjen “15 Tetori”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip ‘Fiat”, të shtetasit M.N, i cili ka qenë i parkuar dhe më pas është përplasur me mjetin tip “Fuoristradë Sangio” me drejtues shtetasin italian M.P, për pasojë është dëmtuar Y.J i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni  290 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin XH.G, vjeç 17, banues në fshatin Belinë, pasi dyshohet se babai I.G vjeç 65, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.111.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit K.O, vjeç 28, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se më datë 19.11.2014, në fshatin Frakull, në pronën e shtetasit E.ZH, vjeç 29, ka tentuar të vjedhë ullinj dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit publik. Nenet 134, 22 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, shtetësia E.K, vjeç 33, banuese në Fier, kallëzon se më datë 23.11.2014, ora 14.00, në lagjen “Kastriot”, një person i ka marrë nga dora portofolin me 5000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lire për shtetasin A.B, vjeç 53, banues në fshatin Darzezë, pasi dyshohet se rreth orës 08.40, në fshatin Darzezë, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin G.T, vjeç 48, banues në Darzezë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.V, vjeç 44, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka braktisur tre vajzat, E., S, e M. Z., vjeç 18, 15 e 13, banuese në Fier. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, në fshatin Ruzhdie, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia A.F, vjeç 26, e cila rreth orës 22.10, vdiq në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Lushnjë

 

Në vijim të informacionit datë 29.10.2014, që bënë fjalë per vjedhje të energjisë elektrike, më datë 24.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim F. S, vjeç 48, banues në Karbunarë. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, vjeç 27, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se rreth orës 15.00, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B. A, vjeç 44, banues në Lushnjë, me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në lagjen “Gafurr Muço”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

 

Më datë 24.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., vjeç 18, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se  rreth orës 10.30, në rrugën “18 Prilli”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” është përplasur me një objekt, për pasojë është dëmtuar shtetasi M.A, vjeç, 18, banues në fshatin Dukas, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.Z, vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se në fshatin Gadurov, ka pushtuar 2438 m2. tokë të shtetasit NJ.A, vjeç 02.02.1951, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit

 

Komisariati i Policisë Kukës

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A, vjeç 43, banues në fshatin Shtiqën, përgjegjës i rojeve te nje firme private ne Kalimash, pasi dyshohet se te ish fabrika në Kalimash, i kanë vjedhur 40 ton mineral kromi, shtetasit M. D, vjeç 43, banues në Tiranë, përfaqësues i nje firme private. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.11.2014, ora 00.25, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetasin M.Xh, vjeç 46, banues në fshatin Cerealeve, pasi dyshohet se bashkëshortja K.Xh, vjeç 44, ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.02.2006.

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Kukës

 

Më datë 24.11.2014, ora 20.40, në P.K.K, Morinë, u kap shtetësia R. R, vjeç 29, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim nga D.P.P.Shtetit për largim nga banesa. Veprimet procedurale do t’i kryejë D.P.Q Elbasan.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër.

 

Komisariati i Policisë Dibër

 

Më datë 24.11.2014, filloi procedimi penal  në gjendje të lirë për shtetasin A.B, vjeç 35, banues në fshatin Vojnik, pasi dyshohet se në fshatin Vojnikë është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.11.2014, ora 15.30, u ndalua shtetasi E.L, vjeç 29, banues në fshatin Gjon, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim nr. 109, datë 23.11.2014, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest në burg”. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

 

Më datë 24.11.2014, procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. D, e F. D, vjeç 34 dhe 53, banuese në Bulqizë, pasi dyshohet se me datë 23.11.2014, Sh. D, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës F. D, ndërsa F më datë 23.11.2014, ka rrahur vajzën e Sh, Xh. D,12 vjec. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër

 

Më datë 24.11.2014, ora 07.30, pranë vendit të quajtur “Mullirit” dhe  “Ura e Lumit“, janë kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të pa rregullt 6 shtetas të huaj nga Siria, të cilët u  proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 25.11.2014, ora 02.55, në S.P.K. Kakavijë, u kap shtetasi A.Z, vjeç 24, banues në Lushnjë, shpallur në kërkim nga Komisariati i Policise Lushnjë, pasi dyshohet se Gjykata e Shkallës Parë Lushnjë, me vendim nr. 165, datë 26.09.2014, e ka dënuar me 18 muaj burg, për vjedhje. Neni 134 i Kodit Penal. Veprimet do ti kryej Komisariati i Policise se Lushnjës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

PSE E FTOI KLODIN E "BIG BROTHER" KRYEMINISTRI I BELGJIKES?

Next Post

Jam dënuar për shitje droge. Mund të pezullohet dënimi?

Advertisement