Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jeni të stresuar nga koha që kalon?

Sa shpejt erdhi Shën Valentini! Sa shpejt, edhe ditëlindja! Po, koha kalon shpejt dhe kalendari na e kujton këtë vazhdimisht. Për disa njerëz, ky fatalitet është një shpatë e vërtetë Damokleu mbi kokën tonë; atyre u bie morali përtokë sapo e çojnë nëpër mend. Të tjerë, më filozofë, mendojnë se vitet na pasurojnë me eksperienca të reja dhe fakti i plakjes na afron pak nga pak me diturinë. Ka edhe nga ata që e pranojnë si diçka të natyrshme: Meqë koha nuk mund të ngadalësohet, s’ka arsye pse ta prishësh gjakun; më mirë të mendosh pozitivisht dhe të buzëqeshësh… Po ju, si mendoni? Çfarë zhurme bën klesidra e kohës në veshët tuaj? Bëni testin tonë, për ta kuptuar…

1. “Keni një pamje të lodhur sot”, ju thotë parukieri, kurse ju mendoni:
a. Ai ka dëshirë të më bëjë të flas.
b. Ky njeri s’ka takt.
c. Duhet t’i ketë rënë në sy që jam e shqetësuar.
d. Nuk i dukem tërheqëse.

2. I kushtoni vëmendje mënyrës së si vishen të afërmit tuaj:
a. Kurrë
b. Po, por nuk bëni komente.
c. Po dhe bëni shpesh komente.
d. Nganjëherë.

Advertisement

3. Të thoni moshën…
a. …nuk përbën asnjë problem për ju.
b. Ju ia ktheni tjetrit shpesh me pyetjen: “Sa vjeç më jepni?”.
c. Nuk paraqet, sipas jush, asnjë interes. Ne jemi aq vjeç sa dukemi.
d. Ju bezdis, e evitoni.

4. Kur shëtisni në rrugë, ju ndodh të shihni pasqyrimin tuaj në pasqyra apo vitrina?
a. Rrallë
b. Nuk ju kujtohet
c. Po, shumë shpesh!
d. Herë pas here.

5. Keni një kujtesë të mirë?
a. Po
b. Çka, sepse e vini në punë!
c. Sa vjen e më pak!
d. Varet në çfarë fushe.

6. Shumica e miqve që keni…
a. Kanë pak e shumë të njëjtën moshë me ju.
b. Janë me shpirt të ri, kjo ka rëndësi!
c. Janë më të rinj.
d. Janë të të gjitha moshave.

7. Hyni në një dyqan veshjesh, që e vlerësoni shumë:
a. Provoni shumë modele, vetëm për qejf.
b. U kërkoni këshillë shitëseve për të bërë zgjedhjen tuaj.
c. Kufizoni provat, pasi e keni tmerr të provoni shumë rroba.
d. Hezitoni, pasi nuk arrini të vendosni kurrë…

8. Kur shihni fotot tuaja, kur ishit i/e re:
a. Zbaviteni! Në to, rigjeni fytyrat dhe mjediset e njohura.
b. Ju intereson, sepse përpiqeni të shihni si keni evoluar.
c. Trishtoheni… Sa vite kanë kaluar!
d. Shqetësoheni, pasi sillni ndërmend shumë kujtime…

9. Ju visheni më shumë…
a. Me ngjyra të gëzuara, të çelura.
b. Duke ndjekur modën që ndryshon çdo vit!
c. Me tone pastel
d. Sipas humorit tuaj.

10. Interneti në telefonin celular është:
a. I pazëvendësueshëm, në ditët tona.
b. Zbavitës, një lloj loje…
c. I panevojshëm dhe i shtrenjtë
d. I dobishëm për disa…

11. Ju ndodh të kërceni në shtëpi, vetëm, para pasqyrës:
a. Po, shumë shpesh dhe duke kënduar me sa keni në kokë
b. Nganjëherë, por rrallë.
c. Kurrë
d. Ju ndodh kur jeni me humor të mirë.

12. Nëse do të kishit mundësi të ishit i/e sigurtë për rezultatet, do t’i nënshtroheshit kirurgjisë estetike?
a. Jeni kategorikisht kundër kësaj!
b. Jo, për arsye të ndryshme…
c. Po, pa hezituar!
d. Po, për një ose dy gjëra të vogla.

13. Jeni kthyer nga pushimet dhe hipni në peshore: Dy kilogramë më shumë…
a. Epo mirë, një dietë e shkurtër dhe gjithçka shkon në vend.
b. S’ka rëndësi, dy kilogramë s’janë asgjë…
c. S’ka nevojë të hipni mbi peshore, e dinit…
d. Kjo ju ul moralin. Vjeshta fillon keq…

14. Shoqja juaj e ngushtë ju tregon se keni rrudha të lezetshme shprehjeje kur buzëqeshni. Reagimi juaj:
a. Ajo është e sinqertë, rrudhat mund të kenë sharm.
b. Vërtet?
b. Rrudha “të lezetshme”! Po tallesh me mua?
d. Shkoni të shiheni në pasqyrë, për të parë “përsëri” këto rrudha të reja…

15. Ktheheni në vendin ku kalonit pushimet kur ishit fëmijë. Gjithçka ka ndryshuar, nuk është keq, por ju nuk e njihni më zonën!
a. Luani rolin e dedektivit për të rikujtuar vendet e dikurshme.
b. Aq më mirë! Vendi duket më modern dhe tani mund të vijnë më shumë njerëz
c. Ia mbathni me të katra, me zemrën e angështuar.
d. Normale, ndjehesh shpesh i/e zhgënjyer kur rikthehesh në vendet e fëmijërisë.

16. Takoni në rrugë një shoqe që nuk e keni parë prej 10 vjetësh. Ajo ju hidhet në qafë, duke ju thënë: “Ti s’ke ndryshuar fare!”…
a. Bukur, ky kompliment ju kënaq.
b. Mbase është e vërtetë. Sido që të jetë, ju keni qejf ta besoni…
c. Ia fut kot! Ajo ka ndryshuar, ashtu si edhe ju!
d. Xhentilesa të bën të thuash fjalë që s’i mendon!

Rezultatet
Nëse keni më shumë a. Koha kalon dhe ju përfitoni prej kësaj
Jo, juve nuk ju vjen keq për kohën që kalon, përkundrazi, mendoni se gjërat nuk mësohen të gjitha në një kohë. Ne bëjmë përpara në jetë progresivisht, duke bërë prova, nganjëherë gabime dhe, falë kësaj, me kalimin e kohës, arrijmë të zgjedhim atë që është e mirë për ne dhe të jemi gjithnjë e më të lirë. Koha nuk shkatërron asgjë; ajo ndërton. Sipas jush, dituria vjen me moshën dhe fakti që rrethoheni nga persona të pjekur, mendoni se ju pasuron botën e brendshme. Pikëvështrimi juaj mbi kohën është vërtet shumë pozitiv! Në realitet, ju nuk keni dëshirë të luftoni kundër mullinjve të erës. Ditët pasojnë netët dhe një vit kalon pas tjetrit. Kështu është, askush nuk mund ta ndryshojë këtë. Atëhere, ju sforcoheni të shihni anën pozitive të gjërave! Për pasojë, vendosni të luftoni një terrene ku keni më shumë shanse për ta fituar betejën. Me një fjalë, jeni filozof/e.

Nëse keni më shumë b. Koha kalon dhe ju bëni përpara
Jeta kështu është gatuar! E pse të revoltohesh kundër kohës që kalon? Ju e pranoni këtë fatalitet që u përket të gjithëve. Të themi të vërtetën, nuk është e sigurtë që ju keni dëshirë të ngadalësoni rrjedhën e ekzistencës suaj, pasi kalimi i kohës ka edhe anët e veta pozitive. Me kalimin e moshës, mësojmë të relativizojmë gjërat, të bëjmë njohje të reja, të zgjedhim më mirë njerëzit që na rrethojnë… Nxjerrim mësim nga eksperiencat e kaluara dhe e shohim jetën me sy tjetër. Pa dyshim, ju dini të arsyetoni mjaft mirë, gjë që ju ndihmon për të mos jetuar me nostalgjinë e së shkuarës. Sigurisht, ju ndodh të ndjeni peshën e viteve dhe keqardhje për disa momente të rinisë suaj, por kjo nuk zgjat kurrë, sepse thellë në vetvete, ju nuk keni dëshirë ta ktheni kohën prapa. Ka mundësi që disa periudha të jetës suaj të mos ju kenë lënë vetëm kujtime të bukura… Kështu, preferoni ta hidhni vështrimin përpara, por qetësisht, pa u nxituar.

Nëse keni më shumë c. Koha kalon dhe kjo ju streson
Si t’ia bëni që të mos i shihni vitet të ikin kaq shpejt? Është e pamundur! Gjithçka jua kujton këtë orë e minutë. Kur shiheni në pasqyrë, ju shihni të lindë një rrudhë e vogël këtu, një tjetër atje… dhe e dini mirë se kjo do të vazhdojë pa pushim. Sado që të luftoni për të qëndruar i ri/e re dhe energjik/e, nuk arrini ta pranoni faktin se po plakeni duke ruajtur buzëqeshjen në buzë. Ju keni një përshtypje të dhimbshme se jeni në një rrëpirë të rrëshqitshme, drejtimin e së cilës nuk mund ta ndryshoni dot.
Pse t’i shihni vitet që vijnë vetëm me një sy negativ? Sharmin nuk e përbën vetëm aspekti estetik, ju keni edhe shumë dhunti të tjera. Mbase nuk besoni shumë te vlerat tuaja personale? Përpiquni të hidhni pak më shumë dritë te cilësitë që përbëjnë aftësitë tuaja joshëse dhe që ju përkasin vetëm juve. Atëhere, do të konstatoni se tiparet tuaja personale janë një koncept më i gjerë sesa thjesht pamja fizike.

Nëse keni më shumë d. Koha kalon dhe ju ndjeheni fajtor/e.
Koha kalon, ju e konstatoni, por në jetën e përditshme, kjo nuk përbën një problem të veçantë për ju. Ju përpiqeni të përfitoni nga e tashmja, pa menduar vazhdimisht për pleqërinë që ju pret në cepin e rrugës… Por, kur sillni ndërmend kujtimet tuaja, keni përshtypjen se vitet kanë kaluar me një shpejtësi marramendëse dhe nganjëherë e pyesni veten se çfarë keni bërë gjatë kësaj periudhe! Atëhere keni tendencë ta ndjeni veten në faj: Duhet të kisha bërë këtë apo atë, nuk dita të kap këtë mundësi, më mungoi vullneti, etj.
Me një fjalë, bilanci që i bëni jetës suaj nuk ju kënaq dhe, për të evituar gabimet në të ardhmen, ju merrni përsipër zotime që, sigurisht, është e vështirë të mbahen, pasi është e vështirë ta programosh jetën… Në vend që të shihni të shkuarën me sy kritik, vërini vetes objektiva afatshkurtra, jo shumë ambicioze. Kështu, ju mund t’i konkretizoni dhe bilanci juaj do t’ju duket shumë më pak zhgënjyes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Teuta Selimi: Mjerisht, ka shumë pak këngëtare ...

Next Post

Mikaela: S’jam penduar fare...

Advertisement