Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
5 gabimet që bëjnë burrat në seks
Idajet Beqiri: Lamtumirë mik i shtrenjte, shëmbulli i gjyqësorit shqiptar!
Genta, tani jam i divorcuar. Po të pres!

Idajet Beqiri: Lamtumirë mik i shtrenjte, shëmbulli i gjyqësorit shqiptar!

Te premten, në orën 09.00, isha në Gjykatën e Shkallës së Parë të krimeve të Rënda në Tiranë. Përfaqësoj dy të pandehur, dhe ishte caktuar zhvillimi i gjykimit për të paraqitur unë, si mbrojtës ligjor i të pandehurve, diskutimin përfundimtar. Prokurori e kishte paraqitur diskutimin e tij përfundimtar dy javë më parë. Gjykimi filloi 10 minuta me vones. Një ndër pese gjyqtarët që gjykonin këtë çështje, e cila kishte afro 5 muaj që kishte filluar, ishte edhe Bardhyl Dhamo.

Kur doli trupi gjykues, u ngritë në këmb e gjithe salla, e mbushur plotë, sepse gjyqin që përfaqesoj, e ndjekin vërtetë shumë njerëz. Trupi gjykues kishte vetëm 4 gjyqtar. Mungonte Bardhyl Dhamo. Kryetarja e trupit gjykues komunikoj njoftimin se gjykimi nuk mund të zhvillohej për shkak të mos formimit të trupit gjykues. Mungon gjyqtari Bardhyl Dhamo,-tha ajo,- i cili sot nuk eshte paraqitur ne pune per shkak se ka nje problem familjar.

Gjykimi u shty per diten e hene. Me pyeten familjaret e te dy te pandehurve: “Pse nuk u paraqit ky gjyqtar…fjala ishte qe sot do jepej edhe vendimi, pas diskutimit tuaj perfundimtar…!”

Advertisement

“Vetem do t’i kete ndodhur ndonje vdekje nga ndonje i aferm i familjes,-u thash,-sepse ne te kunderten, kurre nuk mungon ne gjyq gjyqtari Bardhyl Dhamo!”

Ne oren 17.00 nuk u besova vesheve, dhe me vone as syve, kur degjova dhe pashe titrat ne TV Neës 24 se ishte ndare nga jeta Gjyqtari i Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, 48 vjeçari Bardhyl Dhamo!

Burri qe eshte burre di ta perballoi çdo lloje dhimbje, di t’i permbaj edhe lotet. E une e mbaj veten per te forte! Por sinqerisht kam ndjere nje dhimbje aq te madhe, dhe lotet me shpetuan pa qene i zoti t’i komandoja, sepse kishte ikur nga kjo jete nje njeri i persosur. Kishte ikur nga jeta Bardhyl Dhamo, i edukuar si ai, i paster shoke te dyte nuk kishte, i qete, i shtruar, degjues i vemendshem, njeri i drejte, teper i drejte, nje jurist i afte, shume i afte, nje djalE qe nënat shqiptare, posaçërisht për fushën e drejtësisë i lindin rrall.

Bardhyl Dhamo ishte njëri prej gjyqtarëve më të mirë të Shqipërisë, me integritet të lartë moral e professional, prototipi dhe njeriu model siç i duhet sot gjyqësorit shqiptar. Ai kishte lindur për të qënë gjyqtar, i till ishte i gjithë formimi i tij, personaliteti i tij, natyra e tij. Njeri i ndershëm, i pa kompromentueshëm dhe i pakorruptueshëm, gjyqtar që i kishte hije toga e zezë, ky ishte Bardhyl Dhamo.

E kisha koleg, e kisha mik shumë të mirë, e kisha shëmbull të njeriut të drejtë e të ndershëm, e kisha gjyqtarin që, kur vinte puna dhe diskutonim se ku është katandisur drejtësia, gjyqësori dhe gjyqtarët shqiptar, e thosha me plotë gojën: “Le t’i marrin të keqen Bardhyl Dhamos, le të bëhen sa gjysma e tij!”.

Lamtumire miku i shtrenjtë. Ike në një mosh shumë të re, kur më shumë se kurrë i duheshe gjyqësorit shqiptar, i cili ka aq shumë nevoje për njerëz si ty, sa më s’ka. Por t’i ike, duke lënë pas një emër dhe një vepër tepër të rëndësishme pas, si një ndër gjqtarët më të pastër, më të zotë, më profesionistë, më të ndershëm dhe më të denjë, sa kurrë, në jetë të jetëve nuk mund të harrohesh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 gabimet që bëjnë burrat në seks

Next Post

Genta, tani jam i divorcuar. Po të pres!

Advertisement