Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjetje interesante në varrin e faraonit

Egjiptianët e lashtë besonin në Botën e Përtejme. Pikërisht për këtë arsye, në varret e faraonëve, së bashku me trupin e balsamosur, ata vendosnin edhe orendi shtëpiake apo sende ushqimore që mendonin se do t’u duheshin atyre për të vazhduar jetën në Botën e Përtejme. Një grup shkencëtarësh amerikanë që punojnë në Universitetin e Kajros, duke studiuar një nga varret e lashta, gjetën pranë mumjes brinjë të konservuara viçi (pastërma) dhe bukë… Veç copave të mishit, arkeologët kanë zbuluar edhe enë për të mbajtur birrën dhe verën. Të gjitha produktet ishin mbështjellë kujdesshëm me pëlhurë të bardhë dhe ishin lidhur me litar. Shkencëtarët studiuan ushqimet e gjetura në varr dhe mësuan se mishi ishte përpunuar me një lloj rrëshire, e cila, sipas mendimit të tyre, do të ruante më së miri shijen e mishit që të kujtonte pastërmanë e tymosur, produkt ky që e sillnin në Egjipt nga Siria dhe Libani. Përsa i përket mishit, shkencëtarët edhe më parë kanë gjetur në varre copa të mëdha, por deri tani nuk kishin mundur të kuptonin se egjiptianët e lashtë e përpunonin atë produkt ushqimor në një mënyrë të atillë që t’i rezistonte kaq shumë kohës. Në varrin e Tutankhamonit, për shembull, janë gjetur 40 pako me mish viçi dhe pule (Varri i Tutankhamonit u zbulua në Luginën e Mbretërve në vitin 1922). Mendohet se varrimi i tij është kryer aq me shpejtësi, sa nuk ishin tharë as muret e lyera dhe ishte krijuar një lagështi e madhe e cila i kishte dëmtuar rëndë sendet ushqimore të varrosura me të. Pothuajse të gjitha ato ishin prishur… Pikërisht për këtë, varri i ri i zbuluar nga arkeologët amerikanë merr një rëndësi të posaçme për të studiuar shumë nga zakonet e egjiptianëve të lashtë dhe sidomos, të riteve të varrimit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse nuk këshillohet pishina për gratë shtatzëna

Next Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR!

Advertisement