EDI RAMA PER FOTOGRAFITE E ENVER HOXHES
Kryeministri Edi Rama ka dhene komentin e tij te rradhes ne Facebook per akuzat e PD ne lidhje me rehabilitimin e Enver Hoxhes: Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët.