Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edi Oga: Lë kokën për katër femra!

Ai është një ndër prezantuesit më të dashur për publikun shqiptar. Tingëllon çuditshëm që një djalë i diplomuar në Mjekësi, t’i hyjë botës së televizionit dhe radios, por kështu ndodh me Edin, të cilin keni patur rast ta dëgjoni në “Për vete”edhe në “Makinë me dy timona”, përkrah Enkel Demit. Ishte shumë i këndshëm bashkëbisedimi me të… Mund ta vërtetoni!

Rita Rrjolli: – Edi, dua ta nisim këtë intervistë me fëmijërinë tënde. Si ka qenë ajo? Edi Oga: – Nuk besoj se ndonjë njeri në këtë botë mund të ketë kaluar fëmijëri më të bukur se timen. Kam luajtur shumë, kam pasur shumë lodra dhe ato që doja më shumë ishin lodrat që krijoja vetë. Kam luajtur lojëra aq të rrezikshme, sa shpesh çuditem si kam mbijetuar. Mrekulli është që kam mbijetuar! (Buzëqesh) – Si ishte jeta jote para se të bëheshe një figurë e njohur televizive? – Kam qenë “figurë e njohur” në familje, shoqëri dhe në të gjitha vendet ku kam studiuar e punuar. Jam diplomuar në Mjekësi, kam punuar një vit si mjek i përgjithshëm, jam specializuar në Britani për anglishten në mjekësi, kam punuar për dhjetëra OJQ dhe OJF të ndryshme, kam dhënë mësim lëndët paraklinike, kam punuar në radio dhe TV lokale, kam shkruar për skenë, kam qenë skenarist dhe personazh në TV kombëtare, kam një program shumë të pëlqyer në radio dhe, ja ku mbërrita në televizionin më të ndjekur nga shqiptarët, moderator në Top Channel. Edhe po nuk deshe, nuk shpëton dot pa u bërë i njohur. – Nga “Makinë me dy timona”, në “Për vete”… – Në përgjithësi, jeta ime profesionale më ka shkuar nga aty, atje… ku “aty” dhe “atje” mund të mos kenë pasur asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Në fakt, i bëj të dyja njëkohësisht, çdo ditë jave, njërën pas tjetrës. Është fat i madh të bësh dy programe kaq të ndjekura. – Familja dhe koha që i dedikon asaj… – Edhe unë hyj mes atyre që thonë të njëjtën gjë kur pyeten për këtë: Gjëja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë që kam! Kohën që nuk jam në punë, jam pranë familjes. Vetëm aty gjej qetësi dhe zbavitje, me përjashtim të fundjavës. Ato dy ditë kam liçencë nga familja që të shpenzoj sa kohë të dua e si të dua, me shoqërinë time. – Ëndrrat edhe pasionet e tua… – Ëndrrat i kam realizuar të gjitha; ato pak ëndrra modeste që kam pasur. (Buzëqesh) Pasionet e mia janë të shumta, por jo shumë të shprehura dhe intense, në përgjithësi. Një pasion i veçantë është eksplorimi i njeriut si qenie sociale. Pasione të tjera janë humori dhe shenjat. Kam edhe nja dy të tjera, në fakt… – Cila është realizuar më së miri? – Të gjitha, jua thashë më lart. Njëra mbi të gjitha; të krijoj një familje ku të ketë harmoni, shëndet dhe mirëkuptim, një vend si shtëpia jote, ku mezi pret që të shkosh pas pune. – Raporti me pushimet edhe udhëtimet e largëta… – Pushimi absolut nuk më pëlqen si koncept. Pushoj pak. Pushoj në verë një muaj të plotë, por janë pushime aktive. Në përgjithësi, kam zgjedhur të mos punoj në fundjavë, por në vend që të pushoj, lodhem më tepër nga aktivitetet me familjen dhe shoqërinë. Ma shkrep ndonjëherë për udhëtime të gjata, po gjithmonë marr tragetin apo avionin. Jam dembel për t’i dhënë makinës. – Nëse do të ktheheshe në kohë, a do të ndryshoje diçka? – Jo, asgjë, sinqerisht. Jeta ka qenë shumë bujare me mua.

Edi dhe… …alkooli – E respektojmë shumë njëri-tjetrin. Aq alkool sa duhet, kur duhet. Shokët më kanë shembull. …jeta e natës – Intensive dhe e shpeshtë, deri para dhjetë vjetësh. Nuk më zbavit më si më parë, fare. Shumë rrallë, sa për të mos humbur kuptimin xhenerik të termit. …femrat – Jam mjaft i sjellshëm me të gjitha. Shumë prej tyre i dua fort, se janë shumë të mira. Lë kokën për katër prej tyre: Gruan, vajzën, mamanë dhe motrën. …fëmijët – I dua fëmijët për dhjetë minuta. Pastaj largohem. Më lodhin….zhgënjimet – Nuk kam dëshirë t’i zhgënjej të tjerët. Rrallë ndodh. Shumë rrallë. Punoj mirë që të parandaloj zhgënjimet e mia nga të tjerët. …kënga – Këndoj jo keq. Kam vesh, por nuk kam zë. Nuk mbaj mend as tekstet. …dashuria – Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Bashkëjetojmë qëkur kam lindur dhe nuk dua ta lëshoj derisa të vdes. …vullnetarizmi – Nuk shquhem si vullnetar model, por e kam bërë shpesh në jetë. …paratë – Kaq sa fitoj, më mjaftojnë. Ua di rëndësinë, por nuk u gjëmoj nga prapa. Nuk do bëhem kurrë milioner, sepse nuk besoj se do merrem ndonjëherë me biznes. Plus që nuk luaj kurrë llotari. (Buzëqesh) …dhuratat – Nuk para bëj dhurata dhe ua bëj me dije të tjerëve që të mos më bëjnë as ata mua. Kur më bëjnë, pa ndonjë dëshirë të madhe, i pranoj. …kolegët – Krijoj raporte shumë të mira me kolegët në punë. Disa nga ata i bëj edhe miq. Në frigorifer kam viça, derra, qingja, pula… kuptohet, të therur dhe të ngrirë. …Facebooku – Futem te përdoruesit mbi mesatarë. Më duhet për punën, plus që jam tip kurioz dhe shumë social. Por, mund të rri edhe me ditë të tëra pa u futur. …teatri – Dikur kam qenë shumë i tërhequr nga teatri. Tani më duket pak i superuar përsa u përket shijeve të mia estetike. …nostalgjia – Nuk para bëhem nostalgjik. Mundohem të marr nga jeta çdo gjë që dua, në kohën e duhur. Në çdo moshë dhe rrethanë, njeriu që di, mund të marrë maksimumin që i ofrohet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: ALKETA

Next Post

SPARTAK NGJELA: Pse Meta e Rama po luajnë me ndjenjat e shqiptarëve per fotografinë e Enver Hoxhës?

Advertisement