Në ditën e 6-të të aksionit kundër ndërprerjes së abuzimeve me energjinë elektrike, Policia e Shtetit ka arrestuar dhe ndaluar 11 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, pasi 5 prej tyre janë me detyrë elektriçist, punonjës të OSHEE.
Janë ndërprerë 305 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë.
Ndërkohë nga të arrestuarit, 6 janë pronarë biznesesh.
Sipas qarqeve:
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë ndaluar 5 persona me detyrë Elektiçistë pranë OSHEE.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 person.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 2 persona.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është arrestuar 1 person.
• Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë arrestuar 2 persona.
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.