Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë ngjyre jeni ju?

TESTThuhet se ngjyrat janë valë energjie që lëshojnë vibracione specifike të cilat përhapen në qelizat e trupit. Kjo është teoria e terapeutëve që përdorin ngjyrat, si natyropatët, refleksologët dhe disa psikologë, megjithëse shumica e mjekëve e shohin me mosbesim. Thuhet pra se ngjyrat nuk të shërojnë, por lehtësojnë dhe ndikojnë në sjelljen tonë. E verdha, e kuqja, bluja, jeshilja… Një ngjyrë të qetëson, të trishton, ndërkohë që tjetra supozohet të ketë efekte të tjera te ne. Gjeni edhe ju ngjyrën që preferoni, atë që ju përcakton në mënyrë të pandërgjegjshme…

1. Ylberi, ju shtyn të mendoni për:
a. Një fjongo me ngjyra
b. Shallin e një perëndeshe
c. Një fenomen atmosferik
d. Një rrugë me gurë xixëllues

2. Jeni më i ndjeshëm kundrejt…
a. Inteligjencës
b. Vullnetit
c. Sharmit
d. Energjisë

Advertisement

3. Çfarë planeti preferoni ju?
a. Diellin
b. Jupiterin
c. Afërditën
d. Marsin

4. Për ju, sinoni i lirisë është…
a. Një unazë
b. Një çadër dielli
c. Një kartmonedhë
d. Një spektër

5. Jemi në vitin 503, para Krishtit. Cilën perëndi do të zgjidhnit ju?
a. Perëndinë Ra të egjiptianëve.
b. Zeusin e grekëve.
c. Quetzalcoalt të aztekëve.
d. Shivën e hinduve

6. Sipas jush, fjala fantazi ka lidhje me:
a. Meditimin
b. Ëndrrën
c. Imagjinatën
d. Seksin

7. Çfarë përzierjeje pëlqeni ju:
a. Limon dhe fara luledielli
b. Zambakë, lila.
c. Eukalipt, manxuranë, borzilok.
d. Speca të kuq, hudhra dhe mente.

8. Cili peizazh ju ekzalton më shumë?
a. Egjipti, piramidat dhe shkretëtira.
b. Një tajfun në gjirin e Meksikës.
c. Fushat e pamata të Irlandës.
d. Las Vegasi i ndriçuar nga dritat.

9. Natyra ju duket më shumë…
a. Befasuese
b. E rrezikshme
c. E mrekullueshme
d. E panjohur

10. Çfarë menuje do të kompozonit ju:
a. Gjithçka e verdhë: Vezë, pulë me ftonj dhe tortë me ananas.
b. Gjithçka blu: Fruta deti me guacka, troftë blu dhe cheesecake me boronica.
c. Gjithçka jeshile: Kastraveca me mente, lepur me speca jeshilë dhe tartë me çaj jeshil
d. Gjithçka e kuqe: Karkaleca me domate dhe salcë koktejli, rosë me qershi dhe tiramisu me luleshtrydhe.

11. Çfarë guri të çmuar do të vinit?
a. Topazin
b. Zafirin
c. Smeraldin
d. Rubinin

Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju i përkisni ngjyrës së verdhë
E verdhë si dielli, topazi, e diela dhe ari! Ju i përkisni ngjyrës së bujarisë dhe inteligjencës. Jeni gëzimi, optimizmi, drita dhe fjalët. Ju pëlqen dituria e filozofisë hinduiste, drita e diellit, arsyetimet e sofistikuara të psikanalizës, shija e thartë, problemet psikologjike, bota e kulturës, e artit dhe gjithashtu, personaliteti juaj, sepse keni një ego të fortë. E verdha shpreh fitore, triumf, gëzim, besnikëri, por është edhe simbol i dinjitetit, inteligjencës, pasurisë materiale e shpirtërore dhe përpjekjeve të vazhdueshme drejt autenticitetit dhe progresit. Në Kinë, ajo u rezervohet veshjeve perandorake dhe ishte ngjyra e bashkëshortëve në Greqinë antike. Emblemë e diellit, e Perëndisë Mithra të iranianëve që mbretëronte në botën e nëndheshme, e Perëndisë hinduiste, Brahma, të lindur nga një vezë e artë që shkëlqente si një yll me mijëra rreze, ajo është e lidhur edhe me Horusin, Perëndinë e diellit në Egjipt.
Jezu Krishti e ka kokën të rrethuar me flokë biondë të artë që tregojnë rolin e tij hyjnor. Valët vibruese të së verdhës përdoren nga kromoterapeutët për të favorizuar tretjen e mirë dhe një ekulibër të mirë nervor. Sipas mjekësisë indiane veedike, ajo harmonizon çakrat. Si çdo ngjyrë, ka edhe ajo aspektin e vet negativ. Është simbol i së vërtetës (drita e diellit tregon të vërtetën), por edhe tradhtisë, sepse dielli ndriçon edhe dredhinë, mashtrimin, dinakërinë. Atëhere, ajo tregon tradhtinë bashkëshortore, mungesën e ndërgjegjes, xhelozinë dhe, në të njëjtën kohë, evokon shkretëtirën e thatësirën. Në Mesjetë, e verdha ishte simbol i zemërimit.
Gëzimi juaj i jetës mund të kthehet në mërzi sapo të mos ndjeheni më i/e pasionuar për atë që përjetoni. Ngjyrë e bukës, e mjaltit, e së verdhës së vezës, e misrit, e diellit. Ju që i përkisni kësaj ngjyre, jeni i/e sinqertë, i ngrohtë, i afruar, keni shumë empati për njerëzit që ju rrethojnë, e refuzoni vetminë dhe dini të dëgjoni të tjerët. Nëse kureshtia juaj intelektuae pa kufi ju çon nga njëri subjekt te tjetri me të njëjtin entuziazëm, sensi i drejtësisë mund t’ju bëjë të papërkulshëm. Shtoni pak blu dhe të kuqe në të verdhën tuaj.

Nëse keni më shumë përgjigje b. Ju i përkisni ngjyrës blu
Blu si Jupiteri, zafiri, e enjtja dhe kallaji. Ju i përkisni ngjyrës së qiellit dhe detit. Bluja ka lidhje me ujin, përfaqëson jetën shpirtërore, qiellin e pafund, absolut. Burrë ose grua zog, ju fluturoni shpesh në botën tuaj imagjinare. Bluja evokon pastërtinë dhe kërkimin e përkryerjes morale, por është edhe simbol i ëmbëlsisë, qetësisë, soditjes dhe krijimtarisë. Ajo i bashkangjitet zambakut e Jupiterit, si edhe intelektualizmit të qytetërimit egjiptian. Perënditë mitike dhe djajtë e pavdekshëm në Kinë janë paraqitur me një kokë dhe trup blu. Në Europën Qendrore, bluja është mister dhe iluzion. Në budizmin tibetian, ajo është simbol i diturisë. Xhengis Khan konsiderohej nga populli i vet se kishte lindur nga një drenushë e një ujk blu dhe përfaqësonte forcat qiellore. Zeusi dhe Yavvhe i kanë këmbët e vendosura në blu. Bluja përfaqëson gjithashtu pasigurinë dhe harmoninë. Ndryshe nga e kuqja, ajo është e kundërta e lëvizjes dhe e dhunës. Simbol i paqes, ajo është ngjyra e diplomacisë, por kur kalon në ekstrem, është e pasivitetit dhe e dorëheqjes. Bluja ka një gjatësi vale të shkurtër, është një ngjyrë inerte dhe ngadalëson ritmet e jetës. Egjiptianët e trajtonin mungesën e energjisë duke pirë ujin që ishte ekspozuar për një kohë të gjatë në rrezet e diellit. Sipas teksteve indiane, bluja është qetësuese, freskuese dhe e shoqëruar me dehjen. Kështu, në gjermanisht, “të jesh blu” do të thotë të jesh i dehur, ndërkohë që të ndjesh një “frikë blu” do të thotë të përballesh me vdekjen. Gjithashtu, të “ndjehesh blu”, do të thotë të jesh me humor të keq, depresiv. Ngjyrë e perëndive dhe e pavdekshmërisë, ajo ju jep shijen e qetësisë e sigurisë dhe ju eviton aventurat e pamenduara. Ju jeni i ndjeshëm ndaj besnikërisë në martesë, ndaj butësisë, sharmit dhe poezisë. Megjithëse imagjinata, liria dhe ëndrra janë koncepte të lidhura me blunë, ju jeni shpesh dhe fshehurazi, melankolikë. Kështu, mundohuni të hidhni pak të kuqe në blunë tuaj.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Ju i përkisni ngjyrës jeshile
Jeshile si Afërdita, e premtja, smeraldi, deti dhe forca, ju i përkisni ngjyrës së krijimtarisë dhe ambicies. Ashtu si një pemë që thith karbonin e atmosferës dhe e transformon në klorofil me një rezistencë të jashtëzakonshme, ose si një lumë që fut në ujin e vet maksimumin e energjive të mundshme, ju merrni vendime praktike dhe materialiste. Jeshilja, për aztekët e lashtë, përfaqësonte Quetzalcoalt, perëndinë-zog të pjellorisë. Gjithashtu, smeraldi jeshil që priftërinjtë egjiptianë e vinin nën gjuhë, u lejonte atyre të flisnin me shpirtrat. Kjo ngjyrë është simbol i asaj që çdo gjë në këtë botë është kalimtare, simbol i fatit, i shansit, i aftësive seksuale (mbreti francez Henri IV, mbiquhej Xhentëlmeni Jeshil). Në Indi, Ganeshi, perëndia me kokë elefanti, mjeshtër i diturisë, është i rrethuar me jeshile.
Jeshilja simbolizon edhe lirinë e kalimit, ndryshe nga e kuqja që tregon ndalimin mistik; është ngjyra e profetit dhe e veshjeve të tij, në fenë myslimane. Jeshilja është ngjyrë e ftohtë, që simbolizon rinovimin, jetën, shpresën, që qetëson ankthet. Në Kinë, jeshilja simbolizon pranverën dhe elementin dru që del nga toka e zezë e dimrit e përgatit të kuqen e verës. Ajo mund të jetë edhe ngjyra e të çmendurve, e djallit, e së keqes, e dragonjve dhe e legjendave të vdekjes. Kjo shpjegon reagimet instiktive të evitimit që kanë disa persona kundrejt jeshiles. Për shembull, aktorët refuzojnë të vishen me jeshile. Ky supersticion vjen nga Mesjeta, ku aktorët kishin frikë se bojërat e përdorura për veshjet përmbanin substanca të rrezikshme për lëkurën, si arseniku. Jeshilja është ngjyrë familjare dhe e çuditshme, tonike dhe misterioze, qetësuese dhe shqetësuese, të siguron dhe të kërcënon, ekuilibron dhe shqetëson. Ajo është e kundërta e së kuqes, ashtu si uji është e kundërta e zjarrit. Ata që i përkasin asaj, janë krenarë, të pavarur, kërkues, që shkojnë deri tek intoleranca dhe kokëfortësia. Kështu, mundohuni të fusni shumë blu dhe të verdhë në jeshilen tuaj.

Nëse keni më shumë përgjigje d. Ju i përkisni ngjyrës së kuqe
E kuqe si Marsi, rubini, e marta dhe hekuri. Ju i përkisni ngjyrës së zjarrit dhe gjakut. Ju jeni energjia, shijet e forta, veprimet autoritare dhe sensuale, djegia, ndryshimi i gjendjeve shpirtërore. Ngjyra e kuqe i bashkangjitet verës, traditave, ideve të bazuara te praktika dhe siguritë. Ja përse ju pëlqen gjithçka që kërkon vullnet dhe përpjekje. E kuqja është edhe simbol i lëvizjes dhe krijimit, ngjyra e dashurisë, e fuqisë, gëzimit, e vitalitetit seksual, luftës dhe revolucionit. Në Kinë, dhëndrri dhe nusja vishen me të kuqe. Në Egjipt, kjo ngjyrë ishte e lidhur ngushtë me idenë e dhunës. Ngjyra e kuqe, e njohur që prej epokës së akullnajave në formën e oksidit të hekurit, është përdorur në pikturat e shpellave parahistorike në të gjithë spektrin e saj. Në planin psikologjik, ajo konsiderohet ngjyra më dinamike. Ajo shton presionin e gjakut dhe përshpejton ritmin e zemrës. Thuhet se ajo perceptohet brenda 0,02 sekondash, kundrejt 0,06 sekondave për blunë. Thuhet se tërheq njerëzit instiktivë, ata që janë më afër natyrës, fëmijëve dhe kafshëve. Dinamizmi i saj i madh bën që të vijë në vend të dytë për nga preferencat, pas ngjyrës blu. Vagneri afirmonte se mund të kompozonte vetëm me dritë të kuqe, megjithatë ajo e laboratorëve të fotografive mund të shkaktojë shqetësime. Gjithashtu, është konstatuar se përdoruesit e telefonave publikë, kabina e të cilëve ishte lyer me ngjyrë të kuqe, bisedonin shumë më pak kohë me bashkëbiseduesit e tyre! I/e pajisur me një vullnet të fortë, ju keni etje për dashuri dhe popullaritet. Ngjyrë e impulseve pak a shumë të nënshtruara ose të ndrydhura, ngjyrë e shenjtë, simbol i shpirtit dhe jetës, simbol i gjakut, përfaqësuese e vdekjes dhe pastrimit të shpirtit, e kuqja është emblema e nevojës për të dominuar dhe vepruar. Ju veproni me instikt, jeni krijues/e dhe i pushtetshëm. Ju karakterizojnë ngrohtësia, zjarri, guximi dhe dëshirat e dhunshme. Këto gjëra ju shtyjnë nganjëherë të keni qëndrime pasionante, por nganjëherë i nënshtroheni një disipline të rreptë, gjë që ju bën shumë të ngurtë. Vini pak blu dhe të verdhë në ngjyrën tuaj të kuqe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rudina Dembacaj: Ndjehem tamam si Aja!

Next Post

Për cilën pjesë të trupit kanë komplekse gratë?

Advertisement