Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë dini për shtyllën kurrizore?

kuic, shtylla kurrizore1. Kur rritesh, shtohen edhe rruazat e shtyllës kurrizore:

a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Astronautët zgjaten kur janë në hapësirë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Advertisement

3. Cila ka më shumë kocka në qafë?
a. Gjirafa
b. Njeriu
c. Dembeli (lloj kafshe)

4. I parë në profil, cilës shkronjë i ngjan më shumë kurrizi juaj?
a. L
b. I
c. S

5. Nëse keni hernie diskale, kjo do të thotë se disku ka rrëshqitur nga vendi i tij.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. Cili nga pozicionet e gjumit është më i mirë për kurrizin tuaj:
a. Të flesh me kurriz
b. Të flesh anash
c. Të flesh me bark

7. Nëse ju dhemb kurrizi, është mirë të qëndroni një javë shtrirë në shtrat:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

8. Portofoli juaj mund të jetë i keq për kurrizin tuaj:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Vetëm të rriturit kanë dhimbje shpine.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

10. Sa më lart të dëmtohet shtylla kurrizore, aq më dëm i sjell ajo trupit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Përgjigjet
1- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shtylla jonë kurrizore është e përbërë nga shumë rruaza, të quajtura vertebra në formë unaze, të vënë njëra sipër tjetrës. Shumica e njerëzve lindin me 33 rruaza, por kur arrin moshën e pjekurisë, ato mbeten 24. Kur ne rritemi, edhe disa nga rruazat rriten bashkë me ne.
2- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Këtu në Tokë, forca e rëndesës bën që trupi ynë të ketë peshë e për pasojë, ngjeshen disqet elastike që ndodhen midis kockave të shpinës. Në hapësirë, kjo forcë nuk ekziston dhe shtylla kurrizore zgjatet. Astronautët mund të zgjaten deri në 3% në hapësirë. Kur rikthehen në rëndesën e Tokës, ata i kthehen gjatësisë së tyre normale.
3- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Mund të duket e pabesueshme, por gjirafat kanë të njëjtin numër kockash në qafë, ashtu si edhe njerëzit. Në fakt, shumica e gjitarëve kanë 7 kocka në qafë, por dembeli ka 9.
4- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Kurba e shtyllës suaj kurrizore mban peshën e trupit tuaj. Ato ju ndihmojnë të mbani drejtpeshimin dhe të qëndroni drejt. Pjesa e sipërme e shtyllës mban peshën e kokës, që është 5-6 kilogramë. Pjesa e poshtme është ajo që mban peshën më të madhe të trupit tuaj.
5- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mendojini disqet që ndodhen mes rruazave të shtyllës kurrizore si zbutës të goditjeve, si një lloj amortizatori. Ata janë të fortë nga jashtë, por brenda kanë një mbushje të butë, si jastëkë të vegjël të mbushur me xhel, duke bërë kështu zbutjen e shokut të pësuar nga ecja, vrapimi, kërcimi dhe qëndrimi në këmbë. Kur keni hernie diskale, disku çahet dhe xheli i butë që ndodhet brenda, del jashtë, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, dobësi ose mpirje.
6- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pozicioni më i mirë është ai i të fjeturit anash. Fjetja me bark mund të shkaktojë lodhje të shpinës dhe dhimbje në qafë, ndërsa fjetja me kurriz ushtron më shumë presion në kurriz. Ju mund ta reduktoni këtë gjë, duke vënë një jastëk poshtë gjunjëve. Gjithashtu, mund të flini anash dhe të vini një jastëk midis këmbëve. Për të ndihmuar kurrizin tuaj, ju duhet të keni një peshë të shëndetshme dhe uluni në një karrige ku gjunjët të jenë pak më lart sesa ijet. Gjithashtu, duhet të evitoni duhanin, i cili pengon gjakun të shkojë në disqe, duke i bërë ato më pak elastike.
7- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Një ditë ose dy në shtrat mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë, por nëse qëndroni më shumë, do të ndjeheni më i dobët dhe do të keni më shumë dhimbje. Më shumë do t’ju ndihmonte të bënit pak fiskulturë dhe të merrni ilaçe, sesa të rrini në shtat. Kështu pra, ngrihuni dhe ecni nëpër shtëpi nja dy minuta çdo një orë, edhe sikur të keni dhimbje.
8- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nëse e mbani portofolin në xhepin e pasmë të pantallonave, mbase duhet t’i ndërroni vend, ose të paktën hiqni gjërat e panevojshme në të. Edhe kur punoni, mendoni ta vini në një vend të sigurtë, sepse nëse uleni gjithë ditën me të në xhep, kjo mund t’ju shkaktojë bezdi dhe dhimbje shpine.
9- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Zakonisht, dhimbje shpine kanë njerëzit e moshën 30 vjeç dhe më shumë, por nuk përjashtohen këtu edhe fëmijët me çanta shpine të mbingarkuara. Lehtësojuani peshën dhe mësojini fëmijët tuaj që:
– Të përkulin gjunjët kur të ngrenë pesha të rënda
– T’i mbajnë librat nëpër dollapët e shkollës, kur kanë mundësi. Ata, gjithashtu, mund të përdorin çanta me rrota. Të rriturit mund të evitojnë problemet me kurrizin e tyre, duke e mbajtur veten në formë dhe duke evituar sforcimet.
10- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Vendi i dëmtimit të shtyllës kurrizore, ka rëndësi. Nëse ajo dëmtohet në pjesën e qafës, mund të përfundosh krejtësisht i paralizuar, më poshtë mund të jesh tetraplegjik dhe nëse dëmtohet në pjesën e poshtme, mund të humbasësh përdorimin e këmbëve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ushqimi i baballarëve ndikon në shëndetin e pasardhësve të tyre

Next Post

LORIK CANA PER BARAZIMIN NE FRANCE:

Advertisement