Skip to content Skip to footer

Arvizu shpëtoi Ramën nga turpi dhe rrëzimi brenda dy muajsh

Avokat Ngjela sapo botoi ne Facebook komentin e meposhtem ne analize te ngjarjeve te diteve te fundit: Ambasadori amerikan Arvizu, dhe vetë poltika amerikane, e shpëtoi gjendjen e moralitetit politik në Shqipëri nga marrëzia amorale e fluksit injorant të Partisë Socialiste, i cili kishte marrë vrull për të rehabilituar Enver Hoxhën në këtë përvjetor çlirimi. Nuk e kuptuan dot asnjëherë këta aspirues të kotësisë që, kurrë nuk mund të marrësh votat kundër diktaturës, dhe pastaj, me forcën e policisë, të vendosësh sërish simbolet e diktaturës së shëmtuar hoxhiste në Shqipëri. Një tentativë kalamajsh, por që, brenda vetes, mbante një ligësi, e cila më mirë që doli dhe u shfaq, sepse i bëri gjërat edhe më të qarta. Si ka mundësi që të pranonin shqiptarët Enver Hoxhën me dhunë fjalimesh politike, vetëm pse ky “ka drejtuar një luftë”, të cilën e shfrytëzoi për ta kaluar në një krim individual shtetëror? Pse, Stalini, nuk drejtoi Luftën Patriotike, por, a nuk është zhyrur sot në thellat e krimit në Rusi, e kudo? Politika e sotme, nëse donte që ta shpëtonte Luftën Nacional – Çlirimtare nga turpi që erdhi pas çlirimit të vendit në 45 vjet, duhej të bënte që ta ndante atë Luftë nga Enver Hoxha, dhe jo të shpëtonte monstrën Hoxha nëpërmjet lavdisë së asaj Lufte. Por ishte politika amerikane dhe sidomos aftësia e ambasadorit Arvizu që ruajti moralitetin shqiptar kundrejt historisë, dhe që ia dha këtë mundësi edhe Kryeministrit të dyzuar shqiptar, që ta shpëtonte këtë Kryeministër disi nga turpi historik në këtë festë, por, të shpëtonte njeherësh edhe pushtetin e tij politik, sepse, në të kundërt, Rama do rrëzoj për dy muaj, bashkë me injorantët enveristë që ka rrotull tij. Kush bën sikur nuk e kupton se Lufta Nacional – Çlirimtare njolloset me Enver Hoxhën, nukse vlerëson Luftën dhe të rënët shqiptarë në të, por kërkon që, krimin e stërzgjatur shqiptar të pasluftës, ta fshehë më anë të lavdisë së Luftës. Naivitet dhe ligësi kundrejt historisë është patjetër një metodë e tillë, e cila tani duket se vdiq.

Leave a comment

0.0/5