Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria
Alida Duka: I dhashë fund dashurisë tetë vjeçare!
Lidhje vetëm për qejf...

Alida Duka: I dhashë fund dashurisë tetë vjeçare!

Është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme, që edhe pse jetojnë larg Shqipërisë, nuk resht së sjelli hite dhe muzikën më të mirë në vend. Të gjithë e njohim si motrën e Stines, por kjo nuk e ka penguar dhe as favorizuar suksesin e saj. Gjithmonë me trendet muzikore dhe me klipet që bien në sy, Alida ka ditur të tërheqë vëmendjen e mediave duke u bërë shpeshherë edhe pjesë e faqeve me thashetheme. Është një vajzë e talentuar që si gjithë vajzat e tjera, ndodh të bjerë në dashuri dhe të hedhë në vargje përjetimet e saj, siç është rasti i këngës “Vuaj”, një këngë që i dedikohet historisë së saj tetë vjeçare të dashurisë. Me sa duket, Alida është më e frymëzuar se kurrë dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse çdo gjë që ajo bën, merr miratimin e fansave. Të gjithë juve që doni të dini zhvillimet më të reja në jetën e saj, ju ftoj të lexoni këtë intervistë të sinqertë…
Rita Rrjolli: – Përshëndetje, e dashur Alida! Si je?
Alida Duka: – Përshëndetje miqtë e mi të “Intervistës”! Jam mirë dhe ju falënderoj që më bëni shpesh pjesë të hapësirës suaj!
– Përse në këngën tënde të fundit thua “Call me” dhe jo “Më telefono”? Pse zgjodhe anglishten, para shqipes?
– “Call me” ngjiti që në fillim kur e kompozova si këngë në angisht dhe ashtu ngeli. Nuk e mendova fare se pse anglisht, para shqipes.
– Ashtu si në titullin e këngës, kërkon shpesh të të telefonojnë?
– Besoj se e keni kuptuar që është një këngë dedikim dhe jo në përgjithësi… (Qesh)
– Në këto momente, a po pret një telefonatë nga një njeri i rëndësishëm?
– Të them të drejtën, po!
– Si është raporti yt me telefonatat; më shumë bën apo pret të tilla?
– I bëj të dyja, varet nga ditët.
– Personi me të cilin flet çdo ditë…
– S’më kalon ditë pa folur me mamin.
– Teknologjia për ty është domosdoshmëri?
– Po.
– Mesazhi më i çuditshëm që ke marrë ndonjëherë…
– Nuk më kujtohet ndonjë konkret, për momentin.
– Para pak kohësh, dëgjuam se ti do të përfaqësoje Gjermaninë në Eurovizion…
– Ai lajm ka qenë i gabuar. Unë nuk do të përfaqësoja Gjermaninë në Eurovizion, por u futa si konkuruese, me këngën “Touch me”. Ishte thjesht një shkrim që nuk u bazua askund.
– A është Eurovizioni një nga synimet e tua?
– Sigurisht! Eurovizioni është pikësynim i çdo këngëtari e, pse jo, edhe i imi.
– Menjëherë pas këngës “Call me”, po xhiron këngën “Vuaj”… Po kjo këngë, a është dedikim?
– Po, është dedikim i lidhjes sime tetë vjeçare, që sapo e përfundova.
– Domethënë, këtu ti shfaq gjithë zhgënjimin tënd?
– Mbi të gjitha, në këtë këngë, do të ketë shumë ndjenjë.
– Kur del në treg?
– Për tre javë, besoj. Klipin ia kam besuar Gold Production.
– Si ka nisur ky vit për ty?
– Realisht, 2014-a po më duket një vit i mbarë, që mbart shumë energji pozitive. Madje, më shumë se vitet e tjera.
– Në një fillim viti, a bën edhe ti si të gjithë, plane të reja?
– Ndryshe nga gjithë të tjerët, unë planet i bëj pa filluar viti. (Buzëqesh)
– Cila është dëshira më e madhe që ke tani?
– Të jem mirë më shëndet, se të tjerat vijnë vetë, me kalimin e kohës.
– Shumë këngëtare po bëhen nëna… Ti, duhet ta planifikosh diçka të tillë, apo kur ndodh… ndodh!?
– Aspak nuk e planifikoj diçka të tillë… Kur ndodh… ndodh! Mirë e the edhe ti…
– Në këtë rast, do dëshiroje vajzë, apo djalë?
– Do preferoja vajzë.
– Do të doje një familje me shumë pjesëtarë?
– Po, dua një familje të madhe.
– Qyteti ideal për të jetuar…
– Ideali për të jetuar është vendi ku unë aktualisht jetoj, në Hanover.
– Pse? Ç’gjë të veçantë ka Hanoveri?
– Nuk është se ka diçka apo nuk ka diçka… Thjesht, i ka të gjitha ato që i shërbejnë një njeriu për të jetuar në mënyrë perfekte.
– Mora vesh që për Shën Valentin ishe në Shqipëri… E vërtetë?
– Po, e vërtetë.
– Mos vallë personi i zemrës jeton në Tiranë dhe erdhe të festosh?
– Jo, kjo s`ka lidhje. Jam këtu për një koncert dhe për xhirimet e këngës “Vuaj”.
– A mund të rezistojë një dashuri në distancë?
– Po, mundet.
– E thua këtë, sepse e ke provuar edhe vetë?
– Jo, personalisht jo, nuk e kam provuar.
– Alida, a je person që zhgënjehesh lehtë?
– Jo shumë lehtë…
– Ku e shijon më shumë jetën e natës, në Shqipëri, apo në Gjermani?
– Edhe këtu në Gjermani, por edhe në Shqipëri është shumë-shumë bukur dhe shijohet më së miri.

Po, jo ose ndoshta…
– Jam zënë me një vajzë, sepse i urrej thashethemexhiet!
– Po.
– Kam dalë në mes të natës, në të ftohtë, për të pirë cigare!
– Jo.
– Jam zënë me të dashurin tim, edhe për një sms të parëndësishme!
– Jo.
– Kam harxhuar aq shumë para për rroba, sa dy ditët në vazhdim s`kam dalë nga shtëpia!
– Po.
– Kam kaluar nga gabi (rrobat e përdorura) dhe jam ndalur duke parë diçka!
– Jo.
– Jam revoltuar, sepse nuk më kanë lënë të hyja pa prenotim në diskotekë!
– Jo.
– Më ka propozuar një politikan… nuk i kam pranuar, edhe jam penduar!
– Jo.
– Rrobat e plazhit i vesh vetëm bikini!
– Jo.
– Gjysmën e femrave të Bllokut i konsideroj budallaqe!
– Jo.
– Shoqëria ime ndër vite është pakësuar!
– Jo.
– Pasuria ime ndër vite, është rritur!
– Po.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement