Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të kalojë epilepsia?

– Përshëndetje “Intervista”! Kam një pyetje për Dr. Jashar Demirin. Para më shumë se 10 vjetësh, bashkëshortja ime bëri një abort të detyruar pasi kaloi shytat dhe këtë gjë e përjetoi shumë keq. Që nga ajo kohë, ajo ka patur herë pas here shtrëngim fyti dhe i dukej sikur dëgjonte zëra të largët. Kjo gjë i ndodhte shpesh, kohët e fundit. I kam kërkuar shumë herë të bënim një vizitë, por nuk ka pranuar. Para 1 viti, natën, në gjumë, kaloi një krizë të fortë, me shtrëngim të trupit dhe pa ndjenja. Menjëherë u nisëm për në Tiranë ku bëmë skaner e ezhe dhe përgjigjja e mjekëve ishte: Epilepsi. Ata i dhanë tegretol të cilin e pinte një kokërr në ditë. Kaloi një vit me këtë mjekim dhe ka qenë mirë, vetëm se shtrëngimi i fytit i ndodhte herë pas here. Para një muaji, pas një tjetër vizite, i ndërpreu ilaçet dhe 1 javë pasi i la, e zuri kriza përsëri, këtë radhë ditën. I bëmë përsëri ezhe dhe mjeku i tha që duhet të pinte tegretol, por këtë radhë, do ta fillonte gradualisht. Në këto momente, ajo pi tre kokrra në ditë. Mjekët më dhanë siguri me këtë mjekim që nuk do ketë më kriza, por ju lutem, doktor Jashari, a është e vërtetë kjo, pasi punojmë në një punë të dy dhe kam frikë ta lë vetëm? Bashkëshortja ime tani është 28 vjeçe. A mund t’i kalojë kjo sëmundje, në qoftë se mjekohet rregullisht? Të më falni që u zgjata kaq, por jam me të vërtetë i shqetësuar, ndaj doja një mendim nga ana juaj.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar letërshkrues, kjo sëmundje kalon mrekullisht nëse trajtohet e mjekohet rregullisht. Pyetjes suaj po i përgjigjem duke dashur që edhe t’ju përgëzoj për kujdesin që tregoni ndaj bashkëshortes suaj 28 vjeçare. Vetëm një gabim e paskeni bërë, gjë që nuk duhet ta kishit lejuar dhe kjo është lënia e ilaçeve nga ana e gruas suaj me epilepsi, pa u konsultuar me doktorin, gjë që ka sjellë brenda javës edhe krizat e tjera të sëmundjes. Ilaçet nuk pihen e as nuk lihen pa u konsultuar me doktorët, porse gjej këtu rastin që t’u lutem edhe kolegëve të mi doktorë, që të mos përtojnë, por ta sqarojnë sa më mirë klientin se përse ilaçet fillohen me doza të pakëta e rriten gradualisht, përse lënia e tyre bëhet përsëri graduale ashtu si avioni i cili e cek tokën, pasi është ulur rrafsh me të. Gjithashtu, të sqarohet se përse duhet mjekimi mbajtës për disa sëmundje dhe, ç‘është më e shpeshta, përse nuk duhen lënë lënë ilaçet që në fillimin e tyre, kur duket sikur po të bëjnë më “keq”, kur në fakt pikërisht ky lloj “përkeqësimi” tregon se ato po të bëjnë punë, po “ngacmojnë” dhe organizmi po reagon. Mirëpo, na janë bërë “doktorë” edhe ca që, siç thotë populli, “nuk dinë se nga lidhet gomari”. Doktori duhet të japë porosi që ilaçet, kur futen në veprim, si në ndonjë “sulm” me sëmundjen, krijojnë si fillim një si “sëmundje të dytë”, pa të cilën nuk shërohet dot e para. Këtë desha të them si fillim, si edhe një porosi që e ka burimin që nga koha e Hipokratit, kur ndër shekuj është thënë se doktori nuk shëron vetëm me ilaçet e gjilpërat, por ca më shumë, me fjalën e tij. Të gjithë doktorët duhet të jenë sadopak edhe “psikologë”, pasi truri është organi kryesor i njeriut, ndaj edhe ka shumë raste kur trajtimi me psikoterapi apo “placebo” ka dhënë rezultate duke shëruar deri edhe kancerin e duke habitur edhe doktorët më të famshëm tradicionalë.
– Le të kthehemi përsëri te rasti juaj: Shumë mirë që keni gjetur sëmundjen duke bërë skaner, ezhe e analiza, pasi diagnostikimi i saktë, mundëson edhe mjekimin me sa më pak kosto dhe pa shumë efekte anësore, si edhe brenda një kohe sa më të shkurtër. Mbi të gjitha, këtu ka rëndësi pranimi i sëmundjes si një lloj “bashkëjetese” (e detyruar) nga e cila “përfitojnë” aq sa është maksimumi i mundshëm. Bërja e EKG-së, EZHE-së etj. ka rëndësi pasi shkenca sot ka evoluar shumë, por dua të them se ka jo pak rëndësi edhe fakti se kush dhe se si i “lexojnë” këto skanera e ezhera. Kemi pasur dhe ca raste “tragjike”, kur nga intepretimi i tyre i gabuar është dhënë edhe ilaçi i gabuar, duke i bërë kështu pacientit një dëm të madh. Gabimi, në këto raste, quhet “njerëzor”, por ai që nuk më pëlqen mua është fakti se disa doktorë vuajnë nga ajo që quhet “turpi i rremë” për të bërë konsulta, për të bashkëpunuar ose për të thënë se “nuk jam aq i sigurtë e do të më duhet të konsultohem për këtë problem me kolegët dhe me literaturën…”. Megjithatë dua të shtoj këtu se doktorët që kemi në gazetën tonë, janë shumë korrektë dhe të përkushtuar ndaj klientëve që paraqiten tek ata. Dalim përsëri te rasti juaj… Një gjë qenka me rëndësi në rastin tuaj, se pavarësisht nga këto që ju shkruani, edhe pse nuk më thoni se çfarë lloj epilepsie është diagnostikuar (pasi janë shumë lloje) fakti që tegretoli ju ka bërë dobi është sukses, që do të thotë se mjekimi ka qenë i saktë dhe se ilaçi ka kaluar atë që quhet “filtri i provës”, shyqyr! Do t’ju tregoj një rast të dhimbshëm nga Jugu: Më erdhi një prind dhe më tha se prej 6 vitesh po e mjekonin vajzen e tij për epilepsi dhe ajo nuk e kishte përmirësimin e duhur. Ai më kërkoi t’i jepja disa nga kurat e mia bimore, por unë nuk ia dhashë ato, pasi edhe kurat bimore nuk janë si ujët e burimit dhe nuk jepen pa një diagnostikim të saktë. Këmbëngula që ai ta sillte vajzen dhe e solli. Që në pyetjen e parë që i bëra, unë e përjashtova 100 % epilepsinë, pavarësisht nga rezultatet e vizitave. Pyetja ime ishte kjo: “A je dëmtuar ndonjëherë duke rënë befas?”. “Jo, tha ajo, asnjëherë, pasi kurdoherë unë arrij ta zgjedh vendin se ku do të bie…”. Si ka mundësi, mendova, që mjekët ia kishin dhënë kurat e rënda e nuk e kishin marrë parasysh këtë fakt, që epileptiku nuk e kupton se ku e kur bie dhe çan kafkën ose bie në zjarr apo në ujë, kurse histeriku bie kudo me “art”, edhe pse ky lloj “arti”, me kalimin e kohës, i bëhet aq zakon sa as vetë ai nuk arrin ta kuptojë pse e bën apo pse nuk mundet që të mos e bëjë. Meqenëse unë nuk kisha kompetencë për t’ia ndryshuar ilaçet, e çova vetë te dy doktorë kompetentë dhe ata e përjashtuan totalisht epilepsinë. Atëhere, e mora përsipër këtë vajzë për ta kuruar me psikoterapi e ilaçe 100 % bimore dhe sot, ajo është pedagoge, por të gjitha këto i bëra pasi u sigurova. Është gabim të japësh diagnoza apo kura vetëm nga letrat e pacientëve, pa një diagnostikim të saktë, gjithmonë me prova e me praninë e pacientit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KE KAPI POLICIA DJE?

Next Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Advertisement