Kështu shkruan e përditshmja serbe, Kurir, duke u bazuar në burimet e veta prane UEFA-s. “UEFA beson se Federata Serbe e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit bënë shkelje shumë serioze dhe duhet tani t’i vuajnë sanksionet. Kësisoj, është gati e pamundur që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, sepse në këtë mënyrë do të kishte shpërblim, në vend të dënimit dhe UEFA nuk e do një gjë të tillë”, shkruan sonte Kurir.