Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

SPARTAK NGJELA: Do shihni edhe më…prisni…!

Gjithmonë ka pasur e do të kete gjithashtu përherë një lidhje midis politikës, kulturës dhe institucioneve demokratike. Kjo është koha moderne, por që është shumë larg nga ne, sepse, që të kesh institucioine moderne dhe politikë të kohës, domethënë moderne, duhet të kesh njerëz që i njohin këto. Ja, shiheni se cfarë po na ndodh sot: një minstër i Brendshëm që nuk e di që procedurat e shkarkimit të gjyqtarëve fillojnë vetëm nga ministri i Drejtësisë; dhe jo nga Presidenti i Republikës. Dhe, pastaj, ky Nishani tallet me “fëmijët” e Ramës; dhe Rama rri e bën sehir, se në fakt s’ka se çfarë të bëjë: të prishë ndërtimet pa leje, apo të strukturojë reformat për institucionet moderne të shtetit shqiptar?

Shqiptarët duan punë, dhe kjo vjen nëpërmjet prodhimit. Prodhim s’ka, se nuk ka investime, kurse investitorët nuk investojnë se nuk janë të sigurt me një pushtet gjyqësor të korruptuar dhe me një administratë vjedhacake. Përëndimi, gjithashtu, nuk jep para, sepse nuk është aq i “lehtë”nga mendja që ato t’ia përlajë korrupsioni shqiptar. Dhe gjëndja ka ngrirë. Koha nuk pret, kurse institucionet janë të mbushura me njerëz që duan para për të të shërbyer. Një gjendje që duhet ndërruar. Por kush ta ndërrojë, “fëmijët e Ramës” që nuk njohin ligjet; që nuk e dinë esencialisht se ç’janë institucionet dhe çfarë është një shtet demokratik modern? Kush ta ndërrojë, ministrat e Metës që gjithë ditën nuk punojnë për shtetin, por për të bërë paratë që i duhen për të larë haraçin që iu kërkon Meta? Shteti shqiptar është ende një turp historik. Dhe priteni, se gjendja do të precipitojë edhe më rëndë. E patë sesi na nëpërkëmbi Serbia në arënën europiane? E dini pse?… sepse nuk kemi pushtetarë që të dinë se çfarë është politika moderne; dhe, edhe pse kanë Amerikën me vete, nuk dinë të fitojnë asgjë. Në fakt këta janë pushtetarë që nuk dihet se për kë punojnë, se për shqiptarët dihet që s’kanë punuar asnjëherë. Dhe, a e patë sesi u fsheh presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit? Sepse nuk ka një shtet shqiptar që t’i kërcasë dhëmbët e t’i gjejë vendin një birboje që ndihmon Platininë kundër vendit të tij… Pritni se do të shihni edhe të tjera dobësi të një shteti që s’ka respekt në arenën ndërkombëtare, sepse s’ka politikanë dhe burra shteti që ta drejtojnë… Do shihni edhe më…prisni…!

Ja, kjo është gjendja jonë me pak fjalë…dhe duhet gjetur me çdo kusht një rrugëdalje…

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më rrihte sepse ishte xheloz i sëmurë!

Next Post

Kujdes, kur të bëni seks në...

Advertisement