Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
E dhunon dhe e kërcënon i shoqi...
Si më llogaritet pensioni dhe a duhet të vij në Shqipëri?
Faqja e Facebookut nuk më del normale...

Si më llogaritet pensioni dhe a duhet të vij në Shqipëri?

– Jam F. Ndreu, emigrant në Itali, i datëlindjes 29.12.1954. Në muajin dhjetor të këtij viti mbush 60 vjeç. Kam punuar në kooperativë bujqësore për 10 vjet dhe kam paguar kontribute si bujk privat, prej vitit 1994, deri në vitin 2010. Mundësisht, dua të di, a marr pension në Shqipëri dhe si do të më llogaritet pensioni, si pension kooperative apo si pension qyteti? Për të bërë aplikimin për pension, duhet të vij vetë në Shqipëri?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, në nenin 96 të ligjit numër 7703 datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, theksohet:

– Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore kanë jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji, ndërsa pension invaliditeti e pension familjar përfitojnë kur kanë jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit që parashikojnë, respektivisht, nenet 35 e 40 të këtij ligji. Në rastet e tjera, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë caktohet nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shtesa, që u jepet këtyre personave do të jetë 1 për qind për çdo vit sigurimi, duke filluar nga data 1.10.1993 e në vazhdim, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar, që personat e siguruar e kanë arritur nëpërmjet kontributeve.

Advertisement

– Të vetëpunësuarve në bujqësi që plotësojnë kushtet për pension, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve për vitet përkatëse, në atë masë që është caktuar nga Këshilli i Ministrave, por jo për periudhat para datës 1.10.1993. Kushtet për pension janë ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Periudha e sigurimit, për të cilën është derdhur kontribut pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihet vjetërsi pune në marrëdhënie me shtetin, për efekt të zbatimit të këtij neni. Duke qenë se nuk keni plotësuar 35 vite kontributive dhe nuk keni plotësuar ½ e vjetërsisë kontributive që kërkohet për të përfituar pension si në qytet, do të përfitoni pension të pjesshëm pleqërie, që do të përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e vjetërsisë prej 10 vitesh do të llogaritet si pension kooperative, sipas ligjit numër 4976, datë 29.6.1972 “Për pensionet e ish anëtarëve të kooperativave bujqësore” dhe pjesa tjetër e vjetërsisë prej 16 vitesh, do të llogaritet si pensionet e të vetëpunësuarve në qytet, sipas ligjit numër 7703 datë, 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Sipas informacionit që jepni, pensioni juaj do të përbëhet nga 2 pjesë: 10 vite që keni në kooperativë bujqësore, do të trajtohen në bazë të ligjit numër 4976, datë 29.6.1972 “Për pensionet e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore” dhe 16 vite sigurimi, si i vetëpunësuar në bujqësi do të trajtohen për efekt përfitimi pensioni si i vetëpunësuar në qytet me 1 për qind për çdo vit sigurimi, duke filluar nga viti 1994 e në vazhdim, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Për të bërë aplikimin, në rast se nuk keni mundësi të vini vetë në Shqipëri, mund të prokuroni një të afërm, për të vepruar në emrin tuaj. Për t’ju ndihmuar për të gjitha procedurat mund të drejtoheni dhe në zyrat tona, apo të lidheni me email në adresat tona elektronike: N.Balluku@inas.it B.Aliaj@inas.it dhe albania@inas.it Tel. 003554531748 dhe cel. 00355665708074. Të gjitha shërbimet tona ofrohen pa asnjë pagesë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E dhunon dhe e kërcënon i shoqi...

Next Post

Faqja e Facebookut nuk më del normale...

Advertisement