Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Djali im

– Kam parë në ëndërr sikur dikush më tha: “Djali nuk të ka vdekur, por është në Greqi për kurim”. Më thanë: “Është rëndë, nuk i flet fjalët tamam, nuk ecën si të gjithë”, nuk më kujtohet e pashë apo më thanë që edhe kokën e kishte të ndarë në dysh dhe qe i shpërfytyruar. Qava dhe u gëzova në të njëjtën kohë, thashë “të paktën e kam gjallë”. Iu luta burrit që të iknim në Greqi, por nuk kishim pasaportë dhe morëm një rrugë mes malesh, që ishte si labirint, rrugë e ngushtë dhe e mbuluar. Kemi hequr shumë derisa dolëm në Greqi, por sa dolëm, na kapi policia. U lutesha, u përgjërohesha, u tregova për hallin që kisha, por ata nuk më lanë. Më doli gjumi duke bërë fjalë me ta, por u zgjova aq e lodhur sa nuk i hapja dot sytë.

E nderuar zonjë! E kuptoj dhimbjen tuaj për djalin, që ju është rrënjosur në shpirt dhe në mendje tashmë prej vitesh. Dëshira e një nëne për ta parë djalin e saj, nuk krahasohet me asnjë dëshirë tjetër në këtë botë. Kjo dëshirë, malli dhe dhimbja që ndjeni në shpirt për të, ju bën të shikoni ëndrra të tilla sikur është gjallë dhe jeni gjithnjë në kërkim të tij. E qara dhe gëzimi janë momentet tuaja të trishtimit dhe drita shprese të vogla që shuhen sapo qëndroni me këmbë në tokë dhe mendoni realitetin e mungesën e tij. Pra, e gjithë ëndrra ka lidhje me gjendjen tuaj shpirtërore, por njëkohësisht, është një mesazh për ju, që po e dëmtoni veten tuaj në këtë mënyrë. Ju duhet të keni edhe pjesëtarë të tjerë në familje; ata kanë nevojë për ju, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Duhet të reshtni pak së menduari për djalin; mos e lini këtë mall apo dhimbje t’ju vrasë edhe juve për së gjalli. Edhe djalit tuaj që nuk e keni pranë nuk do t’i vinte mirë t’ju shihte kështu. Ndonjëherë, gjërat janë të shkruara në jetë dhe ne s’kemi fuqi t’i ndalojmë që të ndodhin. Kujtojeni kur ishte me ju dhe mendoni se mund të jetë shumë mirë, kudo që të jetë. Mendoni pak për veten tuaj tashmë, sepse pjesa tjetër e familjes ka nevojë për ju. Ju uroj shëndet dhe qetësi!

Advertisement

 

Piramidë

– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr sikur Zoti të dhuron një piramidë? Ajo ishte prej druri. E mbaja në dorë dhe e shikoja si i habitur. Ishte vërtet një gjë e përsosur. Afër meje ishte edhe një femër, me sa mbaj mend. Ndonjëherë më bëhej sikur ishte e pikturuar në këtë piramidë. A ka ndonjë kuptim, sepse jam bërë vërtet merak? Faleminderit.

– Një piramidë e tillë që duket sikur ta ka dhuruar Zoti, është një shenjë që parashikon bekim dhe shpërblim për punët që keni bërë gjer tani. Piramida në shumicën e rasteve simbolizon energjinë e jetës, shpirtëroren, jetëgjatësinë, stabilitetin dhe mënyren se si e shikoni ju jetën tuaj. Po kështu, tregon që jeta juaj është ndërtuar në një themel të fortë dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër ju keni pasur ose do të keni sukses. Ama, ëndrra juaj ka edhe një mesazh tjetër: Duhet të bëni shumë kujdes dhe të ruani çfarë keni arritur gjer tani sepse nga një gabim i vogël, mund të humbisni gjithçka. Bëni kujdes nga një person që mund të hiqet perfekt, ashtu si femra e pikturuar që keni parë në ëndërr sepse mund të duket i/e bukur nga jashtë, por mund t’ju bëjë edhe që t’i çoni gjërat drejt fundit. Maja e piramidës, në pamje të parë, mund të tregojë se keni arritur majën, por ka edhe kuptimin e kundërt, negativ, se tani vjen rrëzimi.

 

Vesha sandalet e vjetra

– Në ëndërr, mbrëmë, kisha veshur një palë sandale që i kam patur para disa kohësh dhe në fakt, i kam hedhur. Dukeshin shumë më të reja seç kanë qenë dikur. Vetëm ishin të hapura diku, me sa mbaj mend dhe unë sikur i ngjita. I vesha dhe u ndjeva e bukur. Ç’do të thotë?

Sandalet e vjetra që keni parë në ëndërr, tregojnë vështirësitë që keni hasur gjatë gjithë etapave të jetës tuaj për të arritur synimet tuaja. Ju i keni hedhur e i keni marrë mbrapsht dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Ju mbani qëndrime të vjetra dhe vazhdoni të ecni pak a shumë po në të njëjtën rrugë, prandaj edhe e keni të vështirë gjithçka. I keni ngjitur dhe keni ngjarë bukur. Kjo do të thotë se keni nevojë të ndryshoni mendim dhe mënyrë të ecuri në jetë. Është koha t’i përshtateni jetës që bëni tani, ritmit, punës, njerëzve, por edhe vetes suaj do t’i bënit nder sikur të shikoni pak përpara dhe të mbani qëndrime të reja, sidomos ndaj disa situatave që ju paraqiten. Qëllimet që keni në jetë janë të mira, por mënyra se si punoni për t’i arritur, nuk është ajo e duhura. Prandaj, ndryshoni pak mënyrën e sjelljes, jo karakterin. Gjithë të mirat!

 

Eklipsi i diellit

Para disa netësh kam parë në ëndërr eklipsin e diellit, por ishte punë sekondash dhe u tremba për pak. Më pas, kur u shfaq sërish dielli, ishte më i shndritshëm se më parë, ndriçonte dhe e shikoja drejt. As më trembnin, as më digjnin rrezet e tij të arta. Pres një shpjegim.

– Eklipsi që keni parë ka të bëjë me një ndryshim që do të keni në jetën tuaj. Do të jetë një ndryshim i madh për ju dhe ndoshta për momentin do të trembeni, por mos harroni se edhe nëse ky ndryshim duket i frikshëm në pamje të parë, ëndrra tregon që do t’ju sjellë gëzim në vazhdim. Dalja e diellit më i shndritshëm se më parë dhe rrezet e tij që nuk ju trembnin, parashikojnë një të ardhme të shndritshme dhe ndryshime pozitive për ju në shumë drejtime.

 

Në spital

– Përshëndetje astrologe! Kam parë në ëndërr sikur motra ime ishte shtruar në një vend që ngjante si spital. E tmerruar, shkova aty dhe i thashë: “Çfarë ke? Pse s’më ke treguar?”, por ajo s’më tregonte, vetëm se pashë që sytë i kishte të skuqur dhe ishte tmerrësisht e trishtuar. Fillova të qaja me dënesë. Ashtu u zgjova nga gjumi, e sikletosur.

Një ëndërr e tillë tregon siklet për motrën tuaj. Ndoshta ka ndonjë problem shëndetësor dhe ju, duke qenë shumë e lidhur me të, do të ndiheni keq. Ëndrra tregon që keni një lidhje shumë të madhe shpirtërore me motrën tuaj. Sytë e saj të skuqur dhe fakti që nuk fliste, tregojnë siklet shëndetësor, por që është kalimtar. Fakti që keni qarë tregon ngushëllim dhe që gjithçka do të kalojë pa asnjë lloj pasoje. Prandaj, mos u shqetësoni sepse është kalimtare.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

A ka ushqime që pakësojnë oreksin?

Advertisement