Reperi kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy, është sëmurur fundjavën e kaluar dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë në Spitalin Amerikan që gjendet në dalje të Prishtinës. Geti ka filluar të ankohet për dhimbje barku por pa e përcaktuar nga cfarë e kishte dhe në ato momente bashkë me të kanë qenë edhe moderatorja e emisionit “Prive” të “Klan Kosovës”, Liberta Spahiu, nëna e tij, vëllai Liberiani dhe tre persona të tjerë. Për fatin e tij të keq, atë ditë ka qenë e dielë, urologu mungonte dhe nuk ka mundur të marrë trajtimin e nevojshëm. Megjithëse në fillim u dyshua se kishte zorrën qorre, pasi qëndroi rreth 15 minuta në Spitalin Amerikan, Geti dhe shoqëruesit e tij u drejtuan për në një spital tjetër për të kërkuar ndihmë. Këtë lajm e kanë mësuar menjëherë edhe fansat e tij, por fansi që e ka përjetur më keq është Driton Beqiri. Fansi më i zjarrtë i Getoarit nga Istogu, sapo ka lexuar lajmin ka telefonuar menjëherë për të marrë më shumë informacione. “Jam shumë i shqetësuar, nuk mundem as lotët t’i përmbaj. I lutem Zotit që Geti të bëjë më mirë, sepse është më i madhi në shqiptari”, ka thënë Dritoni teksa nuk i ka përmbajtur dot lotët. I urojmë Getit shërim sa më të shpejtë!
Advertisement