Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Doktor Evi, më shuani pak kureshtjen në lidhje me afrodiziakët… Pse thonë që afrodiziakët të ndihmojnë të kesh marrëdhënie seksuale më cilësore, je më pasionant dhe të eksitojnë?
– Flitet shumë për afrodiziakët, që në kohërat e lashta. Paraardhësit tanë, në mungesë të ilaçeve, kur kishin probleme seksuale, përdornin afrodiziakët të cilët janë disa produkte ushqimore që, sipas kërkimeve, del se stimulojnë anën seksuale më shumë se të tjerët. Pastaj, të themi të vërtetën, edhe ilaçet që kemi si për kurim, ashtu edhe për stimulim të seksit, kanë elementë natyrorë, duke filluar nga frutat ekzotike e gjer tek elementë të tillë si zinku, hekuri, proteina etj. Të gjitha bimët, erëzat, frutat e perimet, e ngrejnë nivelin e endorfinës në gjak dhe në këtë mënyrë, rritet edhe eksitimi, nxit gatishmërinë për marrëdhënie seksuale. Përgjithësisht, ushqimet afrodiziake kanë elementë të tillë, si: Kalciumi, fosfori, zinku, kaliumi, proteina dhe vitamina të ndryshme, si: E., A., B., B1., etj. dhe në saje të pranisë së zinkut në organizëm, prodhohet më shumë hormoni i testosteronit, i cili është aq i nevojshëm për anën seksuale të meshkujve! Pra, siç e shikoni, ka një të vërtetë në to dhe jo më kot i quajnë afrodiziakë, sepse stimulojnë pasionin seksual.
– Çfarë është klamidia? A është sëmundje seksualisht e transmetueshme?
– Sigurisht që është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) dhe është shumë e rrezikshme sepse nëse nuk kapet dhe kurohet në kohë, mund të çojë gjer aty sa personi që preket, të mos ketë pjellori. Shumë persona që janë infektuar, përgjithësisht, nuk kanë shenja, por ka të tjerë që kanë edhe shenja konkrete. Nëse dyshoni për një gjë të tillë, duhet të bëni analizat e duhura dhe të merrni mjekimin, sa jeni në kohë.
– A mund të quhet biseksuale një vajzë 15 vjeçe që puthet me një vajzë në buzë dhe njëkohësisht, ka edhe të dashur mashkull?
– Absolutisht jo, aq më tepër në moshën e saj, pasi ajo ka shumë pak gjasa të mos e dijë se çfarë kërkon. Dëshirat seksuale te një person janë në evulim e sipër, sidomos në këtë moshë. Disa vajza kanë tendencën të puthen në buzë me shoqen e tyre të ngushtë; këtë e bëjnë nga miqësia e madhe mes femrave dhe mund ta bëjnë edhe për shaka, ose për tendencë mode, siç bëjnë të rinjtë e sotëm, por kjo s’do të thotë që ajo është biseksuale. Është shumë e vogël për të menduar se është e tillë. Nuk duhet të nisemi nga sjellje të tilla për të arritur në konkluzione mbi biseksualitetin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bertan Asllani: Karriera ime në Turqi...

Next Post

Olgera Lleshaj ironizon koleget!

Advertisement