– Si ka mundësi që nuk më tërheq fare në krevat djali me të cilin jam lidhur? E dashuroj, por kur vjen puna te krevati, nuk ndjej fare kënaqësi. Mos vallë ndikon fakti që ai ejakulon shumë shpejt?
– Sigurisht që kjo ka ndikuar, sepse i bie që ai vetëm për veten kënaqet, ndërsa juve nuk jua bën qejfin. Nëse një femër nuk e ka arritur orgazmen, zëre se ka bërë seks vetëm për t’i bërë qejfin partnerit të saj. E kuptojmë që femrat e kanë më të vështirë këtë pjesë, pra, arritjen e orgazmës, ama me ndihmën e partnerit dhe duke u treguar më eksploruese e kërkuese ndaj partnerit, e arrin kënaqësinë. Shprehjani këtë shqetësim partnerit tuaj, sepse femrës i duhen të paktën 15 minuta marrëdhënie, që të arrijë në orgazëm. Ka edhe femra që e arrijnë orgazmën brenda 5 minutash, por ato janë të rralla. Një bisedë e hapur me partnerin do t’ju ndihmonte që ta bëni më të pëlqyeshëm intimitetin tuaj.
– Doktor Evi, kam dhimbje në testikulin tim, sidomos te njëri që duket më i madh se tjetri. Nuk janë dhimbje të mëdha, por të vogla dhe shqetësuese. Mos vallë duhet të dyshoj për ndonjë gjë të keqe?
– Dhimbjet nuk janë gjithmonë tregues i ndonjë gjëje të keqe. Gjithsesi, kjo zbulohet vetëm kur të bëni një konsultë me mjekun specialist androlog. Vizita mjekësore do t’ju qetësojë juve dhe, nëse keni nevojë për mjekim, mjeku do t’jua rekomandojë…
– Ju lutem, a mund të më thoni sa është madhësia normale e penisit në ereksion? Faleminderit.
– Madhësia e penisit te një mashkull normal është mesatarisht 12-14 centimetra në ereksion.
Advertisement