Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Kam vënë re që partneri im nuk ka shumë nevojë për përkëdhelje apo parapërgatitje për t’u eksituar, ndryshe nga unë. Përse ndodh kjo gjë, a mund të ma shpjegoni nga ana psikologjike?

– Sepse burrat ndjehen më meshkuj në egon e tyre nëse “nuk humbin shumë kohë” me puthje, përkëdhelje e fjalë të ngrohta, por duan të kalojnë menjëherë në aktin seksual. Për këtë arsye, një përqindje e madhe e femrave ankohen për këtë gjë. Pra, është e shpjeguar si nga ana e psikologëve, ashtu edhe nga seksologët që burrat eksitohen qoftë edhe duke parë. Përveç kësaj, ata janë më të lirshëm dhe më pak të ndrojtur sesa femrat. Mirë do të ishte që të dy partnerët të ishin në një mendje që, për të rigjetur kënaqësinë e tyre seksuale, të bënin të paktën gjysëm ore parapërgatitje, duke u përkëdhelur dhe puthur. Në këtë mënyrë, secili prej tyre zbulon pjesët më të ndjeshme të intimitetit të vet. Pas kësaj, edhe seksi do ishte më i kënaqshëm për të dyja palët.

– Burri e arrin orgazmën shumë shpejt. Pse nuk përmbahet pak më shumë?

Advertisement

Kjo do të thotë se ai, ndjehet psikologjikisht nën trysni. Kjo shkakton tension në baçin, gjë që ndikon në ngurtësimin e zonës plevike dhe ai bëhet i paaftë për ta mbajtur ejakulimin. Ka raste pastaj, kur ejakulimin e arrin shpejt, sepse kënaqësia që ndjen është shumë e thellë. Në këtë rast, edhe ejakulacioni është i shpejtë e i bollshëm dhe kjo e fundit është vërtetuar nga ana psikologjike.

– U bënë disa kohë që më dhembin veshkat dhe për pasojë, as seks nuk më bëhet më. Si të veproj? Më vjen të urinoj shumë shpesh, sidomos gjatë natës. Çfarë mund të kem?

– Do t’ju sugjeroja të kontaktoni me një urolog i cili me siguri do t’ju sugjerojë të bëni analizat për problemin që keni. Me siguri, ju keni infeksion në traktin urinar. Sa për seksin, duhet që më parë të rregulloni problemin e veshkave e më pas të shikoni nëse ishte pasojë e problemit që keni apo keni edhe ndonjë infeksion tjetër. Së pari, duhet të merakoseni për mirëqenien e shëndetit. Thoni se keni kohë që ju dhembin veshkat dhe akoma s’keni shkuar te një mjek që të vizitoheni. Këto gjëra nuk duhen neglizhuar sepse rëndohen më shumë dhe për pasojë, edhe shërimi është më i vështirë, duke ndikuar kështu edhe në jetën seksuale të mëtejshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gerta Mahmutaj: Pija, me emrin e tij...

Next Post

A është e rrezikshme lija e dhenve për të rriturit?

Advertisement