Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

PREPOTENCË ME ZË TË ULËT … Nga Agron BERDAJ

PREPOTENCË ME ZË TË ULËT …

Nga Agron BERDAJ

Që populli ynë ka përjetuar deri në ekstrem prepotencën shtetërore, kjo dihet nga të gjithë . Përballë kësaj të vërtete të dhimbshme ai , ka humbur më shumë lirinë , të drejtat kushtetuse , ato ekonomike , mundësinë për të qënë i barabartë në fushën e konkurencës së lirë dhe përpara ligjit . Por , këtë prepotencë, jemi mësuar ta përjetojme me zë të lartë , agresivitet të dhunshëm, të shoqëruar më rënime ekonomike , me dënime e internime në kohën e diktaturës komuniste . Në kohën e demokracisë kjo prepotencë shfaqet më e maskuar, por po aq vrasëse sa edhe ajo e regjimit komunist, përmes urisë , politikave rënuese ekonomike , sistemeve korruptive dhe tjetërsimit të pronave , përqëndrimit të pushtetit ekonomik në duart e monopoleve duke përbuzur konkurencën e lirë rtj . Por , të pataksur nga kjo lloj prepotence me zë të lartë e pushteteve shqiptare , në shumë raste nuk shikojmë, ose nënvleftesojmë prepotencën me zë të ulët . Madje, kjo shpesh na duket e këndshme ,një lloj mirësjellje shtetërore , një urtësi ku shteti, apo pushtetari, ulur gju më gju me popullin, realizon një prepotencë shëmbëllore , sa që njerzit shpesh mallëngjehen prej tyre , i mirëkuptojnë ata , preken në sedër nga premtimet e bëra duke pranuar me përulësi e kënaqësi mohimin e dhunimin e të drejtave të tyre . Pra , me këtë përulësi popullore , prepotentëve pushtetarë nuk u ngelet gjë tjetër veçse të përsosin metodën e ushtrimit të arrogancës , por natyrisht , ajo të bëhet gjithmonë , me zë të ulët . Një nga kategoritë shoqërore që e ka provuar arrogancën shtetërore si me zë të lartë, por edhe me zë te ulët , janë ish ushtarakët e dalë në lirim të parakohshëm . Me ta, papërgjegjshmëria shtetërore ka qënë e shkallës sipërore , shpërfillëse , poshtruese , hakmarrëse , e dhunëshme me qëllim denigrues, ku gjithmonë ka marrë ngjyra raciste . Në emër të të ashtuquajturave reforma në ushtri, qeveria demokratike fshiu me fshesë të hekurt gjithë inteligjencën ushtarake , duke e zvendësuar atë me besnikët e partisë , të pa aftë , pa kualitetet e duhura . Karshillëku i qeverisë së përmbysur nga populli në 23 qershor të vitit të shkuar, ndaj ushtarakëve në lirim ishte tepër çnjerëzor , madje edhe më keq , sikur ata , ish ushtarakët , të ishin robër lufte, pasi edhe të tillë , do të kishin fituar disa të drejta minimale më shumë , nga statusi ndërkombëtar i trajtimit të robërve . Ndërsa , qeveria e tyre ata , i hodhi si një send pa vlerë në rrugë , përbuzi vlerat dhe kontributin e tyre shoqëror, shkeli në mënyre flagrante ligjet dhe kushtetuten . Kryemonarku i kësaj partie , sipas karakterit dhe stilit të tij hakmarrës e përçarës , me një prepotencë , me zë të lartë, kundërshtojë disa vendime gjykatash që u jepnin të drejtë ish-ushtarakeve , madje edhe vendime të gjykatës kushtetuse . Me të njëjtën aktakuzë ndaj shtetit , me të njëjtin precedent ligjorë , të njëjtin kallëzim , nga gjykatat ka vendime të ndryshme , tjetër për besnikët e partisë , për ata që kishin miq dhe shokë politikanë , biznesmenë apo gjykatës dhe tjetra për ata që mbanin në dorë kryqin e perëndisë dhe që prisnin zgjidhje nga ”shën drejtësia” . Në se ky parlament do të ketë vullnetin e mirë ta shqyrtojë këtë çështje, patjetër se do të njihet me skandale të vërteta , me dhunimin e ligjit , me metodat korruptive në drejtësi , me diskriminimin e qëllimshëm të ish ushtarakëve. Por, me sa po duket, me ndërrimin e pushteteve , kjo kategori shoqërore po vazhdon të mbetet periferike në përkujdesjen shtetërore . Deri tani e vetmja gjë që ka ndryshuar është mënyra se si shfaqet nënvleftësimi ndaj tyre . Në se nga qeverisja e mëparëshme , ajo tregohej përmes një arrogance plot zhurme , një prepotence të tipit feudal , sot kjo arrogancë shfaqet me zë të ulët , më e butë e maskuar me një sentimentalizëm prekës , ndaj ish ushtarakëve, madje edhe duke u hedhur dorën në qafë , por pa u zgjidhur azgjë , pa mbajtur asnjë premtim, se as nuk është denjuar prej tyre të ndalojnë qoftë edhe penalitetet skandaloze te jashtëligjëshme të qeverisë së mëparëshme ndaj tyre . Pas premtimeve të bujshme se rilindja me marrjen e pushtetit do t’i zgjidhte hallet e tyre dhe se do të vinte në vend ligjin dhe dinjitetin e mëpërkëmbur të ish ushtarakëve , sot po ndodh e kundërta . Atyre , ndryshe nga kategoritë e tjera shoqërore , u kërkohet të jenë më të durushëm , të bëhen më patriotë se ç’janë , të presin edhe ca se arka e shtetit është gjetur bosh, pra as më shumë e as më pak, atyre u kërkohet të shtërngojnë rripin , të flijohen, por këtë radhë në emer të fitores të së majtës , të rilindjes. Nuk e di se si ju gjenerale Kodheli e nisni ditën e punës , por thonë se strateget dhe politikanët e mdhenj ushtarakë gjënë e parë që bëjnë është leximi i raportit të gjendjes moralo-politike te efektivave që ata drejtojnë . Ju në se e bëni këtë , nuk ju ka rënë ndonjëherë në sy, se jetëgjatësia e ushtarakëve është më e ulëta e shoqërisë , se ata më tepër se dy te tretat e jetes i kanë kaluar me shërbime dhe larg familjes , se me mijëra ushtarakë ndahen nga jeta për shkak të sëmundjeve profesionale , madje edhe në moshë të re , se në emer të detyres ata kanë privuar jo vetëm liritë e tyre, por edhe të familjeve dhe fëmijëve duke shërbyer në majat e maleve ku dhe shqiponja e kishte vështirë të bente folenë . A e dini ju, zonja ministre se sa ushtarakë janë ndarë nga jeta nga koha kur ju drejtoni këtë dikaster , po nga vitet nëntëdhjetë e këtej? Në se do t’i njihnit këto fakte vështirë se do të ishit kaq indiferente . Me këtë mospërfillje që edhe ju po tregoni , nuk do të jetë e largët dita që do të mbeteni si gjenerali i ushtrisë së vdekur , ju mbi dhe dhe armata e ish ushtarakëve nën dhe e vlerësuar nga qeverisjet e deritanishme , një barrë e rëndë për shoqërinë, e vlefshme vetëm përballë kutisë së votimit. Rilindja thotë se u vjen keq për ish-ushtarakët, se ata duhet të presin se ditë më të mira do të vinë për ta. Ish-ushtarakët nuk kanë nevojë për sentimentalizëm e për lëmosha , ata kanë nevojë të respektohet ligji nga shteti , t’u jepet ajo që u është mohuar dhe grabitur padrejtësisht. Dëgjohen zëra se problemet e ish ushtarakëve do të zgjidhen me ligjin e ri te sigurimeve shoqërore . Ashtu qoftë , por gjasat janë se do të kemi të bëjmë më shumë me një manovër të qeverisë , me hedhjen e disa thërrimeve për ish-ushtarakët , ku më shumë se të zgjidhet problemi, kërkon t’u mbylli gojën atyre . Hapësira e ligjit të siguracioneve nuk mund të përfshijë të gjitha problemet e fituara me ligj nga kjo kategori shoqërore , por të dhunuara nga qeveria e mëparshme. Pastaj, kontrata parazgjedhore me rilindjen, nuk ishte kjo që po dëgjojmë tani , por zgjidhja tërësore e problemeve menjëherë , por edhe në perspektivë . Ateherë pse mungojnë këto projekte në dikasterin e mbrojtjes , pse ky nënvleftësim ndaj premtimit të bërë , pse kjo heshtje? A nuk është kjo pjesë e prepotencës me zë të ulet ? Ndoshta gjeneralja Kodheli nuk e shikon të arsyeshme t’i lexojë këto rreshta , ca më shumë të japë edhe ndonjë përgjigje , por të paktën në respekt minimal të ish ushtarakëve i rekomandoj të rishikoni komedinë “Njw baba tepër “ Atje , zonja gjenerale flitet me mjaft vërtetësi për poshtërimin e ushtarakëve në pension nga shteti . Një gjeneral i lavdishëm në shërbim ndaj atdheut , në skamje në pensjon , në kohën kur shteti duhet t’i shërbente atij, i braktisur nga shoqëria dhe familja , i dhunuar nga gjeneralizmi shtet , ku ai , bashkë me gjeneraleshën , të kapur dorë për dore, nisen drejtë fundit të detit , drejt ferrit të nëndheshëm , për të shpëtuar nga një ferri po kaq mizor, ferri i poshtërimit shoqëror. Zonja gjenerale , pak rëndësi ka se si shfaqet prepotenca ndaj ish ushtarakëve , me zë të lartë apo me zë ulët , nga qeveria e kuqe ,blu apo roze , në përmbajtje është e njëjtë , ajo dhunon dhe rrënon ,nëpërkëmb të drejtat e një kategorie shoqërore njerzish, siç janë ish ushtarakët.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Julian Gjojdeshi: Unë mund ta fitoj Këngën Magjike!

Next Post

Na gënjyen për të na përdhunuar

Advertisement