Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pijet alkoolike janë përdorur mijëra vjet para erës sonë

Banorët e lashtë të Skandinavisë kanë përgatitur vetë dhe kanë konsumuar pije alkoolike të ngjashme me grogun e sotëm (një pije alkoolike që përdoret në ato vise) mijëra vjet përpara erës sonë. Kështu pohojnë një grup arkeologësh në artikullin e tyre në revistën “Danish Journal of Archeology” (Lajmi u publikua edhe në sajtin e Muzeumit të Arkeologjisë dhe të antropologjisë të Universitetit të Pensilvanisë). Këto të dhëna të reja, shkencëtarët i nxorën pas gërmimeve arkeologjike në territorin e Danimarkës dhe Suedisë, duke shfrytëzuar studimet biomolekulare dhe kryesisht, të disa enëve të gjetura në varret e njerëzve të shquar të atyre kohërave. Të dhënat tregojnë se banorët e këtyre viseve kanë filluar ta përgatisin dhe ta përdorin grogun afërsisht 1500-2000 vjet përpara erës sonë. Baza teknologjike e prodhimit ka qenë fermentimi i përbashkët i mjaltit, frutave dhe i drithërave, si, fjala vjen, grurit apo thekrës.
Gjatë studimit të tyre, shkencëtarët sqaruan gjithashtu se banorët e lashtë të Skandinavisë përdornin në shkallë të gjerë gjithashtu edhe verën, të cilën e importonin nga vendet e Evropës Jugore. Si konservante për verën, gjatë udhëtimeve të largëta, tregtarët e lashtë përdornin rrëshirën e pishës…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- Si e shikoni faktin që ua mësojnë shkronjat dhe numrat fëmijeve që në kopësht? Mos vallë është një ngarkesë psikologjike? Sonila.

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement