Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Njerka më vodhi lekët që më la babai

– Zoti avokat, fatkeqësisht, kam humbur babain para 4 muajsh dhe e kam përjetuar shumë keq. Babai im ka qenë i ndarë nga nëna ime dhe i martuar me një tjetër. Në kohën kur ai ishte në spital (prej disa muajsh, sepse vuante nga një sëmundje e keqe), i dha dorë të lirë gruas së tij të futej në llogarinë e tij bankare për të paguar shpenzimet e spitalit, por duke e porositur që “kaq janë tonat, të tjerat janë të vajzës sime”, pra, e kishte fjalën për mua sepse me këtë grua nuk ka fëmijë. Pasi vdiq babai dhe kaluan disa muaj (mua nuk më ra në mendje ajo që kishte lënë babai me shkrim), u kujtova se kisha lekët që më kishte lënë babai trashëgim. Kur pashë llogarinë bankare, ishin vetëm 100 mijë lekë të vjetra dhe u shokova. E pyeta gruan e babait se ku ishin lekët dhe më tha se ishin harxhuar për shpenzime të spitalit, por bëhet fjalë për 8 milion lekë shqiptare që ishin të miat, ndërsa 4 milion të tjerat ishin për babain dhe shpenzimet e tij. Jam e tmerruar, sepse shpenzimet nuk kanë shkuar kaq shumë. Ajo gënjen dhe për më tepër, këto ditë, nuk e kam kapur asgjëkundi. Si të veproj që të marr lekët e mia mbrapsht? A ta denoncoj këtë grua, sepse ajo ka vjedhur lekët e mia dhe të babait tim? Si trajtohet kjo çështje nga ana ligjore? Ju falënderoj paraprakisht.
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi&Associates”, Email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – Përshëndetje! Së pari, ngushëllimet e mia për babain. Përsa i përket asaj që më shkruani, problemi juaj më duket goxha i ndërlikuar, sepse nuk e di çfarë ka lënë me testament babai për ju, konkretisht. Është e vështirë të provohen shpenzimet që bashkëshortja e dytë e babait tuaj ka bërë për spital apo për varrimin e tij, kështu që paraprakisht më duket diçka e pamundur që ju të merrni mbrapsht lekët që ka shpenzuar.
– Mund të hapni gjyq duke e paditur atë zonjë dhe duke e detyruar që të kthejë mbrapsht shumën që babai donte t’ju linte juve dhe ju mund ta fitoni gjyqin, por si do të ekzekutohet ky vendim, kur ajo tashmë i ka shpenzuar kursimet e babait tuaj? Praktikisht, më duket diçka që ka një fund aspak në favorin tuaj. Babai juaj duhet ta kalonte këtë shumë për llogarinë tuaj para vdekjes. Tashmë, që ka ndërruar jetë dhe që këto para janë shpenzuar, është thuajse e pamundur t’i merrni mbrapsht, pasi janë shpenzuar për sëmundjen dhe varrimin e tij. Të paktën ky do jetë argumenti mbrojtës i bashkëshortes, qoftë edhe para gjykatës, nëse ju do ta padisni. Ju sugjeroj të shihni para dhe t’i mendoni si diçka të parikuperueshme ato para. Me respekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pilula që i bën ushtarët më rezistentë

Next Post

Bëra seks me doktorin për t’u shëruar

Advertisement