Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NGA FRONTI I BETEJËS PËR DREJTËSI … Nga Agron BERDAJ 

Në se ndokush do të përshkruante epilogun rreth tryezës  për reformën  në sistemin e drejtësisë , nuk mund të linte pa përmëndur atmosferën në të cilën u mbajt kjo tryezë, aktorët që e realizuan atë , diferencat tejetej të skajshme mes subjekteve politike të shfaqura qoftë edhe si vizjone , si strategji , pa u ndalur në programe konkrete . Populli i pataksur nga mungesa e kompromisit mes forcave politike , i tejngopur nga lufta mes tyre nuk ka si të mos e vlerësojë  paqen e tryezës  qoftë edhe për pak orë , si simbolikë , si një gjest formal mirëkuptimi mes tyre . Por gjaset janë se kjo  mrekulli do të jetë  e përkohëshme , madje muk do të zërë aspak  vend në kujtesën e njerëzve , pas stuhisë që po vjen . Paralajmëruesit e këtyre trubullirave ishin vetë aktorët e kësaj tryeze që nga presidenti i Republikës dhe të gjithë të tjerët me rradhë .

Kreu i shtetit si shkak të reformës në drejtësi përmend nevojën e prefeksionimit të këtij sistemi dhe vetëm kaq, pra asgjë rreth gjendjes së mjeruar të drejtësisë shqiptare , si korporatë në mbrojtje të krimit , si një monopol që  bën tregti  me lirinë dhe të drejtat e njeriut , ku përfaqëson  një rrezik serjoz për demokracinë dhe sigurinë kombëtare . Pra, për Nishanin e Shqipërisë , kjo reformë bëhet jo nga nevoja për të shkëputur nga dhëmbët e krimit të  sistemin e drejtësisë , njeriun e ndershëm , të drejtën e dhunuar , tjetërsimin e pronës , lirinë e rrëmbyer nga sistemet kriminale dhe mafjoze , etj, por sipas tij kjo reformë u bëka thjeshtë për të arritur nivele të larta bashkohore në këtë fushë . Gati ai sa nuk tha se drejtësinë e kemi shumë të mirë, por e bejmë këtë për t’ua  kaluar  vëndeve ku ka lindur drejtesia dhe ku ajo atje , është pagëzuaratje me emrin e dytë , liri . Pra, që në fjalën e parë të Nishanit , shpallet hipokrizia dhe kurthi që i bëhet reformës . Vazhdojmë edhe më tej , me fjalën e kryetarit te PDse , Bashës ku bën thirrje se qeveria duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori . Dhe këtu ai shpreh një të vërtetë të hidhur se gjyqësori është një monopol i Partisë Demokratike , një vepër e ngritur dhe shëndërruar në një qen besnik i saj, ndaj në këtë parcelë askush nuk duhet të kërkojë bashkëpronësi dhe ca më keq të kërkojë  shpërbërjen  e kësaj të keqje të madhe për vendin . E shqipëruar më thjesht, thirrja e Bashës do të thotë se rrezimi dhe dënimi i këtij sistemi të drejtësisë do të thotë se krimi dhe kriminelët në Shqipëri do të shkojnë përpara ligjit , ndaj nuk duhet ta lejomë këtë gjë…Vetë Basha i pari duhet t’i paraprijë karvanit të inkriminuarve për t’u gjykuar nga drejtesia e vërtetë dhe jo nga drejtesia aktuale e transformuar si seksion i Partisë Demokratike .

Pjesë e epilogut të kësaj ngjarje nuk mund të mos ishte edhe një aktor tjetër si prokurori i përgjithshëm i cili, më tepër se për reformën, u përpoq të bënte leksion rreth pavarësisë së institucionit të drejtësisë dhe integritetit moral të personelit të këtyre punonjësve . Në të dyja çështjet që trajtoi prokurori i përgjithshëm , s’bëri gjë tjetër veçse , dy autogola . Që institucionet e drejtësisë nuk janë të pavarura , kjo dihet , madje kaq është pak , ato janë të skllavëruara , të pushtuara , ato marrin frymë me mushkëritë e Partisë Demokratike , ata komandohen nga pjesa e inkriminuar e kësaj force politike . Atëherë pse nuk e denoncon dhunuesin prokurori i përgjithshëm , nga kush e kërkon çlirimin e institucionit , ku i ka  peshqit e mëdhenj që ai do t’i denonconte e  vendoste  prapa hekurave , se ç‘bëri ai me 21 qelitë e përgatitura për ish qeveritarët e inkriminuar  , se a mos ka ardhur koha ta ruajë ndonjë nga këto qeli , për veten e vetë  . C’dreq flet ky njeri  për integritet moral , kur ai , u përfol se është një rrahës ordiner , por edhe në mos qoftë i tillë, vetë ai fshehu një krim, apo bëri një kompromis me të   .Ky është integriteti që kërkohet , këto janë vlerat morale të një punonjësi të drejtësisë , kjo është fryma me të cilën do të bëjmë reformën në drejtësi nga këta , aktorë?

Advertisement

Do t’u nxijmë jetën prokurorëve dhe gjyqtarëve të inkriminuar , tha Rama , se me këtë drejtësi nuk na hapen prtat e europës . Një thenie e drejtë , por disi emocionale , pasi me jetën e tyre nuk ka punë qeveria , t’ua bëjë të zezë apo të bardhë,  madje edhe ata duhet t’i ruajë më tepër se monumentet e kulturës , por qeveria atyre duhet t’u heqi nga duart pushtetin e inkriminuar , t’i zhveshi nga krimet e bëra , nga pasuritë e fituara duke shitur padrejtësi në vënd të drejtësisë  , t’i çlirojë ata , nga sistemet mafioze të cilave u shërbejnë me shumë zell e përulësi .Ndërsa më parë se na pranon apo jo Europa ,vendosja e drejtësisë është një nevojë jetike për demokracinë në vend , për shqiptarin e vrarë , të dhunuar , të vjedhur , të përdhunuar nga pushteti i mëparshem . Por veç epilogut , trapeza për drejtësinë ka edhe dritëhijet , intrigat , kapadaillëkun , tendencat për imponim të kundërshtarit , etj .Kështu, Nishani si për të injoruar tryezën dhe për të dhënë mesazhin e dështimit të sajë para se të nisi  , fton atje , Gjin Gjonin , i përfolur dhe nën akuzën e ushtrimit të korrupsionit . Si për ta shpurë më tej këtë injorim , PD-ja,e kushtëzon pjesmarjen në reformë, me pezullimin e procedurave për shkarkimin e dy antarëve te KLD-se. Edhe më kryesorja është se aktorët e kësaj reforme janë ata që, krimin  deri tani, jo vetëm se  e kanë ushqyer ,por kanë përdorur  edhe pushtetin , drejtësinë në mbrojtje të tijë . Në as edhe një vend demokratik nuk ka ndodhur që qeveria ta mbrojë publikisht korurpsionin dhe krimin e organizuar si qeveria e opozitës së sotme të rrëzuar nga pushteti në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të shkuar . A nuk ishin ata që kundërshtuan operacionin e policisë në luftë kundër drogës në Lazarat duke mbrojtur bosët e drogës dhe duke i ushqyer ata me informacione për ti shpëtuar policisë . A nuk janë këta aktorë që vranë në Gërdec , më 21 janar, që vodhën dhe dogjën Shqipërinë?!

Më thjeshtë në tryezën për reformimin e sistemit të drejtësisë janë përballë nga njëra anë forca të inkriminuara që me këtë  sistem drejtësie ruajnë ekzistencën dhe cifliqet e tyre dhe nga ana tjetër  forca qeverisëse e votuar nga populli për vendosjen e drejtësisë në vend . Në këtë përballje pyetja e pare qe çdonjerit i lind është se në këtë polarizim a mund të gjendet kompromisi , se cila do të jetë vija e kuqe e tërheqies për sejcilën nga ato , se kush do të bëhet kurban në këtë fushbetejë? Mos vallë  do të gjendet një rrugë e mesme që edhe krimi të mbrohet, por edhe popullit t’i hidhet hi në sy se reforma  në drejtësi u krye me sukses  . Për hir të kompromisit të bëhet një redaktim i disa normave dhe rregullave të përgjithëshme , të zëvëndësohen disa të inkriminuar duke ruajtur një ekujlibër  , mes forcave politike . Në se këto janë punë të aktorëve politikë , populli rezultatin e reformës e mat me gjykimin dhe dënimin e krimit shtetëror , të cilat po dekompozohen në mes të shoqërisë . Ndonjë teoricien i drejtësisë mund të thotë se reforma nuk merret me çështje konkrete , praktike, apo të veçanta , por ajo merret më sistemin , me strategjinë e gjyqësorit , me ndërtimin e pushtetit të tretë për të qënë sa më funksional dhe veprues . Ashtu është , por çdo sistem drejtësie ndërtohet për të luftuar krimin , për të izoluar të keqen dhe për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut . Vendin e prologut në përshkrimin e  kësaj ngjarje le ta zërë optimizmi , çudia qiellore se do të gjendet kompromisi pa kriza e luftë azgjesuese politike . Natyra në Shqipëri ka njohur kompromise , ndoshta nga më  të vetmet në botë , ku ujku në rrethinat e Lacit, bashkëjetonte me qëngjin , madje kur u prish kjo bashkjetesë , ujku ngordhi , po kështu përmes nje kompromisi seksual mes gomarit dhe mushkës në Librazhd , kjo e fundit në dy raste,  ka pjellë ,duke u rregjistruar në 5-6 rastet e vetme të  ndodhura në botë . Pra , këto mrekulli të kompromisit dhe bashkekzistencës në natyrë , thënë fati të na ndodhi edhe në politikën shqiptare , gjetjen e gjuhës së përbashkët për reformën në drejtësi , gjë që duket disi e vështirë për të mos thënë e pamundur . Por le të shpresojme se mushka e kompromisit shqiptar do të pjellë, shpresa vdes e fundit .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse disa njerëz nuk i mbajnë mend ëndrrat?

Next Post

Burgu më pengoi të shijoj ardhjen në jetë të fëmijës tim!

Advertisement