Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka humbur libreza e punës. Si t’i gjej vitet e punës?

– Jam F. Asllani emigrant në Bergamo. Më 20 dhjetor të vitit 2014 plotësoj moshën 65 vjeç. Në Shqipëri kam 21 vite punë me kontribute. Libreza e punës më ka humbur. Interesi im është: Ç’duhet të bëj që të gjej vjetërsinë e punës dhe çfarë dokumentesh më duhen për pension? A është e domosdoshme të kthehem në Shqipëri?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues! Ju falënderoj për besimin e për kërkesën tuaj dhe ju sqaroj si më poshtë: Përsa i përket shqetësimit që keni për mungesën e librezës së punës, mund të na dërgoni rubrikat e punës në të gjithë institucionet dhe ndërmarrjet që keni punuar, me datë fillimi e përfundimi. Bazuar në marrëveshjen që keni me ISSH-në, do të bëjmë konfirmimin e periudhave kontributive në arkivën e këtij institucioni. Në rast të kundërt, në formularin e aplikimit Periudha Sigurimi, do të plotësoni në mënyrë kronologjike vitet e punësimit, fillim–mbarim, sipas formularit të mëposhtëm:

 

Advertisement

Periudhat e punes Vërejtje
Nr. Ndërmarrja/Institucioni / ish- Kooperativa/Firma kukapunuar Detyraqëkapatur Date e fillimit Data e largimit

 

– Për aplikimin për pension, sipas mundësisë që keni, mund të paraqiteni vetë ose të prokuroni një të afërmit tuaj për të aplikuar. Kushtet për përfitimin e pensionit dhe dokumentacioni që duhet të paraqitni është:

– Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:

  1. a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeçe, për gratë;
  2. b) Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;
  3. c) Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;

Në rastin tuaj, do të përfitoni pension të pjesshëm pleqërie që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vite që keni me 35 vite që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra, 60 për qind të pensionit të plotë. Dokumentacioni që duhet të paraqitni:

  1. a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

Fotokopje e kartës së identitetit;

Certifikatë e gjendjes familjare;

Dy copë fotografi.

Libreza e punës;

Vërtetimi i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.

Vërtetim page, sipas të cilit është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Fotokopje e Librezes se pagimit të energjisë elektrike. Për sqarime të mëtejshme, mund të drejtoheni me e-mail pranë INAS–ALBANIA me e-mail: n.balluku@inas.it ose tel: 003554531748 dhe cel. 00355665708074.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kërkon të jap dorëheqjen...

Next Post

A mund të marr vizë, nëse më dërgojnë garancinë?

Advertisement