Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijohet një rrjet social vetëm për të pasurit

Të pasurit nuk e gjejnë dot vendin e tyre në Facebook. Që t’i gjejë zgjidhje këtij problemi, një amerikan 48 vjeçar, Xhejms Touçi-Peters, kompozitor dhe ish-dirigjent i orkestrës filarmonike të Minesotës, ka lançuar kohët e fundit një rrjet social vetëm për ta, të quajtur Netropolitan. Për të marrë pjesë në këtë klub elitar, duhet të paguash jo pak, por 9000$ (afro 7000 euro) shpenzime regjistrimi, plus 3000$ kuotë çdo vit. Për këtë çmim, klubi elitar nuk ofron gjë, veçse pjesëmarrjen në rrjetin shoqëror, pra, jo mbrëmje gala, as rally me makina, apo ftesa për mbrëmje private… Megjithatë, për këtë çmim, siti u garanton që pjesëtarët nuk do të gjejnë asnjë reklamë dhe një ekip do të jetë i ngarkuar me rregullimin e përmbajtjes së tij. Krijuesit e sitit e quajnë atë si «një klub të rezervuar për ata që kanë më shumë para sesa kohë».
Peters mendon se ka një «nevojë reale për një vend ku mund të evokosh çdo lloj subjekti pa pasur frikë se mund të ngjallësh reagime të tepruara, apo të dhunshme, një vend ku njerëzit mund të ndajnë shijet dhe eksperiencat e përbashkëta». Disa prej tyre «pohojnë se ndjehen të gjykuar për evokimin e disa subjekteve në rrjete të tjera shoqërore, sikur po lavdërohen». Mbetet të mësohet nëse kjo nevojë ekziston realisht. Në fakt, parimi i krijimit të një siti të tillë nuk është i ri. Para Netropolitanit, janë krijuar edhe rrjete të tjera elitare, pa pasur suksesin e pritur, si «A Small VVorld» (Një botë e vogël), i ashtuquajtur edhe «Myspace i milionerëve», i cili u krijua në vitin 2007 dhe pjesëtarët e tij mund të regjistroheshin vetëm me ftesë. Një vit më pas u krijua edhe Total Prestige, por pa pasur sukses, si edhe site të tjera më pas. Duket sikur të pasurit nuk kanë dëshirë medoemos të rrinë mes tyre!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fatos Ahmati: Këndoj në Angli, por zemrën e kam në atdhe

Next Post

- Si mendoni ju, a është e drejtë që fëmijët të shohin ngjarje të tilla siç ndodhi me ndeshjen Shqipëri-Serbi? Mos vallë kjo ndikon në krijimin e racizmit tek ta? Merita.

Advertisement