Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kë ka kapur policia sot?

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë

Seksioni për narkotikët

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervin Koceku, vjeç 28, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 02.10, në rrugën “Ferrit Xhajko”, në mjetin tip “Audi”, ti jetë gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale 1.8 gr. bimë narkotike e llojit  “Kokainë”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Advertisement

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Rudin Vogli, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 03.50, në rrugën “Ferit Xhajko”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” dhe për të krijuar favor për shkeljen e konstatuar, i ka dhënë punonjësve të policisë rrugore, 200 euro e 4800 lekë, shumë e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.  Nenet 244 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë

Seksioni kundër korrupsionit

  1. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Th. K, 55 vjeç, me detyrë, funksionar publik në një institucion në Vlorë, pasi dyshohet se në vazhdimësi, ka përfituar para për dhënie të dokumenteve shtetërore, në mënyrë të kundërligjshme. Neni 259 i Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

  1. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. A, vjeç 59, banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 10.10.2014, nga keqtrajtimi që i ka bërë nënës B.A, vjeç 92, banuese në Gjirokastër, është vetëvarur. Neni 99 i Kodit Penal.
  2. Në vijim të informacionit datë 26.10.2014, për vetëvarjen e shtetases B.A, më datë 26.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. A, Sh. A dhe E.H, vjeç 59, 66 e 51, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se D dhe Sh, më datë 10.10.2014, rreth orës 15.00, lagjen “Zinxhira”, në banesë, në rrethana të paqarta, dyshohet se kanë vrarë nënën e tyre B.A kurse E.H , mjeke në spital, në mirëbesim një ditë më vonë, duke shpërdoruar detyrën, ka lëshuar raportin e vdekjes  si vdekje natyrale. Nenet 79/c dhe 248 të Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës  03.10, në rrugën “Zonja Curre”, në banesë ka vdekur shtetasi A.S, vjeç 74. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2

  1. Në vijim të komunikatës Nr. 296, që bënë fjalë për goditjen me mjete të forta të shtetasit R.O, më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin në kërkim XH.H, vjeç 15, banues në Selitë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetases J.K, vjeç 20, banuese në Tiranë, ka tentuar ti vjedh çantën dhe telefonin, si dhe është i dyshuar si autor i nje vjedhje tjeter. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.Ç, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 26.10.2014, rreth orës 10.00, afër një kompleksi sportiv, në ndeshjen e  futbollit Partizani-Olimpik, lojtar i skuadrës së Olimpikut, ka goditur me grushte arbitrin e ndeshjes, A.S, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

  1. Më datë 26.10.2014, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit e mitur me iniciale F.P dhe A.S, vjeç 13 e 12, banues në Kodër Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, te ”Parku Rinia”, në bashkëpunim, u kapën duke tentuar të vidhnin pllakat prej bronxi të “Memorialit të Pavaresisë”, si dhe janë autor të ngjarjes ndodhur më datë 19.07.2014. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, në rrugën “Josif Pashko”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.K, vjeç 28, ku kanë marrë 1 kazan rakie, 1 trapan dhe 50.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.A, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.00, gjatë kontrollit iu gjet dhe blloku 0.29 gr. lëndë narkotike të llojit Marjuan. Neni 283 i Kodit Penal.
  4. Më datë 20.06.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gerland Kamberaj, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në rrugën ”Siri Kodra”, në banesë, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj dy prindërve, A.K e M.K, vjeç 60 e 65, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, 18.12.2006, Neni 130/a i Kodit Penal.
  5. Më datë 27.10.2014, rreth orës 01.15, në rrugën “Jordan Misja” pranë banesës së shtetasit A.V, vjeç 46, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

  1. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në rrugën “Barjam Curri”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I.Q, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës 12.00, në fshatin Bërxull, në banesë, ka vdekur shtetasi R.S, vjeç 54. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Më datë 26.10.2014, rreth orës 09.00,  në Babrru, është vjedhur banesa e shtetasit R.J, vjeç 56,  ku kanë marrë disa vegla pune.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.M, vjeç 28, banues në Institutin Bujqësor, Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21.00, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes e A.M, vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës  09.30, në spital ka vdekur shtetasi Z.H, vjeç 46, banues në fshatin Yrshek, pasi dyshohet se më datë 07.10.2014, në banesë, aksidentalisht ka rënë në gropën e gëlqeres. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.B, vjeç 34, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në rrugën “Marie Kraja”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, rreth orës 15.00, në fshatin Gërdec, kanë vjedhur magazinën e shtetasit M.D, vjeç 30, banues në Tiranë, ku kanë marrë materiale kuzhine, 1 pompë uji dhe 1 brumatriçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.
  4. Më datë 16.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.LL, vjeç 22,  banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, te mbikalimi i Kasharit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.10.2014, gjatë natës, në fshatin Pezë e Vogël, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor i shtetases D.S, vjeç 44, ku kanë marrë ushqime me vlerë 10.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal..

Komisariati i Policisë Kavajë

  1. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.K, vjeç 61, banues në fshatin Kryevidh, pasi dyshohet se në Kryevidh, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B. D, vjeç 21, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në unazën e qytetit, duke drejtuar motorin  tip “Kavasaki”, ka aksidentuar shtetasin E.H, vjeç 15, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

  1. Më datë 26.10.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor i shtetases A.A, vjeç 52, ku kanë marrë 1 televizor dhe 20 steka me cigare të llojeve të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  1. Më datë 26.10.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit M.M, vjeç 58, ku kanë marrë 2 celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B.L, vjeç 52, banues në Durrës, me leje drejtimi italiane pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në lagjen Nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen R.A, vjeç 51, banuese në fshatin Peshtan, Berat, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, rreth orës 10.15, në lagjen Nr. 10, në banesat e shtetasve H.P e E.Z, vjeç 75 e 39, ka rëne zjarre, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qënë aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

  1. Më datë 26.10.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Saimir Çollaku, vjeç 29, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr. 959, datë 03.10.2014, e ka dënuar 5 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.09.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Shima, vjeç 29, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në aksin rrugor Elbasan-Metarlugji, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A.Ç, vjeç 70, banuese në fshatin Kryezjarrth, e cila rreth orës 18.30, ka vdekur në spital. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh.

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Nuredin Meçi, vjeç 32, banues në fshatin Kukër, pasi dyshohet se rreth orës 02.30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes S.M, vjeç 32. Neni 130/a i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, filloi  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.V, vjeç 22, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në lagjen “Sporti”, në lokal ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 makineta për lojëra fati. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A, vjeç 47, banues në Korçë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, te kthesa e Petrushës, të kete qene ne gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip “ Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, rreth orës 23.20, në fshatin Buçimas, në banesën e shtetasit F.K, 2 persona me maskë e të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën dukë e goditur me qytën e armës F.K. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Skrapar

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Bejko, vjeç 28, banues në fshatin Dobrush, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në fshatin Dobrush, në vëndin e quajtur “Perroi i Plangaricës”, duke nxjerr pllaka guri dekorativ, ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi B.S, vjeç 55, banues në Dobrush, i pa regjistruar. Nenet 289, 150 e 180 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Artur Hysaj e Blerim Taraj, vjeç 38 e 23, banues në Fier e në fshatin Sheqishte, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 25.10.2014, ora 21.30, në unazën e qytetit, Arturi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip ”Benz”, që drejtohej nga Blerimi dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset A.T e K.XH, vjeç 57 e 30, banuese në fshatin Sheqishte, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

  1. Më datë 26.10.2014, gjatë natës, në lagjen “Kushtrim”, është vjedhur dyqani i shtetases A.A, vjeç 46, ku kanë marrë disa artikuj ushqimorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, gjatë natës, në lagjen “Isa Boletini”, është vjedhur banesa e shtetasit A.M, vjeç 54, ku kanë marrë 1000 euro dhe 2 orë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Rr, vjeç 16, banues në Vlorë, pasi rreth orës 20.00, në lagjen “Hajro Çakërri”, u dyshohet te kete qene pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 26.10.2014, rreth orës 17.00, në lagjen Nr. 1, në pallatin Nr. 55, ka rënë zjarr në kabinën elektrike, për pasojë janë djegur matësit elektrik. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Sarandë.

Komisariati i Policisë Lezhë

  1. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Pepa, vjeç 19, banues në fshatin Lalm i Ri, pasi rreth orës 09.00, te ish S.M.T-ja, është kapur pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Zef Ivanaj, vjeç 55, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në Ishull Shëngjin, ka kanosur e goditur me grushte, shtetasin N.I, vjeç 71, banues në Ishull Shëngjin. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.
  3. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin GJ.L, vjeç 54, banues në Torovicë, pasi në ora 18.20, në fshatin Torovicë, në lokalin e tij gjatë kontrollit të janë gjetur dhe sekuestruar 1 televizor 1 kompjuter, 1 printer që dyshohet të jenë përdorur për bileta sportive pa leje. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.
  4. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.G, vjeç 48, banues në Balldre, pasi dyshohet se në Gocaj, ka tentuar të hyjë në banesën e shtetasja K.GJ, vjeç 70, banuese në Gocaj. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës  15.30, në fshatin Shemri, në një parcelë pa pronarë u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 12 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

  1. Më datë 26.10.2014,  u arrestua në flagrancë shtetasi K. D e filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.S, respektivisht 18 e 17 vjec, banues në fshatin Gruda e Re, pasi dyshohet se rreth orës 16.30, në fshatin Shtoj Ri, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.P, vjeç 28. Nenit 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

  1. Në vijim të komunikatës Nr. 295, që bënë fjalë për vjedhjen me dhunë në bashkëpunim të 1 celulari dhe 115 euro, shtetasit L.A, në fshatin Shtiqen, më datë 26.10.2014, u ndaluan shtetasit në kërkim I. I dhe A.L, vjeç 26 e 21, banues në fshatin Shtiqën. Nenet 139 e 25  të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B.B, vjeç 41, banues në fshatin Kalimash, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në afërsi të fshatit Kolsh, në vendin e quajtur “Kodra e Çetes”, ti jene gjetur dhe bllokuar 1 automatik model 56, 1 karikator dhe 256 fishek mod 56, kal 7.62 mm. Neni 278 i Kodit Penal..

Komisariati i Policisë Mat

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës 22.15 te ”Kryqëzimi i Koliqit”, dyshohet se mjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin D.K, vjeç 25, ka përplasur dy punonjësit e policisë të burgut të Burrelit, P.L e E.C, vjeç 35 e 25, të cilët ndodhen në spital. E.C në gjëndje të rëndë dhe P.L, që aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjeti D.K është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për kapjen e tij. Informacion paraprak.

IV. DEPARTAMENTI I KUFIRIT&MIGRACIONIT

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë

  1. Më datë 26.10.2014, u kap shtetasi në kërkim S. Çollaku, vjeç 19, banues në fshatin Shegan, Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim nr. 959, datë 03.10.2014, e ka dënuar me 5 ditë burg për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër

  1. Më datë 26.10.2014, rreth orës 22.30, në fushat e fshatit Glinë, janë kapur 14 shtetas të huaj të cilët vinin nga Greqia. Shtetasit u transportuan për në ambientet e S.P.K.Kakavi për të kryer procedurat nga ana e sektorit të Migracionit.
  2. Më datë 27.10.2014, rreth orës 03.00, në vendin e quajtur Mulliri, në kufirin e gjelbër, janë kapur 11 shtetas të huaj, të cilët po hynin nga Greqia në Republikën e Shqipërisë. Nga intervistimit paraprak rezulton se 10 shtetas ishin nga Siria dhe 1 nga Pakistani.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Java e Vizitorëve të Policisë

Next Post

Mund ta vazhdoj punën, edhe pse jam në prag pensioni?

Advertisement