Këngëtarja 19 vjeçare Era Istrefi ka uruar të gjithë besimatërt myslimanë për Kurban Bajramin në faqen e saj personale në Instagram, por këtë urim e ka shoqëruar me një foto të vetën ku ka dalë me një pozë alla Mili Sajrus, me gjuhën jashtë. Ky veprim i Erës i ka acaruar në maksimum fansat, të cilët kanë vërshuar menjëherë me fyrje dhe kritika drejt saj, disa prej të cilave po i sjellim për ju. Era dallohet si një tip tepër trasgresiv si në luk, ashtu edhe në sjellje, ndryshe nga motra e saj, Nora. Ndoshta këtë e ka nga mosha, pasi siç edhe e përmendëm, ajo është vetëm 19 vjeçe.
Gjithsesi, Era mbetet njëra nga këngëtaret me stilin më të veçantë, edhe pse në një moshë të vogël. Ndoshta ky i fundit është ai që tërheq më shumë vëmendjen e fansave të saj dhe bën që të pëlqehet më tepër. Por, a do jetë e njëjta simpati dhe mbështetje e tyre nëse Era vazhdon me këtë sjellje?!
Advertisement