Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Deri ku do të shkonit për të qenë e bukur?

Të gjithë vajzat e vogla ëndërrojnë të bëhen princesha dhe, kur rritemi, bukuria mbetet një nga aspiratat më të ngulitura te secila prej nesh. Mediat e kanë kuptuar mirë këtë gjë, ndaj na bombardojnë me foto krijesash sublime, që për shumë prej nesh përfaqësojnë simbolin e bukurisë. Për t’iu afruar sa më shumë këtyre simboleve, disa gra janë të gatshme të bëjnë shumë përpjekje dhe të harxhojnë kohë e para, nganjëherë me kënaqësi, nganjëherë edhe me vuajtje. Përkundrazi, të tjera nuk duan të dëgjojnë të flitet për këtë diktaturë estetike. Po ju, çfarë vendi zini në këtë garë bukurie? Bëni testin tonë, për ta kuptuar…

1. Po afron ora për të shkuar te parukierja, por jashtë bie shi me gjyma dhe fryn një erë e acartë:
a. Megjithatë, shkoni.
b. Prisni të qetësohet pak shiu.
c. Nëse mund të shkoni me makinë, atëhere mirë, përndryshe, jo.
d. I telefononi për të zhvendosur takimin.

2. Kriteri kryesor i blerjes së telefonit celular për ju:
a. Dizajni i tij.
b. Aplikimet që ka, fotot, lojërat, etj.
c. Performancat
d. Lehtësia në përdorim.

Advertisement

3. Kolegia juaj e punës ka sharm, por vishet sipas modës së vjetër:
a. Sa keq! Ju mundoheni ta këshilloni.
b. Ju mendoni: Një konkurrente më pak!
c. E nxisni të shkoni bashkë nëpër dyqane.
d. Punë për të!

4. Pranë jush është hapur një institut shumë i mirë bukurie. Shkoni:
a. Një herë në muaj.
b. Një herë në tre muaj.
c. Sipas humorit të momentit.
d. Një ose dy herë në vit.

5. Në vitet që vijnë, mendohet të implantohen elektroda në tru për të favorizuar kujtesën. Ju mendoni:
a. Super! Kur teknika do të jetë perfeksionuar, ju nuk do të hezitoni!
b. Të shohim…
c. Ju nuk e besoni këtë…
d. Kurrën e kurrës nuk do të lini dikë t’ju prekë trurin.

6. Në një dyqan ju pëlqejnë dy palë këpucë të mrekullueshme, gati identike:
a. Pa e menduar gjatë, i blini të dyja palët…
b. I kërkoni shitëses t’ju këshillojë…
c. E detyroni veten të zgjidhni njërën prej tyre.
d. E pamundur të vendosni, do të vini më vonë.

7. Vizitoni galerinë e pasqyrave të Versajës:
a. Nuk rrini dot pa u parë në pasqyrë.
b. I hidhni një sy vetes herë pas here.
c. Kaq shumë pasqyra, ju bezdisin!
d. Nuk ju shkon mendja të shiheni në to.

8. Një shoqja juaj sapo ka blerë një pallto të mrekullueshme! Reagimi juaj i parë:
a. Mund ta provoj pak unë?
b. Ku e gjete?
c. Të shkon shumë!
d. Duhet të ketë kushtuar një grusht me para!

9. Jeni bashkë me partnerin në shtëpinë e tij në fshat. Ju keni shumë ftohtë dhe ai ju jep borxh një pulovër shumë të shëmtuar:
a. Jo, faleminderit! Ju mjafton palltoja juaj…
b. Nuk guxoni ta refuzoni, por ndjeheni shumë e shëmtuar.
c. Ndjeheni mirë me pulovrën e tij demode.
d. S’ka rëndësi; ju e vishni menjëherë.

10. Cili kompliment në gojën e partnerit do t’ju kënaqte më shumë?
a. Ti rinohesh përditë.
b. Ti ke një stil bukurie shumë personal.
c. Ke një bukuri sa të egër, aq edhe të rafinuar.
d. Je edhe më e bukur sapo je ngritur nga shtrati.

11. Jeni në një konferencë dhe, ai që mban fjalimin, një burrë simpatik, nuk jua shqit sytë. Ju…
a. “Vërtet mua po më sheh?”, pyesni veten dhe nuk dëgjoni më asgjë.
b. Sa mikluese! Ndjeheni e parezistueshme dhe kjo ju bën qejfin.
c. Ai nuk di ku të hedhë vështrimin; është shumë e bezdisshme kjo.
d. Ky lloj joshësi ju dëshpëron…

12. Cila është cilësia më e rëndësishme në sytë tuaj?
a. Finesa
b. Sharmi
c. Toleranca
d. Humori

13. Për herë të parë ai ju tregon një foto të ish-it të vet. Ajo është e mrekullueshme! Mendoni:
a. Është mirë të jem në lartësinë e duhur!
b. Ai ka shije në zgjedhjen e grave!
c. Ishalla nuk mendon më për të…
d. Po, nuk qenka keq… E çfarë pastaj?

14. Sa kremëra bukurie të çdo lloji keni në tualetin tuaj:
a. Më shumë se 8.
b. 5 deri në 8.
c. 3 deri në 5.
d. Dy ose tre

15. Nëse do të ishit një lule, do të zgjidhnit të ishit:
a. Një orkide
b. Një trëndafil
c. Një kamelie
d. Një lulebore

Rezultatet
Nëse keni më shumë a. Jeni gati të bëni sakrifica për të qenë e bukur
Bukuria është një ëndërr për ju! Ajo i korrespondon një ideali të paarritshëm, të cilit mundoheni t’i afroheni sa më shumë. Kur jeni para pasqyrës, ju përpiqeni të shihni se çfarë mund të modeloni, zbusni e modifikoni, në mënyrë që të shihni aty imazhin që u korrespondon sa më shumë kritereve tuaja estetike. Ndodh t’ju duket vetja “gati” e bukur, por jo shpesh, sepse ju e studioni veten në detajet më të vogla dhe asgjë nuk i shpëton shpirtit tuaj kritik… Jeni shumë kërkuese ndaj vetes dhe nuk kurseheni për të bërë gjithçka mundeni, që të jeni më e kënaqur me pasqyrimin tuaj në pasqyrë. Nganjëherë, harxhoni edhe shuma marramendëse për këtë… Pse keni kaq nevojë të jeni gjithmonë e bukur? Zbukurimi i vetes është një kënaqësi, apo fsheh brenda ndonjë trishtim? Çfarë ju pengon të jeni e natyrshme, pa asnjë artificialitet? Mbase kjo fsheh një nevojë për të fshehur një aspekt të personalitetit tuaj që e keni të vështirë ta pranoni. Ofrojuni atyre që ju duan vërtet kënaqësinë që t’ju shohin kur jeni natyrale. Lejojuni të tjerëve privilegjin të jenë të papërkryer. Kjo do të jetë dhurata më e bukur që u bëni atyre, sepse do t’ju kushtojë pak, por do t’ju sjellë shumë…

Nëse keni më shumë b. Jeni gati të rrezikoni për të qenë e bukur
Të zbukuruarit për ju është një lojë. Ju ndjeni një lloj eksitimi kur hyni në rolin e femrës joshëse që bie në sy me aspektin e vet estetik dhe kur të tjerët kthejnë kokën duke thënë “Jo keq!”. Zbaviteni kur ndjeni shikimin e të tjerëve të kthehet ndaj jush, të shoqëruar me pak admirim. Egoja juaj miklohet dhe ju ndjeni kënaqësi. Herë pas here do t’ju pëlqente të hynit në garë me gratë e tjera për të testuar fuqinë tuaj pranë burrave… Do të zbaviteshit shumë po të fitonit. Çfarë përpiqeni të provoni? Ka mundësi që pasi joshja juaj të ketë vepruar, loja të mos ju interesojë më.
Vazhdoni t’ia bëni qejfin vetes duke u transformuar herë pas here në një VIP, por sidomos, caktojini vetes kufij, sepse rrezikoni shumë në këtë lojë… Ju mund të humbisni disa shoqe, të krijoni keqkuptime dhe të zemëroni disa burra…

Nëse keni më shumë c. Jeni gati të bëni përpjekje të vogla për të qenë e bukur
Ju ndjeni një kënaqësi reale kur ndjeheni “e bukur”. Do t’ju pëlqente shumë të vinit të punë dhuntitë tuaja fizike, por nganjëherë ju mungon motivimi për të bërë përpjekjet e nevojshme që të jeni gjithmonë në majë! Ka ditë kur nuk keni fare dëshirë për t’u rregulluar para pasqyrës, për të fshirë gjithë gjurmët e lodhjes apo të kohës… Me fjalë të tjera, ju ëndërroni të jeni e bukur duke qenë e natyrshme. Bukuria ju duket pak tirane dhe nganjëherë e pyesni veten se përse duhet me çdo kusht të kesh një pamje estetike që u korrespondon kritereve të imponuara. Kjo ju shtyn të dekurajoheni, të demotivoheni. Mbase kësaj i shtohet tendenca e përgjithshme për të vënë në pikëpyetje gjithë diktatet e shoqërisë së konsumit që mbretërojnë mbi ne. Ju keni të drejtë, bukuria nuk duhet të kthehet në fiksim. Të ruash buzëqeshjen në buzë është më e rëndësishme sesa të dish të grimohesh mirë. Atëhere, kemi një këshillë: Zbukurohuni vetëm për ata që kanë më shumë rëndësi për ju! Përpjekjet tuaja do të shpërblehen dyfish…

Nëse keni më shumë d. Jeni gati të jeni e natyrshme për të qenë e bukur
Sipas jush, bukuria nuk është një objektiv që duhet arritur. Nuk e kuptoni pse disa persona i kushtojnë kësaj kaq shumë përpjekje, energji dhe para. Kjo ju duket njëkohësisht e panevojshme, artificiale dhe nganjëherë, bile, qesharake, sepse rezultati nuk ju duket ai i duhuri. Në shumicën e kohës, modelet e revistave nuk ju ngjallin dëshirën t’u ngjani atyre. Ju preferoni sharmin natyral, thellësinë e një shikimi, shprehjen e një fytyre, bile nganjëherë edhe disa rrudha shprehjeje… Qëndrimi juaj kritik kundrejt atyre që përpiqen të ndjekin rregullat e bukurisë mbase është pak i tepruar. Në realitet, ju nuk arrini të qëndroni indiferente kundrejt tyre, sepse edhe juve ju tërheqin vëmendjen këto modele bukurie. Mundohuni të jeni pak më tolerante dhe pranoni që nganjëherë, ato janë të mrekullueshme! Nuk ka nevojë të doni të bëheni topmodele, nganjëherë mjafton të zbaviteni duke u përpjekur të jeni sa më e bukur, duke përdorur edhe ndonjë truk. Në fund të fundit, ato nuk e krijojnë bukurinë, por thjesht, e nënvizojnë atë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta luftojmë agresivitetin te fëmijët?

Next Post

Më rrihte sepse ishte xheloz i sëmurë!

Advertisement