Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çafka egjiptiane (Bubulcus ibis)

CAFKA copyÇafka egjiptiane është lloji më i përhapur në familjen e vet. Ajo jeton në vise tropikale, subtropikale, në pjesën jugore të gjerësisë së dy sferave. Vendbanimet e saj më të preferuara janë livadhet me bar, tokat kënetore, savanat. Ato mund të jetojnë fare mirë pranë kafshëve të egra si elefantët, zebrat, dythundrakët, madje edhe të qëndrojnë mbi kurrizin e tyre. Po kështu, ato nuk kanë frikë nga njeriu dhe shpesh, i ndërtojnë foletë e tyre nën strehët e banesave. Ushqimi më i zakonshëm i çafkave egjiptiane janë insektet e ndryshme, si: Karkalecat, mizat, vizhat, pilivesat e ujit, por u pëlqejnë edhe krimbat, gëlistrat sidomos, madje edhe peshku, molusqet dhe bretkocat. Nuk janë shtatmëdha dhe ngjajnë për nga trupi me laraskat e bëshme. Gjatësia e trupit të tyre arrin deri në 60 centimetra, pesha trupore deri në 400 gramë dhe krahët e hapur, mund të arrijnë deri në njëqind centimetra. Pendët e tyre kanë ngjyrë të bardhë gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit, ndërsa në stinët e tjera, mund të kenë nuanca të lehta të ngjyrës portokalli. Shumica e shpendëve të kësaj familjeje kanë në majë të kokës, te qafa dhe te shpina gjithashtu, pendë me ngjyrë të verdhë në portokalli (më të dukshme janë ato te meshkujt). Këmbët i kanë të gjata me lëkurë të verdhë, ngjyra këto që theksohen në kohën e ngrohjes së vezëve, por pastaj fillojnë të marrin një hije të errët. Vendbanimet e tyre shtrihen në të gjitha viset e ngrohta të Egjiptit, deri në Sahara, Palestinë, në Lindje, në Indokinë. Shumë syresh ka edhe në ishujt e Oqeanit Paqësor dhe atij Indian. Këta shpendë, edhe pse nuk gjejnë kudo kushte të mira për të jetuar, shtohen vazhdimisht. Nga një regjistrim i shpejtë, doli se vetëm në Afrikë ka më shumë se dhjetë mijë çifte aktive që jetojnë në koloni. Foletë i ngrenë zakonisht në degët e sipërme të pemëve të larta dhe në vende të përshtatshme për to, rrojnë në koloni dhe mund të ngrenë fole deri në 50 çifte. Në disa vise, në Japoni, për shembull, preferojnë pishat. Kushti kryesor për të ngritur një koloni është prania e ujit të ëmbël dhe lagështia e ajrit. Shtohen si të gjithë shpendët, duke ngrohur vezët e tyre. Periudha e inkubacionit është e ndryshme në vise të ndryshme dhe varet shumë nga kushtet klimaterike. Pozicionin për të ngritur folenë e zgjedh mashkulli, i cili preferon një lartësi prej tetë deri dhjetë metra nga toka. Pasi zgjedh vendin, ai mbledh lëndën e parë (drurë të thatë, bar të thatë, etj.) të cilat femra i vendos me kujdes dhe krijon brenda 4-5 ditëve folezën “familjare”. Diametri i folesë është 20-45 centimetra, ndërsa lartësia, 7-12 centimetra. Me të mbaruar ndërtimin e folesë, femra lëshon deri në pesë vezë, të cilat rri dhe i ngroh për 21-26 ditë me radhë. Femra, edhe pas daljes së zogjve, mban në fole një temperaturë të barabartë me atë të trupit të vet për 9-11 ditë të tjera. Pas kësaj, zogjtë janë në gjendje të jetojnë të pavarur. Me të mbushur moshën 20 ditore, “fëmijët” fillojnë të dalin nga pak rreth e përqark, por aftësinë për të fluturuar e fitojnë vetëm pas një muaji. Atëbotë ata dalin nga foleza prindërore dhe fillojnë jetën e pavarur, duke kërkuar ushqimin e tyre. Zakonisht, ata shoqërojnë karvanet e kafshëve të egra, madje edhe kopetë e bagëtive, jashtëqitja e të cilave është fillimisht një burim i sigurtë ushqimor, sepse atje mbeten kokrra drithi dhe fara të ndryshme, të cilat janë zbutur dhe mund të treten lehtë. Ata shkojnë pas kopeve edhe për një qëllim tjetër: Që nga kurrizi i tyre shikojnë më mirë në tokë krimbat, karkalecat, kërmijtë dhe i gjuajnë më lehtë ata…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Leonora Poloska: Të dashurin e mbaj veç për vete!

Next Post

Jam nga Gjakova. Si të marr leje qëndrimi në Shqipëri?

Advertisement