Performanca e tij në Top Fest, gati 10 vjet më parë, arriti të tërhiqte aq shumë vëmendjen, sa shumë prej fansave, ende sot këngëzojnë me mendje fjalët e këngës “Akoma të du”. Tani, “Akoma të du” mbetet një sukses i hershëm që u ka hapur rrugën sukseseve të njëpasnjëshme: “Damla Damla” , “Ta kisha dit”, “Kujt i thua xhan”, rolit në një serial turk për të rinjtë, si dhe kontratës 8 vjeçare me një produksion po turk, që premton shumë…
Simpatik, i talentuar, me stil, Bertan Asllani duket t’i ketë të gjitha dozat e mjaftueshme për të kapur majat dhe, në këtë kuptim, e ka të fituar bastin me suksesin.
– Bertan, publiku këtu të ka njohur nga paraqitjet e tua të para në Top Fest… Si e kujton atë periudhë prezantimi të bujshëm kur krijove edhe fansat e tu të parë në Shqipëri?
– Ato ishin fillimet e mia në mënyrë profesionale dhe, sigurisht, u mirëprita nga publiku. Mund të thuhet se ishte një rënie në dashuri me shikim të parë.
– Kujtoj që atëhere ishe shumë i afërt me Big Mamën, e cila të kishte gjithashtu shumë për zemër. Ku bazohet më së shumti miqësia juaj dhe a vazhdon njësoj edhe sot?
– Duke marrë parasysh se unë jetoj në Turqi, ndërsa ajo në Maqedoni, shihemi më rrallë, por kur shfaqen mundësitë, jemi përsëri bashkë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera.
– Ty të kanë vënë gjithnjë përballë Berkanit, ndoshta edhe për shkak të ngjashmërisë së emrave… Të ka shqetësuar ndonjëherë kjo gjë?
– Jo, aspak.
– Idea për t’u futur në tregun turk, erdhi më tepër si një sfidë ndaj vetes apo si dëshirë për të qenë aty ku origjina të thërret?
– Ideja erdhi krejt rastësisht. M’u ofrua një shans për të firmosur një kontratë me produksionin në fjalë, me të cilin po bashkëpunoj dhe e pranova me dëshirë. Ishte krejt rastësore dhe nuk ka asnjë sfond këtu. Puna dhe origjina janë krejt ndryshe nga njëra-tjetra.
– Mundet që tregu turk të jetë një treg tranzit për të arritur diku tjetër?
– Përfundimisht, po.
– Edhe pse akoma i ri, një artist i talentuar duhet të ketë ëndrra të mëdha… Cilat janë ëndrrat që prishin gjumin tënd, skenat që do të doje të pushtoje?
– Si çdo këngëtar që ëndërron të pushtojë skenat e famshme ndërkombëtare, njësoj edhe unë e shpreh të njëjtën dëshirë dhe ky është edhe synimi im, pse jo.
– Publiku këtu është afeksionuar me kulturën turke edhe për shkak të telenovelave të suksesshme. Duke qenë një njohës i mirë i kësaj kulture, ç’mund të thuhet se e dallon popullin turk dhe Turqinë?
– Duke pasur parasysh se jetojmë në të njëjtin gadishull dhe regjion, kemi ngjashmëri të shumta me popullin turk, po edhe me vendin. Populli turk është shumë i ngrohtë dhe mikpritës. Njësoj edhe vendi të lë mbresa se të duan, të respektojnë, janë shumë të ngrohtë që të dy…
– Tani që je edhe aktor në një serial për të rinjtë atje, cili ka qenë impakti përreth për një djalë nga Maqedonia që luan në një produksion turk?
– Bëhet fjalë për një serial të famshëm e të suksesshëm, ishte përvoja e parë e imja që të provoja veten si aktor dhe më duket se po ia dal mbanë. E gjithë kjo ndikon pozitivisht në karrierën time muzikore.
– Një kontratë 6 vjeçare po me produkson turk për realizimin e albumit tënd, ku mendon se do të të çojë?
– Në fakt, kontrata është 8 vjeçare, kaluan 2 vite tashmë dhe mendoj se të gjithë, unë me produksionin tim, po ecim drejt një rruge të mbarë.
– E dashura është turke apo shqiptare?
– No coment! (Buzëqesh)
– Si ndihesh kur sheh që vajzat bëjnë tatuazh emrin tënd?
– Mrekullueshëm.
– Ka pasur ndonjë rast kur ndonjë fanse të ka bezdisur në ekstrem?
– Tentoj t’i kuptoj të gjitha karakteret e njerëzve, madje edhe sikur të më kenë bezdisur në raste të caktuara. Fundi-fundit, unë për ato edhe jam këtu.
– Si është Bertani në një lidhje?
– Mendoj se kjo pyetje i duhet adresuar tjetërkujt, jo mua! (Buzëqesh)
– Cili është roli që luan vëllai, Merti, në karrierën tënde?
– Rolin e vëllait! E çfarë roli tjetër mund të luajë njeriu më i afërt në jetën time? Duke qenë se kemi edhe profesione paksa të ngjashme, më kupton dhe më mbështet plotësisht, në çdo hap.
– Festa që festohet më shumë në shtëpinë tënde…
– Festa e Bajramit.
– Cili është zakoni nga i cili do të doje të hiqje dorë?
– Tani për tani, nga asgjë nuk do të hiqja dorë.
– Këngët turke që mendon se duhen dëgjuar se s’bën nga audienca?
– Të gjitha këngët janë të mira; gjithçka varet nga shija e personit.
– I këndon kaq bukur dashurisë… Çfarë është dashuria në perceptimin dhe në përjetimin tënd?
– Mendoj se dashuria është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një njeriu, por gjithmonë nëse bëhet fjalë për atë të vërtetën.
– Duhet të kesh dashuruar, për t’i kënduar bukur dashurisë?
– Jo, disa herë varet edhe nga autori i tekstit, por unë përsëri e këndoj me shumë dashuri.
– Më mirë të jesh dashuria e parë apo e fundit e dikujt?
– Nuk mendoj se ka dashuri të parë dhe të fundit. Ka vetëm një dhe të vetme. E dyta dhe e treta nuk vlejnë, atëhere bëhet veçse mekanizëm dhe jo dashuri.
– Të ka shkuar ndonjëherë ndërmend të merresh me modeling?
– Tani për tani jo, se jam shumë i stërngarkuar. Ndoshta më tej.
– Çfarë i thua Bertanit, sa herë shihesh në pasqyrë?
– Asgjë, vetëm përqendrohem që të ndreq flokët.
– Nëse do të duhej të ishe dikush tjetër të paktën për një orë, në vend të kujt do të doje të ishe?
– Në vend të Supermenit.
– Në këtë treg të pamëshirshëm muzikor, ku gjithçka është biznes, cilat numëron si gjërat që janë në anën tënde?
– Origjinaliteti dhe karizma për t’i mbijetuar sfidës.
– Cilën do të zgjidhje midis “Damla Damla”, “Ta kisha dit” dhe “Kujt i thua xhan”?
– Që të gjitha janë si fëmijët e mi dhe një prind i mirë nuk bën dallim mes tyre.
– Le të supozojmë që konkuron në festival dhe rezulton automatikisht pjesëmarrës në Eurovizion… Do të konkuroje si një këngëtar shqiptar apo turk?
– Nuk mendoj se bëhet fjalë për nacionalitet, por festivalet tashmë nuk paraqesin kurrfarë sfide për mua, madje as Eurovizioni.
– Projekti i ardhshëm që pritet të sjellësh në muzikë…
– Albumi është nga fundi, do të numëroj 16 këngë nga të cilat, 6 këngë në shqip… 6 milion shqiptarë jetojnë në Turqi dhe populli ynë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, që nuk i kam harruar sepse nga këtu fillova dhe këtu u rrita. Për shembull, videoja e ardhshme që do të inçizohet për tregun turk, do të jetë edhe për atë shqiptar.
Bertani, siç nuk e njohim…
* Ngjyra e syve?
– Kafe-jeshile.
* Makina e preferuar?
– Mercedes.
* Kur i ke ndjerë emocionet më të bukura?
– Shumë herë.
* Me të mëngjërën a me të djathtën?
– Me të djathtën.
* Si je veshur sot?
– Me pizhame.
* Frika më e madhe?
– Gjarpërinjtë.
* Qëllimi që do të doje të arrije këtë vit?
– Sukses në karrierë.
* Mendimi i parë në mëngjes?
– Shëndeti.
* Koha e gjumit gjatë një dite?
– E papërcaktuar.
* Të dalësh në grup apo dyshe?
– Në grup.
* Tymos?
– Po.
* Kur do të martohesh?
– Nuk e di.
* Për çfarë je zënë për herë të fundit me prindërit?
– Nuk e mbaj mend.
* I bie ndonje vegle muzikore?
– Kitarës.
* Çfarë domethënieje ka tatuazhi yt?
– Simbolizon familjen dhe jetën time.
* I famshmi i preferuar?
– Leonardo Di Kaprio.
* Skuadra e zemrës?
– Fenerbahçe.
* Për çfarë ke qenë herën e fundit në farmaci?
– Për qetësues.
* Njëherë u deha dhe…
– Nuk mbaj mend, pasi kam qenë i dehur.
* E dashura ideale?
– Asgjë nuk është ideale, madje as dashuria e as e dashura.
* Beson në dashurinë me shikim të parë?
– Jo.
* Marka e preferuar e veshjeve…
– Nuk kam një të veçantë.
* Pushimet e ëndrrave?
– Bora-Bora.
* Këngëtari i preferuar?
– Xhastin Timberlejk.
* Filmi i preferuar?
– “Ujku i Uoll Stritit”.
* Ke shkrepur ndonjëherë armë?
– Po.
* Mban kafshë shtëpiake?
– Po.
* Gjatësia?
– 180 centimetra.
* Tipari më i mirë fizik?
– Arsyeja e shëndoshë.
* Pika e dobët?
– Prekja e hundës.
* Në ç’orë e fik dritën?
– Kur bie të fle. (Qesh)
* Gudulisesh?
– Po.
* Ç’të bën për të qeshur?
– Shumë gjëra.
* Pa çfarë s’mund të jetosh?
– Pa vëllanë.
* Të zë makina, treni, avioni?
– Po, nga avioni.
* Gërhet në gjumë?
– Po.
* E ëmbël apo e thartë?
– E ëmbël.
* Sms apo telefonatë?
– Sms.
* Puthje apo përqafime?
– Puthje.
* Filmi vizatimor i preferuar…
– “Tomi dhe Xherri”.
* Të pëlqyen këto pyetjet?
– Po. (Buzëqesh)