Sot u përurua stadiumi i ri i Kombëtares shqiptare “Elbasan Arena”. Me këtë rast u zhvillua një ndeshje miqësore mes përfaqësueses dhe skuadrës U-19 të Elbasanit. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri të vendit, Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe figura të tjera të sportit shqiptar. Ceremonia nisi me himnin kombëtar dhe vazhdoi me gjuajtjen e penalltive të para për të inauguruar portën, për t’ia lënë më pas vendin ndeshjes. Kryeministri Rama ka goditur të parën penallti, duke e çuar topin në rrjetën e portës së Berishës. Por u pa qartë që portieri Berisha, ndryshe nga Berisha politikan, ja la golin vetë Ramës duke u hedhur në drejtim të kundërt…