Këngëtarja Anjeza Branka është dalluar gjithnjë për kujdesin e vecantë që i kushton vetes, vecanërisht look-ut të saj që do të konsiderohej si një kameleon i vërtetë duke qenë se është gjithë kohës në ndryshim. Një nga momentet që përmendëm, të kujdesit ndaj vetes është edhe ky që vetë këngëtarja e ka postuar në faqen e saj në Facebook. Kjo foto të jep përshtypjen e një Anjeze në rolin e Sulltaneshës me punonjëset e sallonit të bukurisë të gjitha në dispozicionin e shërbimeve që kërkon ajo. Së fundi Anjeza ka mbaruar xhirimet e klipit të saj më të ri me titull “Nizma”, i cili pritet të dalë shumë shpejt në ekranet muzikore dhe që nisur nga fotot e publikuara deri tani prej saj, na tregon për një punë mjaft të realizuar.
Advertisement