Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Albulena Ukaj: Po sakrifikoj rininë time!

albulena (5)Albulena Ukaj është këngëtarja seksi nga Kosova, që këndon për meshkujt, por këtë herë për një kategori meshkujsh që po hasen përditë e më shumë në ambientet tona, ata llafazanë. Ndaj titulli i këngës së saj më të re është “Një llafazan”, ku Albulena luan edhe qesh gjatë klipit duke treguar hiret e saj femërore, që e bëjnë këtë klip një ndër më të preferuarit në hit parejdet kosovare. Herë ka kënduar “Nuk të jap afat”, herë “Jetoj për ty”, por që do i këndonte edhe mjë mashkulli llafazan, këtë nuk priste asnjeri…

Rita Rrjolli: – Albulena, kujt ia ke dedikuar këngën “Një llafazan”?
Albulena Ukaj: – Për herë të parë, kur e pashë këtë tekst, u dashurova me të! Kënga u dedikohet të gjithë meshkujve që abuzojnë me respektin dhe dashurinë që marrin nga bota femërore. Fatkeqësisht, ka të tillë meshkuj që dalin me një femër për kafe dhe nga ai takim, bëjnë tregim me një skenar të mrekullueshëm që e shohim nëpër filma romantikë.
– Sa meshkuj të tillë ke takuar ti?
– Meshkuj të tillë llafazanë, jam e sigurtë që jo vetëm unë, por shumica nga ne i ka takuar dhe vazhdojmë t’i takojmë. Unë i dua njerëzit oratorë, mirëpo jo të tillë “llafazanë” të cilët nga hiçi thurin të pavërtetat dhe keqkuptojnë besimin, respektin, pse jo, edhe dashurinë që marrin.
– Mendon edhe ti se meshkujt janë më llafazanë se femrat?
– Nuk e besoj. Të qenit llafazan s`ka të bëjë me gjininë. Njoh meshkuj llafazanë, por edhe femra të cilat ua kalojnë meshkujve.
– Nëse do të bije në dashuri me një mashkull të tillë…
– Tipat e tillë, s`kanë rast të jenë afër meje, prandaj nuk besoj se ndonjëherë në jetë do kem problem në lidhje me këtë.
– A ka bërë ndonjë mashkull thashetheme për ty?
– Edhe mund të ketë bërë, por unë nuk jam ajo kategori që kam kohë të merrem me këtë sport. Në botë, reklamat paguhen, kurse këtu te ne, të bëhen falas. Përderisa unë jam okej me veten time dhe me njerëz të dashur që i dua dhe më duan, nuk e kam problem nëse dikush, pa marrë parasysh nëse është mashkull, apo femër, thotë ndonjë gënjeshtër apo thashethem për mua. Rroftë demokracia!… (Buzëqesh)
– Meshkujt tërhiqen nga këngëtaret seksi, apo jo?
– Eh, sikur të isha djalë për një ditë të vetme, ndoshta do mund të përgjigjesha në këtë pyetje! Nuk di çfarë të them… Ma merr mendja që, si djemtë, si vajzat, e duan dhe tërhiqen nga e bukura.
– Propozimi më i bukur që të kanë bërë?
– Propozimet e bukura i marr shumë shpesh, por do të kisha veçuar: “Po të martohesh me mua, do të të bëjë të mundur edhe një udhëtim në Hënë, sepse gjithë bukurinë ia ke marrë Hënës”.
– Në fakt, ti je singëll, apo çift?
– Jam singëll, free as a bird (e lirë si një zog)…
– Si ka mundësi?
– (Qesh) Ka mundësi, sepse të jesh singëll, nuk është keq.
– Ç’duhet të ketë mashkulli yt ideal?
– Mashkulli ideal, për mua, është ai mashkull që është vetvetja, që qëndron me këmbë mbi tokë, nuk ka komplekse dhe ka edukatë e mirësjellje.
– Duhet të jetë bjond apo brun?
– Bjond, brun, zeshkan, pak rëndësi ka, përderisa është njeri.
– Domethënë, pamja e jashtme nuk ka rëndësi?
– Pamja e jashtme e një individi ka rëndësi, por nuk është kusht për mua.
– A beson në shprehjen “Një mashkull është aq burrë, sa para ka në xhep”?
– Burrëria s’ka të bëjë me paranë. Fundja, në botë ka femra të cilat ua kalojnë burrave për nga pasuria.
– Ti, do të lidheshe me nje mashkull të varfër?
– E di si thonë? “Dashuria nuk njeh moshë, as kufi”… Dashuria s`ka të bëjë me të qenit i pasur, apo i varfër. Nëse do të ndjeja diçka për dikë, pak rëndësi do kishte për mua nëse ai është i pasur, apo i varfër.
– A mendon se femrat po bëhen përditë e më materialiste?
– Jo vetëm femrat, po edhe meshkujt. Të qenit materialistë është individuale.
– Po një pikë të dobët, e ke?
– E para, të qenit e famshme nuk do të thotë se je gur apo hekur. Pikat e dobëta nuk i kam shumë, por një që e kam vërtet të dobët është babi im; atë e dua dhe e kam gjënë më të çmuar në botë. E kam jo vetëm baba, po edhe shokun më të mirë. Është shtylla kryesore e sukseseve të mia.
– Në të gjitha klipet je me flokë të verdha…
– Unë të qenit bjonde e kam me të leme, jo me të bame; jam 100% natyrale!
– Barcaletat për bjondet i thua, apo dëgjon me dëshirë?
– Nuk jam shumë e dhënë pas barcaletave, edhe pse kur i dëgjoj nga të tjerët, më pëlqejnë dhe më bëjnë të qesh me lot. Nuk kam komplekse në këtë pikë…
– Kush sponsorizon për klipet e tua?
– Klipet i mia i sponsorizon vetë Albulena Ukaj.
– Si ia del në një moshë kaq të re, të sponsorizosh miliona lek xhirime?
– E dini pse ia arrij pa asnjë problem? Sepse kur të tjerët flenë, unë jam nëpër mbrëmjet e shumta, koncertet e ahengjet familjare. Prandaj punoj shumë, që të fitoj pak e t’ia dal mbanë në realizimin e projekteve të mia, pa pasur nevojë të jem e varur nga të tjerët.
– A po sakrifikon diçka?
– Pa sakrifikuar, s`ka rezultat! Edhe unë bëj të njëjtën gjë për të arritur sukses; sakrifikoj rininë time, qëndrimin larg nga të dashurit e mi, daljet e pakëta me shoqërinë…
– Je tip që harxhon shumë?
– Unë dhe shoppingu jemi shokë të mirë. Mundohem të mos harxhoj shumë, por atëhere kur dal, nuk jam e kujdesshme në shpenzime…
– Vlera më e madhe e një klipi…
– Tematika që shtjellohet. Brenda atyre pak minutave sa zgjat kënga, shikuesi duhet të arrijë të shohë një film të shkurtër.
– Çfarë mendon për “zogun e Tunës”?
– Kurrë nuk kam qenë e dhënë pas fermave me zogjtë, pulat, lopët e delet, edhe pse natyrën e dua shumë. Për kafshët shtëpiake nuk kam pas interes shumë… Ndoshta një ditë kur të bëhem gjyshe, do kem shumë zogj, edhe një si të Tunës… (Qesh)
– Po për Fjollën, që i kundërvihet zogut?
– Jetojmë në demokraci, kështu që si qytetarë të lirë, kemi të drejtë të bëjmë selektimin e gjërave që duam, pa pas nevojë të imponohemi nga të tjerët. Dikush i kundërvihet zogut të Tunës e dikush, atij të Fjollës.
– Ti, i kundërvihesh apo e mbështet këtë fenomen?
– E thashë më lart, unë si Albulena, nuk i dua zogjtë; më shumë preferoj pëllumbat. (Qesh)
– Cili është absurditeti më i madh që ke hasur këto ditë?
– Ice Bucket Challenge.
– Ëndrra jote më e madhe e momentit?
– Të vizitoj Amerikën dhe shqiptarët përtej Atlantikut.
– Puthjen e fundit, kujt ia ke dhënë?
– Anëtarëve të familjes.
– Hera e fundit që je dehur…
– Nuk pi alkool fare.
– Hera e fundit që ke qarë…
– Si tip, jam e fortë dhe nuk qaj kollaj.
– Mesazhi që do të ndash me fansat e tu?
– Të ëndërrosh do të thotë të kesh guxim dhe të luftosh për realizimin e ëndrrave në jetë, prandaj unë, fansave të mi, u them: Punoni dhe luftoni për me i realizu ëndrat tuaja! Dhe, dua t’i falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë e tyre!

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (9) View Comments (9)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk e di i kujt është fëmija im...

Next Post

Fiori ofendohet rëndë, publikon ofendimin...

Advertisement