Nëse nuk do të ndodhte, nuk do ta merrnim me mend kurrë se mund të ndodhte. Po flasim për sherrin midis Ulpiana Lamës dhe Tunës. Ka qenë pikërisht Ulpiana ajo që e ka nisur këtë “lojë”, pasi e ka ironizuar Tunën nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan: “Me rastin e zbardhjes së bisedës Barrozo-Putin ku ky citohet të ketë thënë se “mund ta marrë Kievin për 2 javë” (Seriously?!) pyetja ime është: Çfarë kanë të përbashkët këngëtarja shqiptare Tuna dhe presidenti rus Putin? Refrenin “un e boj se muna” (unë e bëj se mundem)! E para, si mendësi dominuese e shoubizit që, për të shitur, duhet të skandalizosh. I dyti, si demonstrim arrogant i një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë”. Dhe pas kësaj, sigurisht që do të vinte edhe reagimi i Tunës e cila i është kundërpërgjigjur Ulpianës duke i thënë që të merret me horoskop e me dantella dhe të lërë mënjanë diplomacinë e shoubizin, aq më tepër tani që nuk është më prezantuese. Dhe, ish-prezantuesja, e çuditur për reagimin ndaj statusit që duke e konsideruar një metaforë, ajo pretendon se nuk i drejtohej Tunës, e ka mbyllur me një tjetër status: “Nga e prisja kundërpërgjigjen e nga më erdhi!… Ku më rrihte mua e si u banalizua!”. Në fakt, nga e priste Ulpiana kundërpërgjigjen vallë?!
Advertisement