“Lajka bon” është kënga e parë që bukuroshja shkodrane ka lançuar, pas suksesit në spektaklin e zërave të rinj, “X Factor”. Savjana Vjerdha, pas lançimit të kësaj kënge, premton të vijë me surpriza të reja për publikun shumë shpejt. Edhe pse shumë e re në moshë dhe pas suksesit të këngës, Savjana qëndron me këmbë në tokë. Ajo pranon se tanimë jeta i ka ndryshuar, por për të qenë një sukses absolut në këtë treg, duhen shumë komponentë të tjerë. Një nga më të rëndësishmit, veç talentit, duket se është dhe mbështetja e një artisti. Savjana, vjen në këtë intervistë e çiltër dhe plot humor, siç mund të jetë një shkodrane si ajo!
Fabjola Kuburi: – Savjana, ja ku na vjen me “Lajka bon”… Ti vetë, i ke qejf lajkat?
Savjana Vjerdha: – Jo, nuk i kam qejf. Edhe pse teksti është i tillë, kjo këngë ka shumë nënkuptime.
– Si erdhi kjo këngë?
– Kjo kënga erdhi aq shpejt dhe e freskët saqë edhe ne ngelëm të çuditur.
– Kujt i bën lajka Savjana?
– Në fakt, kënga u dedikohet personave që bëjnë shumë lajka sepse ka plot të tillë.
– Kush i bën lajka Savjanës?
– Vetja ime. (Qesh)
– Të ka marrë malli për X Factor, meqë ke qenë një ndër konkurrentet më të suksesshme në “X Factor 1”?
– Ah, më ka marrë shumë malli, por më shumë më ka marrë malli për prezencën time në skenë, provat e pandalshme, disa nga shoqëria e shumë gjëra të tjera që më bëjnë ta kujtoj atë vend me nostalgji.
– Mesazhi më i bukur që ke marrë kohët e fundit…
– Mesazhi më i bukur ishte i dikujt që nuk e prisja dhe që u befasova. Flas për një nga personazhet e tregut të sotshëm muzikor.
– Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde, qëkur ke qenë në “X Factor”?
– Ka ndryshuar jeta ime, aktivitete të ndryshme pafund, duke dashuruar përditë e më shumë mikpritjen e dashamirësve të mi në klubet ku jam e ftuar. Jam e lumtur për gjithçka!
– Çfarë duhet të dimë për karakterin e Savjanës??
– Jam shumë e sinqertë dhe përjashtoj interesaxhinjtë nga grupi shoqëror.
– Me syrin tënd, më i mirë “X factor” 1, 2 apo 3?
– Nuk e them për mburrje, por natyrisht që “X Factor 1” ka pasur talente të jashtëzakonshëm, me vokale drithëruese.
– Çfarë ka ndryshuar te Savjana pas lançimit të kësaj kënge?
– Si karakter, nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që kam qenë, ajo jam përsëri. Thjesht, është rritur vëmendja ndaj talentit tim.
– Çfarë të mërzit më shumë?
– Më mërzit prania e njerëzve patetikë.
– Playlista jote për verën…
– Surprizë, super këngë, bombë, vullkan, edhe pse verë! (Qesh)
– Cili është vendi më i bukur për të kaluar pushimet?
– Mua më pëlqen shumë Bora-Bora dhe së shpejti do organizoj një udhëtim atje.
– Je e fiksuar pas veshjeve firmato apo mjafton që veshja të jetë e bukur dhe të të shkojë?
– Jo gjithmonë. Më pëlqen të kem atë që unë dua, stilin tim.
– Po pas parasë, je e fiksuar?
– Jo, falë Zotit. (Qesh)
– Të është ngulitur ndonjëherë ndonjë gjë në mendje, që pastaj të është kthyer në fiksim dhe mezi e ke hequr?
– Më janë ngulitur disa fiksime, disa përjetime jetësore, që sot do të doja shumë t’i ndryshoja.
– Mban hajmali me vete?
– Ndonjëherë, po.
– Të kanë ndihmuar prindërit me para, apo ia ke dalë gjithnjë mbanë vetë?
– Normal që edhe prindërit më kanë ndihmuar me mbështetjen e tyre, por unë gjithmonë kam qenë ajo që i kam bërë gjërat vetë dhe, nëse i hyj një rruge, dua ta përfundoj vetëm me forcat e mia.
– Fiksohesh më shumë pas një arome parfumi apo pas një fustani?
– Parfumi, pika ime e dobët!
– Kukullat barbi apo kutite e tualeteve?
– Make-up.
– Ke fiksim të bësh foto, apo të të bëjnë foto?
– Më pëlqen të bëj foto, por edhe të më bëjnë, pse jo?!
– Je e fiksuar pas medias së shkruar apo asaj televizive?
– Më shumë jam pas medias televizive, edhe pse shoh shumë rradhe televizion!
– E fiksuar pas yjeve, apo le realitetin të veprojë?
– E fiksuar pas dëshirës dhe pasioneve që ndikojnë në realitetin tim sot!
– Po pas Facebook-ut? Bën shumë “like”?
– Pse jo? Mendoj që thjeshtësia bën për vete shumë persona.
– U ke bërë lajka mësueseve që të merrje nota të mira në shkollë?
– Mbaj mend një herë me një profesor të psikologjisë, por nuk jam shumë e zonja me lajka. (Qesh)
– Çfarë duhet të fiksojë publiku te muzika që këndon?
– Stilin, ngjyrën vokale dhe shpirtin e këngëtarit.
– Është më mirë të fitosh një llotari apo një festival a konkurs muzikor?
– Mendoj se një konkurs muzikor, pasi shpërblehesh për atë që merr, por dhe llotaria është një fat për njerëzit.
– Bën palestër që të jesh në formë për pushime?
– Në fakt, palestra është e përditshme në jetën time, e dashuroj atë!
– Do mjaftohesh vetëm me këtë këngë për këtë verë?
– Jo, projekte të mëdha janë në horizont dhe shumë shpejt do të jenë në duart e publikut.