Në një moshë fare të re, atëherë kur dhjetra mundësi të trazojnë vrullshëm mendimet për të ardhmen, ajo e kishte zgjedhur rrugën e saj, madje dy rrugw: muzikën dhe politikën, duke krijuar një balancë që i ka rezultuar e suksesshme. Me një përzierje talenti, përkushtimi dhe besimi në vetvete, jeta ka luajtur nota të bukura për Gretën…
Alma Buci: -Si fillim, do të flasim në këtë intervistë me Gretën e politikës, apo atë të muzikës?
Greta Koçi : – Si të doni ju. (Buzëqesh) Unë mund të flas me shumë kënaqësi për të dyja, politikën dhe muzikën.
-Si është kjo periudhë për ty?
-Është një periudhë e bukur e jetës time, me sipërmarrje të rëndësishme, me suksese të cilat po i shijoj çdo ditë, sigurisht, suksese që vijnë pas një pune të madhe me plot përkushtim nga ana ime.
– Me çfarw i mbush ditwt e tua tani?
– Me punw. Jam intensivisht në punë dhe kjo më jep kënaqësi shumë të madhe. Unw mendoj se nëse mërzitemi gjatë punës sonë, atëherë kjo do të thotë se jemi duke punuar keq. Për mua gjërat po ecin mbarë dhe puna ose profesioni im, më japin vërtet kënaqësi të jashtëzakonshme.
– Kënga “What’s up” në bashkëpunim me Gbmc ishte një gjetje… Cili wshtw personi i fundit me të cilin ke komunikuar në “what’s up”?
– Nuk e kam fiksuar. Me “what’s up” flas me të gjithë ata qw më lidh puna. Përveç telefonatës “whatsup” është një mënyrë e mirë për të kontaktuar me njerëzit.
-Në momente paqartësie, dyshimi, apo mwrzitjeje, kujt i telefonon për pjesën profesionale dhe kujt për atë emocionale?
-Varet nga situata, nga lloji i problemit që kam, por sidomos pwr anën emocionale komunikoj menjëherë në telefon me familjen time,.
– Eshtw e vwshtirw tw mbash drejtpeshimi mes binomit: karrierë politike – karrierë muzikore?
-Jo, ato janë dy rrugë, sa të kundërta, aq të ngjashme me njëra – tjetrën. Unë i kam të dyja këto drejtime të rëndësishme në jetën time dhe asnjëra nuk e pengon tjetrën. Unë jam mjaft e angazhuar në politikë, por gjithashtu vazhdoj të jem aktive dhe prezente në muzikë.
-A është politika një pasion që nesër mund të zëvëndësohet me një tjetër?
-Mendoj që jo. Politika është shumë e rëndësishme për çdo njeri, të gjithë njerëzit duhet të merren me politikë, duhet të informohen, të japin kontributin e tyre për zhvillimin e vendit, për të mirën e tyre, dhe tw familjes së tyre. Një shprehje thotë: “Nëse ne nuk merremi me politikë, atëherë politika do të merret me ne….” .Unë e shoh si një kontribut me vlerë angazhimin tim personal, por edhe të shumë të rinjve drejt politikës.
-Në fakt, si u tundove nga politika?
-Unë kam përfunduar studimet e larta në shkenca politike e tashmë vazhdoj master shkencor për diplomaci. Derisa kam zgjedhur të profilizoj studimet e mia në shkencat politike, do të thotë se kam pasur mjaft dëshirë që të kem një angazhim serioz politik dhe e kam dashur politikën. E kam projektuar drejtimin tim që në momentin kur mbarova maturën. Nuk ka ardhur rastësisht ky angazhim në politikë.
-Nëse e mendon mirë, ke bërë gjithnjë atë që ke dashur të bësh në jetë?
-Patjetër që po, përherë kam bërë atë që kam dashur.
-Ku e merr forcën, energjinë Greta për të qenë intensivisht e angazhuar dhe me kaq përgjegjshmëri e përkushtim?
-Te familja ime, publiku dhe të gjithë njerëzit që më duan. Ata më japin forcë për të mos ndalur asnjëherë së punuari.
-Mësimi më i madh që ke marrë nga 22 vite jetë?
-Kam mësuar se asgjë nuk është e pamundur dhe se njeriu mund të arrijë gjithçka nëse përkushtohet dhe punon, vendos gjithë forcat për të arritur ëndrrat e tij. Mendoj se jeta është vërtetë e çmuar dhe e bukur, por nga ana tjetër është dhe mjaft e vështirë për t’u përballuar. Duhet të jesh shumë i fortë dhe duhet të guxosh. Gjërat më të bukura të jetës, duhet të luftosh për t’i pasur dhe, kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur….
-Ke marrë ndonjëherë leksione private në shtëpi? Për çfarë?
-Po kam marrë leksione për të mësuar një vegël muzikore, flautin. Këto leksione i kam marrë nga mamaja ime në fakt .
-Personat që kanë patur ndikim të veçantë tek ti?
-Shumë njerëz vijnë e ikin në jetën tonë. Sigurisht ka persona të veçantë nga të cilët inspirohesh, mëson shumë dhe dëshiron që të ndjekësh shembullin e tyre të suksesit. Unë kam pasur fatin të njoh shumë njerëz të vecantë dhe të rëndësishwm në jetën time. Do të doja të veçoja këtu zotin Sali Berisha, një ndër burrat më të mëdhenj të kombit, një njeri i rrallë me të cilin unë pata fatin të bashkëpunoj duke qenë pjesë e Partisë Demokratike. Unë e adhuroj për vlerat njerëzore në rradhë të parë dhe sigurisht, më pas, për gjithë karrierën e tij të jashtëzakonshme politike. Një njeri të cilit kurrë nuk i shterojnë energjitë, pavarësisht moshës së tij.
-Si një vajzë e re, çfarë të bën përshtypje nga kontaktet me të rinjtë?
-Më bën përshtypje dëshira e madhe e tyre për të punuar, për t’u angazhuar, për të ndjekur me gjithë pasion e zemër ëndrrat e tyre, dëshirën për t’u arsimuar maksimalisht, dëshirën për të krenuar familjen me arritjet e tyre profesionale. Është vërtet kënaqësi t’i njohësh të rinjtë sot e të bisedosh me ta.
-Duke qenë me përgjegjësi të reja tani çka sjell edhe më shumë pavarësi, a mund të thuhet se ekziston po i njëjti raport me prindërit e tu tani? Çfarë të ka mbetur në mendje nga biseda e fundit e ngrohtë me ta, pwr shembull?
-(Buzëqesh) Biseda të ngrohta kam përditë me ta. Çdo ditë, kur kthehem nga puna dhe hyj në shtëpi, fjala e parë që dëgjoj nga prindërit është: “Erdhi krenaria ime” (Buzëqesh) Nuk ka kënaqësi më të madhe.
-Një send që është shumë i rëndësishëm, për vlerën morale që mbart?
-Unaza që mbaj në gisht dhe nuk e heq asnjëherë, është unaza e mamit tim. Ma ka dhuruar ajo dhe për mua është me shumë vlerë.
-Të pëlqen jeta jote siç është tani?
-Është jetë shumë dinamike, por më pëlqen, sigurisht.
-Çfarë u ke zili njerëzve të panjohur?
-Ndonjëherë më ndodh të mendoj se një njeri që jeton normalisht dhe nuk është i famshëm, është i qetë për t’u ulur ku të doje e të pijë një kafe, të vishet në mënyrë normale, apo ndoshta edhe si i do qejfi. (Buzëqesh) Pra, nuk ka vëmendjen e çdokujt për çdo veprim që bën, pa patur vëmendjen maksimale të mediave dhe të gjithë opinionit publik. Kwtw problem besoj se e ka çdo personazh public. Megjithatë, kjo është çështje zgjedhjesh, dikush zgjedh të jetë një njeri normal, i panjohur e dikush zgjedh të jetë i njohur, të japë kontributin e tij në shoqëri, në një fushë të caktuar. Unë e kam zgjedhur këtë jetë tashmë dhe kjo nuk ka më kthim mbrapa.
-Shpirtërisht dhe mendërisht, për çfarë do të ishe e gatshme tani?
-Për pak pushime! (Qesh)
– Ku do t’i kalosh ato sivjet?
-Do të pushoj jashtë shtetit me familjen pwr njw javë.
-Ke udhëtuar këto kohë? Udhëtimi i fundit që të ka lënë shije të mirë?
-Udhëtoj për punë dhe gjatë gjithë kësaj kohe udhëtimet e mia kanë qenë udhëtime pune. Sigurisht që edhe udhëtimet e punës më lënë shije të mirë (Buzëqesh), por udhëtim për të pushuar dhe relaksuar nuk kam pasur.
– Diçka që të ka ngjallur gjithnjë interes, mister, dëshirë për të hulumtuar?
-Më pëlqen të hulumtoj apo të zbuloj sa më shumë të mundem mbi natyrat e njerëzve, psikologjinë e tyre, karakteret…
-Çfarë është nata për ty?
-Nata për mua është qetësi, wshtw darka dhe biseda e ngrohtë me familjen time dhe gjumi i cili vërtetë më mungon.
– Diçka që tregon feminilitet?
-Kujdesi për veten dhe respekti ndaj vetes, sigurisht pa u transformuar.
-Diçka që tregon burrëri?
-Karakteri, integriteti dhe besimi në vete.
-Nëse do të ishe mashkull, me çfarë do ta bëje për vete Gretën?
-Me sinqeritet, besnikëri dhe inteligjencë.
-Çmimi, trofeu më interesant që mban në shtëpi?
-Kam disa trofe në shtëpinë time, çmime të para dhe çmime të tjera të rëndësishme, gjithsecila ka vlerën dhe rëndësinë e vet.
-Në këtë fazë të karrierës, çfarë do të lëndonte ndienjat e tua, apo nuk të surprizon më asgjë?
-Po bëhen vite tashmë dhe nuk pres surpriza. Me thënë të drejtën nuk është se gjatë karrierës time kam pasur lëndime aq të mëdha. Në çdo fushë të jetës kalon vështirësi. Rëndësi ka që të mos dorëzohesh dhe të punosh fort.
-Një këngë e Enit që e ke shumë për zemër, aq sa do të kishe dashur ta këndoje ti?
-Unë dëgjoj çdo këngë të Enit që në momentin kur projektohet kënga dhe sigurisht, ajo merr edhe opinionin tim për këngët që nxjerr. Këngët e Enit më pëlqejnë të gjitha, por do të veçoja këngën “Tek ty”. Nuk e di pse, se është edhe çështje shijesh, por mua më pëlqen shumë ajo këngë.
-Projekti i radhës që do të vijë për të surprizuar sërish?
-Jam në punë e sipër për materiale të reja muzikore. Shumë shpejt do të më shihni. (Buzëqesh)