Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjetan Keta: Egërsira e pandalshme

Nga Bulqiza, Kampioni i ri i Europës në boksin profesionist
Kampioni i Europes, djaloshi shqiptar 27- vjeç nga Bulqiza, Gjetan Keta, nuk nguron të deklarojë menjëherë pas fitimit te titullit se se ky titull është dhuratë për të gjithë shqiptarët. Edhe pse vetëm 21 ndeshje në karrierën e re si boksier, ka 18 fitore, 15 me “nokaut”. Vëllai i Kampionit të Botës në kik-boks, Ismail Ketës, bëhet tashmë numri një në ringun profesionist, duke tërhequr vëmendjen, jo vetëm në Gjermani, ku jeton që nga viti 2005, por në gjithë Botën. Pasi doli fitues i turneut europian të kik-boksit në Tiranë në vjeshtën e vitit 2007, titulli që fitoi mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ishte kulmi i viteve të tij si sportist profesionist në Mynih, qytetin në të cilin jeton. Si duket fejesa e pak ditëve më parë me një vajzë studente nga Bulqiza në Universitetin e Tiranës, i solli mbarësi për të bërë “pronë” ëndrrën tjetër të jetës, titullin kampion. Ai ka folur pwr tw gjithw shqiptarwt pas fitimit tw titullit, posaçwrisht për gazetën “Intervista”…

Mejdan Zhivani: – Gjetan, si erdhi ky titull dhe sa t’u desh të presësh?
Gjetan Keta: – Është titulli im i parë si kampion Europe dhe më bën shumë të lumtur. Kam vite që merrem me sport. Fillimisht e kam nisur me kik dhe taj-boks. Pas vitit 2007 vendosa të futem në boks, sepse vëllai im Ismaili, një kampion i njohur në të tilla sporte, shikoi tek unë cilësi të mira në ringun e boksit. E nisa dhe më eci përgjithësisht mbarë. Kjo ishte ndeshja e 21-të, duke numëruar 18 fitore dhe 3 humbje, ndërsa 15 ndeshje janë fituar me “nokaut”. U deshën vite, sepse konkurenca në boksin profesionist është tejet e madhe. Nuk ka qene e lehtë që të vinte kjo ditë, sepse kam kohë që jam stërvitur, por mendoj që erdhi shpejt, kur mendoj vitet që kam…
-Ç’mund të na thoni për kundërshtarin që kishe përballë?
-Ishte gjeorgjiani Mishel Kotsishvilli, një boksier shumë i fortë me 61 ndeshje të luajtura dhe thuajse të gjitha të fituara. Ishte mjaft i rrezikshëm dhe kishte një pervojë interesante. Imagjinoje tri herë e hodha nokdaun në raundin e 5-të dhe u ringrit sërish e boksonte si të ishte fillimi i ndeshjes. M’u desh shumë punë për ta gjunjwzuar. Në raundin e shtatë, pas një goditje në ije, mbeti pa frymë dhe nuk u ngrit më. Natyrisht, që u ndjeva shumë i lumtur dhe më në fund mora frymë lirisht, tashmë si kampion, një titull që e prisja prej kohësh.
-Kujt ia dedikon këtë sukses të radhës dhe kaq të rëndësishëm?
-Ia dedikojë të gjithë shqiptarëve që më ndjekin dhe më admirojnë kaq shumë; Gjermanisë, vendit ku unë u bëra sportsit i niveleve të tilla dhe Ambrës, vajzës shqiptare që vuan prej tumorit në spital prej një viti në Mynih dhe tashmë është bërë si vajza jonë. Por s’mund të lë pa përmendur vëllain tim, Ismailin, pa të cilin s’do të isha ky që jam sot, kampion dhe sportist kaq i fortë.
-Gazetat gjermane ju kanë quajtur “një egërsirë e pandalshme”. Si e konsideroni etiketimin e tyre?
-Ju gazetarët përdorni shprehje dhe tituj të tillë. Unë jam një njeri që bëj detyrën në sport dhe mendoj se titulli ishte objektivi im dhe detyra ime për të qenë fitues. Kam punuar shumë për këtë ditë dhe kur beson te vetja dhe puna, s’ka gjë që nuk arrihet. Rëndësi ka që të vazhdoj kështu, duke kërkuar trofe dhe suksese të tjera, sepse sporti i ngjan një rruge të gjatë, e cila ka stacione, por s’ka fund…
-Tashmë post këtij titulli, cili është stacioni tjetër?
-Më duhet ta mbroj titullin që fitova në vjeshtë, sepse e tillë është rregullorja në këtë sport dhe më pas të mendoj për titullin “Kampion Bote”. Ëndrra ime është që një titull ta fitoj në Shqipëri, në prani të sportëdashësve shqiptarë dhe vëllezërve të mi që jetojnë atje. Edhe këtu më mbështesin shumë shqiptarë dhe më duhet t’i falenderoj, por si atje s’ka vend në Botë; vjen era Shqipëri, era tokë shqiptare, era gjak shqiptari.
-Përse jeni kaq patriote, madje mbani në krah edhe portretin e heroit tonë kombëtare Gjergj Kastriot Skenderbeu?
-E kam të trashëguar prej gjyshit tim. Në shtëpinë tonë shkruhet mbi një gur: ”Atdheu mbi të gjitha”!… E dua shumë vendin tim, sepse jo vetëm e kam amanet, por edhe vëllai im Ismaili, më edukoi gjithnjë me të tilla virtyte. Thashë, ëndrrën e madhe që kam dua ta bëj realitet shumë shpejt, për të bërë një ndeshje në Shqipëri. Dua t’i gëzoj ata njerëz dhe t’i bëj të ndjehen krenare edhe pse të vuajtur…..

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Florida Meshi: Muzika është jeta ime

Next Post

Si të kombinoni veshjet xhinse?

Advertisement