Klaudia Moretti, 42 vjeçe, punonjëse në një Call Center në Itali, ka pasur fatin e mirë të gjente më shumë se 100 milionë lira (monedha e vjetër italiane, me vlerë rreth 51.000€) në një shtëpi të vjetër, por fati iu kthye në fatkeqësi sepse…
Klaudia shpjegon se i kishte gjetur të hollat brenda mobiljeve në një apartament të trashëguar nga xhaxhai:
“Bashkë me babain, vendosëm ta pastronim apartamentin për të filluar restaurimin e tij. Kur hapa një mobilje, që kishte brenda një gramafon të vjetër, më ra në sy një kuti metalike gri, që hapej me një çelës. Brenda ishte surpriza: 100 milionë lira!”
Gëzimi i saj qe i madh, por fatkeqësisht, nuk zgjati shumë, pasi mjaftoi një telefonatë drejtuar Bankës së Italisë, për të pësuar një dush të ftohtë. Meqenëse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që nga hyrja në fuqi e euros, monedha e vjetër italiane nuk ka më asnjë vlerë dhe nuk mund të konvertohet në euro! Plot 51000 euro të çuara dëm!