Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ç’është Bejz-xhampingu?
Enxhi Vlashi: Jam një avokate që ka pasion këngën!
Më akuzuan se shkoja me pronarin

Enxhi Vlashi: Jam një avokate që ka pasion këngën!

Enxhi Vlashi është këngëtarja durrsake e cila sapo ka hedhur në treg klipin e saj më të ri, “Ma ka thon baba”, një klip paksa i veçantë sepse në të ajo ka bërë pjesë familjarë të saj. Këtë klip, Enxhi ia ka kushtuar babait dhe është një këngë dasme e Shqipërisë së Mesme. Enxhi, në këtë intervistë, ka treguar edhe pjesë të tjera të jetës së saj, të cilat ju do t’i zbuloni vetëm nëse e lexoni… Lexim të këndshëm!

Fabjola Kuburi: – Enxhi, përshëndetje dhe mirë se erdhe në faqet e gazetës sonë!
Enxhi Vlashi: – E dashur, mirë se ju gjej juve dhe lexuesit tuaj!
– Enxhi, je këtu sot për të folur për gjithçka, për profesionin, jetën tënde, pasionet…
– Po, për të gjithë ata që më kanë ndjekur me vite dhe për ata që nuk dinë shumë për mua, jam vajzë durrsake, me një dashuri dhe pasion të madh për këngën popullore shqiptare. Këndoj live sepse ashtu, këngën e ndjej edhe më afër.
– E mban mend kur ke kënduar për herë të parë?
– Kam qenë shumë e vogël dhe kam kënduar, live nuk diskutohet, në një dasëm me familjen. Ka qenë një e kënduar spontane sepse askush nuk kishte planifikuar asgjë. Edhe pse kam qenë shumë e lirshme, kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme!
– Vërtet?
– Po, kam pasur emocione, por tani kam më shumë. (Buzëqesh)
– Ti u prezantove në publik me këngën mjafte të pëlqyer “Xhan xhan” dhe tani vjen me një tjetër klip… Mendon se do të ketë sukses?
– Klipi i ri “Ma ka thon baba” është një këngë popullore e Shqipërisë së Mesme, këngë dasme. Në klip kanë marrë pjesë të gjithë familjarët e mi dhe ka dalë një klip shumë i bukur. Edhe nëse nuk bëhet hit, nuk e kam problem, rëndësi ka që unë jam ndjerë mirë dhe jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve!
– Si ka ndyshuar Enxhi, me kalimin e viteve?
– Kam ndryshuar relativisht shumë, jam pjekur si me moshë, ashtu edhe në karrierë. Kam ndryshuar për mirë dhe për këtë, falënderoj Zotin dhe familjen time.
– Çfarë vendi zë kënga në jetën tënde?
– Zë një vend shumë të madh, për të mos thënë vendin kryesor, sepse në vend të parë, qëndron familja.
– Është pasion apo profesion për ty?
– Para disa vitesh ishte pasion, ndërsa tani, edhe profesion.
– A shikon edhe anën financiare në punën që bën, në të kënduarin live?
– Po, realisht, shikohet si biznes, sepse fitohet.
– A është aq fitimprurës sa thuhet?
– Më kalimin e viteve, ka rënë… Edhe në muzikë ka krizë.
– Kush i ka thënë Enxhit që di të këndojë?
– Nuk është se ka qenë dikush në veçanti, ama kam studiuar 8 vjet violinë dhe më pas kam qenë në Liceun Artistik për Kanto. E lashë përgjysëm sepse kalova në gjimnaz të përgjithshëm, ngaqë doja të bëhesha diçka tjetër në jetë.
– Çfarë doje të bëheshe?
– Që e vogël, kam patur dëshirë të merresha me punët zyrtare dhe doja të bëhesha avokate. Me mbështetjen e Zotit, ia arrita qëllimit që të diplomohem për Drejtësi dhe sot jam një avokate që ka pasion muzikën popullore.
– Një avokate që këndon… Ku qëndron lidhja mes tyre?
– Te mënyra e këndshme e të prezantuarit dhe sjellja.
– Ka më shumë rëndësi pamja e jashtme, veshja apo talenti?
– Në fillim është pamja e jashtme që bie në sy dhe pastaj është talenti ai që vlerësohet, pasi dëgjohet zëri dhe ajo që di të bësh.
– Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse?
– Familja ime është shtylla e vetme ku mbështetem. Më ka qëndruar gjithmonë afër dhe nuk jam ndjerë asnjëherë vetëm.
– Shoh që ke një marrëdhënie shumë të mirë me mamin…
– Po, mami është shoqja ime më e mirë. Që në hapat e parë e kam patur me vete dhe ajo më shoqëron kudo, më këshillon dhe unë e dëgjoj në çdo fjalë që thotë, sepse besoj se është i vetmi person që më do pa asnjë hile dhe pa asnjë interes në botë.
– I tregon gjithçka mamit?
– Gjithçka e bisedoj me të.
– Cila ka qenë, le të themi, situata e fundit që keni diskutuar bashkë?
– Ka qenë një problem i imi personal, të cilin e bisedova me mamin dhe bashkë me të, edhe e zgjidha.
– Po një shoqe të ngushtë, a ke?
– E para është mami! E dyta, një shoqe fëmijërie që nuk ka lidhje me profesionin tim, por me të jam rritur dhe e kam shumë për zemër.
– Mendon se tani vlerësohet më shumë zhveshja apo veshja në muzikë?
– Unë kam qenë gjithmonë te seriozja. Nuk jam fanatike, ose më saktë jam, por jam për veten, jo për të tjerët sepse e veshura duhet të ketë njëfarë etike dhe nëse ti je këngëtare e mirë, vlerësimi do të vijë, herët ose vonë, ndërsa nëse futesh në muzikë “e zhveshur”, aq do të rrojë edhe imazhi yt. Aq më tepër që unë kam kënduar gjithmonë në lokale familjare dhe domosdoshmërisht, më është dashur më shumë kujdes në të veshur.
– A të ka ndodhur që në një lokal të mos jesh punësuar vetëm sepse ke qenë më serioze se ç’duhet në veshje?
– Jo, deri më sot nuk ka ndodhur, por në të ardhmen nuk i dihet, çfarë nuk po ndodh xhanëm! Unë jam vlerësuar për zërin në fillim.
– Më ke thënë që klipi “Xhan xhan” të ka shkuar shumë shtrenjtë. A mendon se dikush mund të ketë përfituar nga mosinformimi yt për çmimet e klipeve?
– Jo, por duke qenë se ishte klipi i parë, mendoja të vija me diçka të bukur e të veçantë dhe kam shpenzuar me vetëdije të plotë. (Buzëqesh)
– Realisht, a doli ashtu siç e prisje?
– Doli diçka e bukur, por siç dihet, sa herë që e shikon njeriu veten, gjen defekte që do të donte t’i përmirësonte…
– Meqë dolëm këtu, cili është defekti yt më i madh?
– Jam shumë tolerante, e teproj me tolerancë. Jam shumë e drejtë! (Buzëqesh)
– A ka ende këngëtarë profesionistë, duke qenë se tashmë gjithçka po materializohet?
– Kanë mbetur, por me kokrra. (Buzëqesh)
– Të pëlqejnë ndryshimet?
– Më pëlqejnë dhe nuk është se i kam frikë. Jam optimiste dhe mendoj gjithmonë se gjërat do të ecin mbarë.
– Supersticioze, je?
– Jam, goxha.
– Për shembull, nëse sheh një mace të zezë në rrugë, do ndalosh dhe do kthehesh të hedhësh monedha te vendi që e pe?
– Jo, nuk do kthehem, thjesht do të ndaloj aty. (Qesh)
– I ndjek këto vendet ku parashikohet e ardhmja?
– Shikoj filxhan dhe lexoj horoskopin e gazetës “Intervista”.
– Me rrjetet sociale, je e lidhur?
– Po, jam e lidhur dhe kam goxha miq në Facebook.
– Vetëm Facebook-un përdor?
– Po, vetëm Facebook-un. Kam pasur edhe një faqe fansash, por e kam mbyllur për arsye personale dhe tani kam vetëm profilin tim personal.
– Me fotografinë, je e lidhur?
– Jam goxha e lidhur, kam qejf të bëj kudo foto sepse më pëlqen e bukura dhe dua ta kem të fiksuar çdo moment të bukur në celuloid.
– Këndon në dush?
– Unë këndoj në të gjithë shtëpinë, jo vetëm në dush! (Qesh)
– Më çfarë kënge zgjohesh?
– Më atë që e kam pasur në mendje kur kam rënë në gjumë.
– Je e lodhur nga puna e natës?
– Kam shumë vite që këndoj natën dhe, të them të drejtën, më mungon gjumi i saj.
– Bila ka qenë blerja e fundit dhe sa ka kushtuar?
– Një pellush shumë i bukur që e kam marrë këtu në Tiranë, por nuk dua ta tregoj çmimin.
– A ka ndodhur që ke qenë duke kënduar dhe të ka hipur dëshira për të ardhur në Shqipëri?
– Po, herën e fundit kështu ka ndodhur.
– Ku do të jesh nesër?
– Nesër jam për drekë me familjen buzë të detit, si e dielë që është.
– A ka Enxhi një njeri të veçantë në jetën e saj?
– Jo, për momentin, nuk kam.
– Kur ka qenë hera e fundit që dikush të ka thënë “Enxhi, je dashuria e jetës sime”?
– Ua, përditë! Çdo ditë më vjen nga një mesazh i tillë. (Buzëqesh)
– Ti je e re, por të gjitha femrat e mendojmë ditën e dasmës. Ti, si e mendon atë ditë?
– E kam menduar dhe për aq kohë sa e kam menduar, do të thotë që kam bërë edhe plane. Do të jetë një ditë që dua ta mbaj mend për të gjithë jetën. Unë e kam shumë qejf stilin indian dhe njëra nga veshjet do të jetë në atë stil. Mos ma vidhni idenë! (Buzëqesh)
– Mashkulli ideal…
– I sinqertë, i respektueshëm dhe besnik.
– Ku e sheh veten pas disa vitesh?
– Të martuar, me dy beba të vegjël në krah.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’është Bejz-xhampingu?

Next Post

Më akuzuan se shkoja me pronarin

Advertisement