Seriali “Anatomia e Grejit” që ka korrur një sukses të madh në të gjithë botën e po ashtu edhe te ne, së shpejti do të nisë edicionin e njëmbëdhjetë, ama flitet se mund të humbasë një nga personazhet e tij më pikantë… Pas ikjes së Sandra Oh, e cila interpretonte rolin e Kristina Jengut, edhe aktori simpatik Patrik Dempsej, që luan rolin e Derekut, mund t’i thotë “lamtumirë” serialit….
Aktori ka firmosur kontratën me ABC Studio për produkte të reja televizive. Në fakt, I këshillojmë fansat shqiptarë të serialit të mos shqetësohen, pasi personazhi do të jetë i pranishëm edhe në dy edicione të serialit, sipas kontratës dhe, gjithashtu, në shumë seri të tjera që do të transmetohen te ne, ndaj… njëherë për njëherë, shijojeni!