Parashutistët, të cilët janë hedhur deri tani me parashutë nga bordi i aeroplanëve, janë ngopur me kënaqësitë që u ka dhënë ai lloj sporti dhe kërkojnë burime të tjera emocionesh që t’u japin më shumë kënaqësi. Pikërisht për këtë arsye, ata sajuan një sport shumë më të rrezikshëm. Ky lloj sporti, i cili u quajt “bejz-xhamping”, ka më shumë se 10 vjet që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të zhvilluara. Thelbi i këtij sporti të ri qëndron në faktin se parashutisti nuk hidhet vetëm nga aeroplani, por edhe nga lartësi të tjera të mëdha, me parashuta “konstante” të rënda dhe statike. Themelues i këtij sporti të guximshëm është inxhinieri elektrik amerikan Karl Benish, i cili që në vitin 1987, së bashku me shokët e tij u hodh nga lartësitë e shkëmbinjve të El Kaoidanit në Parkun Kombëtar të SHBA-së. Gjithë veprimet u filmuan… Filmi tërhoqi vëmendjen e parashutistëve të tjerë dhe kësisoj, u hodhën bazat e sportit të ri bejz-xhampingut. Pjesa e parë e emrit i përgjigjet në anglisht termit bazë (vend i qëndrueshëm) dhe pas saj vjen fjala: xhamping (jumping-Hedhje).
Me një fjalë, në vetë emrin e llojit të sportit të ri përfshihen të gjitha vendet e larta nga ku hidhen sportistët. Bejz-xhampingu kërkon nga sportisti një parapërgatitje të fortë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Si rregull, deri tani janë lejuar të merren me këtë lloj sporti vetëm parashutistët që kanë kryer më shumë se 100 hedhje me parashutë. Një rëndësi e madhe i kushtohet praktikës. Ata të gjitha pajisen me parashuta, por si rregull, asnjëri nuk arrin ta hapë në kohën e duhur sepse e arrin objektin më parë… Deri tani janë organizuar vetëm dy kampionate botërore, njëri në Kuala-Lampur dhe tjetri, në Moskë.