Shumë fjalë po qarkullojnë, madje deri edhe në median e shkruar, se moderatori i njohur Adi Krasta, këtë sezon të ri, do të largohet nga Agon Channel për t’u pozicionuar në një tjetër televizion, por në vend të Adit, i cili nuk ka komentuar asgjë rreth këtyre fjalëve, ka qenë Sonila Meço ajo që ka mohuar gjithçka, duke sqaruar: “Meqë më keni shkruar në inbox, m’u desh ta bëja këtë sqarim: Pjesë e skuadrës Agon, pa asnjë dyshim, do të jetë Saimiri dhe Genti, Menada e Krasta”. Dhe kështu u shua kurioziteti i të gjithë atyre që deri më tani ishin dyshues nëse Adi do të largohej nga Agon Channel. Me sa duket, Krasta e ka për zemër këtë televizion ose ky i fundit ia ka blerë zemrën kaq shtrenjtë, sa e ka të pamundur largimin.
Advertisement