Ish-Kryeministri Sali Berisha sapo njoftoi ne Facebook se dje ne New York, ne Forumin e 7-te Boteror per autizmin, qendra boterore “Autism Speaks” i akordoi dhe dorezoi basheshortes se tij Liri Berisha çmimin Bob dhe Suzanne Wight per Arritjen Globale per Autizmin. Ne kete ceremoni ku moren pjese zonja Ban Suun-Taek bashkeshorte e sekretarit te pergjitheshem te OKB Ban Ki-moon dhe personalitete te shquara nga mbare bota, çmimi ju dorezua Lilit nga themeluesit e Autism Speaks, Bob dhe Suzanne Wight, te cilet vleresuan shume punen saj ne kete fushe.
Si presidente e fondacionit “Femijet Shqiptar”, se bashku me bordin drejtues, donatore bujare vendas dhe te huaj, me nje bashkepunim te ngushte nderkombetar dhe nje ekip te shkelqyer mjekesh, psikologesh, logopedesh, terapistesh, ne nje kohe fare te shkurter ngriti ne Tirane qendren e pare moderne rajonale te autizmit. Kjo eshte nje qender model per rajonin, qe merret jo vetem me trajtimin e femijeve me kete çregullim, kualifikimin e personelit, por dhe veprimtari kerkimore dhe botime te rendesishme ne fushen e autizmit. Krahas ketyre, ne disa qytete te vendit jane ngritur qendrat e trajtimit me metodat me bashkohore te qindra e qindra femijeve me çregullimin e autizmit.
Ky çmim sot eshte nje mirenjohje dhe vleresim i larte per Lilin dhe ekipin e saj, donatoret dhe heroiken e vertete te nenave, baballareve te femijeve autik dhe vet ketyre te fundit, me te cilet ajo punon keto vite. Ky çmim eshte nje homazh per perkushtimin, sakrificen, perpjekjet, arritjet e tyre te perbashketa fisnike e humane, me te cilat sfiduan me sukses dhe ndryshuan per mire historine e autizmit ne Shqiperi, e bene ate qe te flase dhe tek ne.