Të djelën vdiq nga një hemorragji të tru njeriu m i gjatë në botë, 44-vjeçari ukrainas, Leonid Stadnik. Ai ishte 2m e 57cm. Megjithëse kaq i gjatë, ai nuk e mori kurrë zyrtarisht titullin e rekordmenit botëror, sepse nuk pranoi kurrë të matej nga ekipet e Ginesit dhe, për rrjedhojë, nuk u përfshi kurë në atë libër. “Nuk dua dhe nuk kam nevojë të jem i famshëm, ndaj nuk dua të futem në atë libër”, u kishte deklaruar ai gazetarëve…
Ai nuk ju gëzua kurrë faktit se ishte i gjatë, por e përjetoi shtatlartësinë e tij si një mallkim, si një dënim nga Perëndia.
“Nuk e di çfarë mëkati kam kryer që Zoti ma ka shpërblyer kështu, ka thënë ai në një intervistë. Gjithë jetën time kam ëndërruar për të qenë ashtu si gjithë të tjerët…”
Ai nuk mundi të kishte as një ceremoni varrimi normale. Trupin e tij nuk e nxinte asnjë nga makinat e agjencisë funerale. Ndaj arkivoli me trupin e tij u vendos në karrocerinë e një kamioni…
Leonid Stadnik bënte një jetë të thjeshtë fermeri bashkë me nën e tij në fshatin Podoliantsy pasi kishte braktisur profesionin e veterinerit. Ai nuk u martua kurrë sepse, siç thoshte vetë, nuk donte t’i mërziste jetën gruas së vet me problemet e tij jo të vogla shëndetësore. Ai kishte lindur si një njeri normal, por. pas një operacioni në tru në moshën 12 vjeçare pësoi një rritje anormale, shkruan “Daily Mail” .
Në vitin 2008, i prekur nga historinë e tij, presidenti ukrainas. Viktor Jushçenko, i ofroi Leonidës një makinë të përshtatshme për trupin e tij. Ndërsa tre vjet më parë, këpucëbërësi i famshëm gjerman Georg Wessels i përgatiti një palë këpucë ortopedike me numër 64 …
Pas vdekjes se Leonidit, tani njeri më i gjatë në botë është turku Sultan Kosen, 2.51 cm.