Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shoqëria më çoi në rrugë të gabuar

Shoqëria më çoi në rrugë të gabuar

Kjo që do të tregoj është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në jetën time para shumë vitesh. Histori të tilla, sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Në ditët e sotme njerëzit janë të lirë në zgjedhjet e tyre, por në kohën time, divorci ishte akoma një tabu që zor të kuptohej dhe të shikohej nga të tjerët pa shenjën e paragjykimit. Me fjalën divorc jam “prezantuar” që në moshë fare të vogël, në atë moshë ku prindërit e mi duhet të më tregonin përralla dhe jo zënkat e tyre të vazhdueshme. Ngjarjet kanë ndodhur 15 vite më parë, unë isha vetëm 10 vjeçe dhe deri në atë moshë, çdo gjë shkonte shumë mirë. Prindërit e mi kishin rreth 12 vjet të martuar. Ishin martuar qëkur ishin në gjimnaz, kishte qenë dashuri me shikim të parë, por jo gjithmonë ndjenjat vdesin bashkë me njeriun. Ato shpeshherë zbehen gjatë rrugës së jetës. Ishim një familje ideale, e bashkuar, pasi unë isha fëmija i vetëm dhe më plotësohej çdo dëshirë që kisha. Ata punonin shumë, por gjithmonë e gjenim kohën për të qëndruar bashkë. Nuk e di si ndodhi me saktësi, por me kalimin e kohës po kuptoja që gjërat kishin filluar të bëheshin shumë serioze. Edhe pse në një moshë të vogël, mbaj mend çdo grindje e situatë të pakëndshme dhe nga ky fakt, ndihesha e frikësuar. Ajo botë e “kristaltë” ku unë isha mësuar të jetoja, po fillonte të thyhej çdo herë e më shumë. Kjo situatë vazhdoi për më shumë se dy vjet dhe arsyeja që i mbante ata akoma të martuar isha unë. Për këtë fakt, e kam ndjerë veten gjithmonë fajtore. Mbase ata donin të çliroheshin përgjithmonë nga njëri-tjetri, por unë u bëra pengesa. Dëshira ime më e madhe po kthehej në lutje të çdo dite që t’i shikoja edhe një herë të lumtur bashkë, të mos jetonin më të ndarë brenda një shtëpie, por jo vetëm që kjo dëshirë nuk m’u plotësua, por tashmë vendimi përfundimtar ishte marrë nga të dy; do të divorcoheshin dhe secili prej tyre do të shikonte jetën e tij.
Kur ndryshimet ndodhën në jetën time, m’u desh pak kohë të mësohesha. Ishte e vështirë në fillim të kuptoja se çfarë po ndodhte atëherë dhe çfarë do të ndodhte më pas. Pas divorcit aq të pritur nga të dy, gjërat nuk ishin më të njëjta, pasi babai im u largua nga shtëpia për të jetuar me dikë tjetër. Shkaku i ndarjes së tyre kishte qenë tradhtia e babait tim, por këtë unë e kuptova më vonë. Shumë gjëra i kam kuptuar me kalimin e kohës, pasi asnjëri nga të dy nuk donte të më përfshinte në probleme kaq të mëdha që në atë moshë, por ja që problemet në jetë të rrisin para kohe. Seancat gjyqësore kishin mbaruar dhe kishin vendosur që unë do të qëndroja me time më. Ajo fitoi kujdestarinë time dhe kjo më bëri të ndihesha mirë. Edhe pse babai im nuk jetonte më me ne, kisha lejen për ta vizituar dy herë në javë. Nuk flisja me njeri për këtë çështje, nga frika se asnjë s’do të më kuptonte, përkundrazi, do të më gjykonin duke parë se shoqet e mia kishin familjet e tyre të lumtura, ndërsa unë jo. Mësimeve nuk u kushtoja më vëmendje, prindërit e mi ishin aty për të më kërkuar llogari, mamaja ime punonte shumë dhe gjysmën e ditës e kaloja vetëm, por u rrita me këtë situatë. Vitet kalonin dhe unë kisha hyrë në moshën e adoleshencës që, siç dihet, është një periudhë shumë delikate për një fëmijë dhe për më tepër, me probleme familjare, që kërkon me çdo kusht kujdesin prindëror nga të dyja anët. Mendova se çdo gjë do të shkonte shumë mirë dhe jeta ime do të ishte e njëjta, por një moment dobësie nga ana ime më bëri të futesha në një rrugë të gabuar.
Kishte ardhur momenti të njihesha me njerëz të rinj, shoqëri të re, që të mos dinin asgjë për mua, njerëz që të më kuptonin dhe të kisha mundësinë e të shprehurit lirshëm. Vendimi për të ndryshuar veten kishte nisur tashmë. Nga një fëmijë i mbyllur në vetvete, kishte ardhur koha të rebelohesha. Mendoja se kjo do të ishte një mundësi e mirë që prindërit e mi të takoheshin më shpesh dhe të kishin kohë për mua. Në një moshë të tillë, nuk mendon për pasojat e veprimeve të tua dhe unë nuk doja të mendoja. Faji që mbaja prej vitesh që shkaktarja e atyre ndodhive isha unë, më kishte lodhur tashmë. Vendosa që në atë moshë të isha e pavarur, të mos dëgjoja më debate rreth asaj situate. Shoqëria që vendosa të krijoja, më jepte mundësinë të ndihesha e lirshme me veten dhe të tjerët, ishin pak ndryshe nga unë, por na bashkonin të njëjtat probleme familjare. Duhet të mësohesha me jetën e vështirë dhe më dukej se kjo situatë do të më ndiqte gjatë gjithë jetës. Anisa dhe Albi ishin dy njerëzit e parë me të cilët fillova të dilja në gjimnaz. Anisa, një vajzë rebele dhe shumë e hedhur, ndërsa Albi, një djalë problematik, të dy të dashur dhe të dy krijonin një çift perfekt, kjo kuptohej nga pamja e jashtme, por të dy ishin rritur me probleme. Anisa kishte prindër të divorcuar, ndërsa Albi jetonte vetëm me gjyshen e tij, pasi prindërit i jetonin jashtë shtetit. Duke parë probleme të ndryshme sociale, thellë brenda vetes po filloja ta pranoja situatën ashtu siç ishte. Shkollës nisi t’i humbiste rëndësia, librave ua kishin zënë vendin pabet dhe kthimi në orët e vona në shtëpi. Mësuesja ime kujdestare ishte në dijeni të problemit tim dhe gjithmonë më kishte nën kontroll, gjë që nuk më pëlqente aspak. Çdo gjë ishte e ndaluar për mua në atë moshë dhe inati më shtynte më shumë për t’i provuar. Anisa dhe Albi u bënë shokët e mi më të mirë. Me ata kaloja pjesën më të madhe të kohës dhe kjo më ndihmonte të harroja që atë javë duhet të takohesha me tim atë apo një mbasdite duhet të qëndroja me mamanë time në shtëpi. U shkëputa pothuajse fare nga babai im, nuk e takoja më aq shpesh, ndonjëherë madje harroja që ai ekzistonte. Mendimi që të takohesha edhe me gruan e tij ma shuante fare dëshirën. Ditët e fundjavave që kaloja me të i kisha zëvendësuar duke dalë me shoqërinë sepse për mua, kjo ishte më argëtuese, por ajo natë ndryshoi totalisht gjendjen time emocionale…
Ishte një festë e organizuar nga shkolla dhe unë isha e para që do të shkoja. Rrethi im shoqëror sa vinte e zgjerohej. Dashur padashur, isha bërë pjesë e një shoqërie të shthurur ku nuk mungonte alkooli, duhani dhe shumë lloje të tjera pijesh. Atë natë, Albi më prezantoi me një shokun e tij, Ardin, që sapo kishte ardhur nga Italia, studionte atje dhe ishte dy vjet më i madh se ai, por ky prezantim nuk ishte pa qëllim. Albi i kishte folur atij për mua, duke i thënë se deri në atë moment, nuk kisha të dashur. Mua më pëlqente liria dhe kisha mjaft probleme për të patur edhe një lidhje në atë moshë. Nga ana tjetër, kjo ishte një nga gjërat e ndaluara dhe për t’u përshtatur me njerëzit që më rrethonin, unë duhet ta bëja një veprim të tillë. Ardi ishte një djalë simpatik, shumë gazmor dhe mjaft i shoqërueshëm. Kaq mjaftoi që unë të bija në kurthin e tij, duke menduar se më donte ashtu siç e doja edhe unë. Ai për mua u bë një mbështetje shumë e madhe; i tregoja për jetën e mërzitshme që bëja dhe se nuk më pëlqente shoqëria që kisha, por duhet të bëja diçka ndryshe dhe ata ishin zgjidhja ime e vetme.
Një ditë, ndërsa po qëndronim së bashku, Ardi mori një telefonatë të çuditshme. Një shok nga Italia, e informonte për gjërat që ndodhnin andej për sa kohë ky nuk ishte. Nuk i kushtova shumë rëndësi, isha kthyer në një njeri të ftohtë që s’bëja gjë tjetër vetëm flisja për veten time dhe për jetën e Ardit dija shumë pak gjëra si për shembull, me kë jetonte, me çfarë merrej andej, cilat ishin ëndrrat e tij, por mesazhi që lexova në telefonin e tij pas asaj telefonate, më ktheu përgjigje për çdo pyetje që s’e kisha bërë: “Bën mirë të mos dukesh këtej për disa kohë. Policia po na kërkon të gjithëve dhe disa nga shokët janë kapur”. “Me çfarë njeriu jam ngatërruar?”, mendova me vete. “Mos ndoshta ai merret me punë të paligjshme andej?!”. Për një moment, ndjeva frikë, por kjo punë nuk u mbyll me kaq. Kërkova çdo shpjegim të mundshëm nga ai dhe lutesha që e gjitha kjo të ishte një gënjeshtër, por për fatin tim të keq, çdo gjë ishte e vërtetë. Kisha njohur dhe kisha pranuar të lidhesha me një shpërndarës dhe përdorues droge. Të nesërmen u takuam për të ndërprerë lidhjen tonë. Nuk doja të isha edhe pjesë e atyre problemeve; më mjaftonin problemet e mia.
“Pra, çdo gjë që shkruhet në atë mesazh, është e vërtetë?”, e pyeta.
“Po, m’u përgjigj me një gjysëm zëri, u jam futur shumë keq këtyre punëve, saqë tani nuk mund të dal dot pa u dënuar nëse më kapin”, më tha.
“Me ty mund të bëjnë çfarë të duan, por unë nuk ngatërrohem me këtë punë, kështu që secili në rrugën e tij,ti je një mashtrues asgjë më tepër!”, shfryva gjithë inat.
“Nuk është e vërtetë, kthimi im këtu ndodhi për arsye të tjera. Nuk prisja që të njihesha me ty. Çdo gjë ndodhi rastësisht. Nuk jam një njeri i keq, por kam nevojë për para që të jetoj dhe kjo është arsyeja pse ndodhem në këtë situatë sot. Çdo gjë ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time”, vazhdonte ai. Në atë moment, e lajmëruan që duhet të kthehej patjetër në Itali, ndryshe dënimi do të ishte akoma më i rëndë…
Ajo situatë ishte e tepërt për mua! Duhet të hiqja dorë sa më parë nga ajo shoqëri! Ndihesha e rrezikuar nga ai dhe nga e gjitha kjo që më erdhi papritur. Lidhja ime me Ardin përfundoi aty. Ai u kthye në Itali dhe u dënua me dy vjet burg. Që nga ajo kohë, unë nuk mora më asnjë lajm për të. Anisa dhe Albi u bënë një shoqëri kalimtare sapo morën vesh për gjendjen e Ardit dhe ne patëm një shkëputje të menjëhershme. Tani që e mendoj, ndoshta më duhej ky mësim, për të kuptuar se po shkoja drejt një rruge të gabuar që nuk do të kishte më kthim. Më duhej shumë punë për të rregulluar edhe një herë marrëdheniet me prindërit e mi. Sigurisht, ata nuk ishin më bashkë, por kanë qenë dhe janë forca ime më e madhe. Me kalimin e viteve, gjërat ndryshuan, unë u ktheva përsëri ajo vajza që isha dikur e përkushtuar ndaj shkollës, me më shumë besim në vetvete dhe e gatshme për të përballuar çdo vështirësi në jetë, me dëshirën për t’u dhënë fëmijëve të mi një familje të bashkuar të cilën unë nuk e pata. Tashmë, është realizuar, por një gjë është e sigurtë, që gabimet ndodh shpesh të të rrisin, të të bëjnë të ndryshosh, siç ndodhi edhe me mua.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është e dëmshme soda e bukës për stomakun?

Next Post

Ndjej që kam kokrriza në sy

Advertisement